Banka amerikane "Goldman Sachs" vlerëson se ekonomitë me rritje më të madhe ekonomike për 40 vitet e ardhshme do të jenë Indonezia, Turqia, Nigeria, Meksika dhe Filipinet.
Karakteristika e përbashkët e forcave ekonomike në pritje është mosha e re e popullsisë së tyre, ku veçohen Indonezia dhe Turqia.
Banka amerikane parashikon se për rreth 40 vjet, 11 shtete, të cilat për momentin janë nën hijen e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, do të bëhen ekonomitë me rritje më të madhe.
Në këtë grup janë futur Koreja e Jugut, Bangladeshi, Polonia, Kili, Ukraina dhe Katari, shtete me potenciale të mëdha.
Sipas vlerësimeve të bankës, rreth tre miliardë njerëz deri në vitin 2050 do të jenë pjesë e klasë së mesme, me të ardhura vjetore mes tre dhe 15 mijë dollarëve amerikanë.
Indonezia këtë vit do të ketë rritje ekonomike prej gjashtë për qind, Filipinet 5,5, Turqia 5.2 %, ndërsa Kili pesë për qind.