Një delegacion i Parlamentit Nacional të Zvicrës, i kryesuar nga kryetarja, Maya Graf, vizitoi dje Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë dhe Xhaminë e Hadumit
Më datë 03.04.2013 delegacioni i Parlamentit Nacional të Zvicrës, i kryesuar nga kryetarja, Maya Graf, e shoqëruar nga: nënkryetari i parë Ruedi Lusterster (CVP/LU), deputetët nacionalë, Adrian Amstutz (SVP/BE), Andy Tschümperlin (SP/SZ), Laurent Favre (FDP. Die Liberalen/NE), Hansjörg Hassler (BDP/GR), Ueli Leuenberger (GPS/GE) dhe Roland Fischer (GLP/LU., ka vizituar Këshilin e Bashkësisë Islame në Gjakovë.
Fillimisht delgacioni ka vizituar Kuvendin Komunal të Gjakovës, ku është pritur nga kryetari dr.Pal Lekaj. Më pas, kryetari Lekaj me bashkëpunëtorë i shoqëruan mysafirët në vizitë në Çarshinë e Madhe dhe në Xhamnë e Hadumit, ku u pritën nga zv.kryetari i KBI të Gjakovës, Arsim ef.Morina, imami i Xhamisë së Hadumit, Florim ef.Mellova, sekretari i KBI të Gjakovës, Esat ef.Rexha dhe bashkëpunëtorët tjerë.
Zv. Kryetari i KBI të Gjakovës, Arsim ef.Morina, u dëshiroi mirëseardhje musafirëve dhe i falenderoi për vizitën. Njëherit shfrytëzoi rastin të falëndëroi qeverinë dhe popullin zvicerran për kontributin në zhvillimet politke dhe ekonomike dhënë Kosovës dhe popullit të saj.
“Jemi të privilegjuar dhe shumë të nderuar me vizitën tuaj në qytetin tonë, e në veçanti në Këshillin e Bashkësisë Islame dhe në xhaminë e Hadumit. Falënderojmë Qeverinë Zvicerane për kontributin e çmueshën që ka dhënë për Kosovën, për Gjakovën dhe qytetarët e saj në të gjitha fushat e jetës”, tha ndër të tjera zv. Kryetari Morina. “Po ashtu, ju falënderojmë për interesimin, rrespektin dhe kujdesin ndaj bashkëvendasve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë përkohësisht në Zvicer, në rrespektimin e lirive dhe të drejtave qytetare e ndër to edhe fetare.
Për historikun, vlerat arkitektonike, kulturore dhe fetaro-kombëtare, foli në pika të shkurtëra imami i xhamisë, Florim ef.Mellova, i cili ndër të tjera tha: “Të vizitosh Gjakovën e të mos e vizitosh xhaminë e Hadumit, është sikur të mos e vizitosh fare Gjakovën”.
Kryeparlamentarja Graf falënderoi për mikpritjen e ngrohtë e miqësore, dhe në emër të delegacionit që ajo udhëhiqte dhuroi një dhuratë simbolike për KBI në Gjakovë.