Koalicioni Kombëtar ka inicuar ngritjen e një zyre në Stamboll, për forcat revolucionare dhe opozitën Siriane, pas konfirmimit të formimit të zyrës në kryeqytetin Egjiptian në Kajro.
Anëtari i koalicionit Halid Havxheh, thekson për Xheziran, se kanë zgjedhur inxhinjerin desident Abdu Husamdin përfaqësues zyrtar në Turqi, i cili kishte punuar asisent i ministrit Sirian të naftës.
Havxheh, thotë se zyra do të hapet së shpejti brenda një periudhe të shkurtër për një një muaj. Do të përfshijë zyrat për përfqësuesit e Këshillit Kombëtar, si dhe të pjesëve tjera të komisionëve të punës, dhe çështjeve Siriane për lehtësim si dhe për marrëdhënje me publikun dhe mediat.
Havxheh, nuk ka përmendur se zyra në Turqi mund të ketë cilësi të ambasadës, ngase këtë nuk e lejon ndonjë vend, për aq kohë sa kombet e bashkuara të njohin zyrtarisht koalicionin kombëtar Sirian, derisa ekzistojnë ende ambasada Siriane në vende.
Kjo zyrë nuk do të lëshojë pasaporta apo dokumente zyrtare, dhe as nuk do të ketë kompetenca zyrtare thotë Havxheh.
/mesazhi/Sh.Hulaj