Bisedimet e paqes të propozuara për Sirinë nuk do të frenojnë "terrorizmin" në vend, dhe është joreale të mendosh se ato do të kennë sukses. Kështu u shpreh Presidenti i regjimit sirian Bashar al-Asad në një intervistë të botuar në një gazetë argjentinase.
Duke folur për këtë intervistë, ai tha se ishte e dyshimtë nëse ndërmjetësimi i Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund të zgjidhin një konflikt vdekjeprurës që ka dridhur vendin për dy vjet.
"Nuk ka konfuzion në mes të një zgjidhje politike dhe terrorizmit. Ata mendojnë se një konferencë e vullnetit politik ka për të ndalur terroristët në vend. Kjo është jorealiste," tha ai duke iu referuar grupeve kryengritëse që kërkojnë për ta mundur atë.
Luftëtarët clirimtarë kanë kërkuar dorëheqjen e Asadit dhe kanë shprehur skepticizëm në lidhje me bisedimet e propozuara të paqes.
Asad përsëriti se ai nuk do të japë dorëheqjen dhe tha se bisedimet e paqes nuk do të kishin kuptim, sepse opozita është shumë e fragmentuar për të negociuar një marrëveshje.
"Nuk ka dialog me terroristët," tha ai.
Konflikti sirian filloi me demonstratat paqësore kundër Asad, por u kthye në një luftë civile, në të cilën Kombet e Bashkuara thonë se dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë.
Shtetet e Bashkuara qortuan Rusinë për dërgimin e raketave për qeverinë siriane, ndërsa Franca e bëri të qartë se do të kundërshtojë çdo takim rajonal ku merr pjesë Irani.
Pozicioni i Rusisë është se Teherani duhet të jetë pjesë e ndonjë zgjidhjeje për Sirinë.
/mesazhi/