Qanaf Badi nga Jemeni gati se pesë vjet kërkon nëpër mbeturina për të gjetur pjesë nga Kur’anit dhe fleta në të cilat është shkruar emri i Allahut.
Çdo ditë që nga viti 2008, ky plakë i cili vjen nga Kryeqyteti i Jemenit, Sana, viziton kontejnerët dhe depot e mbeturinave për të kërkuar kopje të shkatërruara nga Kurani. Siç raporton Reuters, ai deri tani ka grumbulluar më shumë se 3000 pjesë dhe i ruan në shtëpinë e tij. Përveç kësaj Badi mbledh edhe fleta dhe materiale tjera ku është shkruar emri i Allahut.
“Çdo mëngjes pasi që fal namazin e sabahut nisem në kërkim. Unë jam shumë i lumtur kur gjejë pjesë nga Kur’ani dhe fleta ku është shkruar emri i Tij”, thotë ky ish punëtorë i tekstilës dhe baba i tre fëmijëve.
Çdo ditë ai në shtëpi sjell fleta të grisura dhe të vjetra nga Kur’ani, çka për gruan e tij paraqet një problem të madh.
“Nëna ime gjithmonë i bërtet babait duke e pyetur se ku t’i grumbulloj këto pjesë nga libri i shenjtë që ai i sjell. Ajo i thotë se shtëpia është përplot fleta nga Kur’ani që buri i saj i ka gjetur nëpër mbeturina dhe nuk ka se ku t’i vendoj. Raftet e dhomave janë të mbushura”, thotë vajza e Badit, Samah. Shtëpia është e mbushur me fleta nga Kurani.
Qanaf Badi është i vendosur në punën e tij të përditshme. Ai shpreson që pjesët e grumbulluara nga Kur’ani do t’i dërgoj atje ku e kanë vendin, në medrese dhe në xhami.
Në ndërkohë, sheiku Jabri Ibrahim nga ministria e çështjeve fetare, deklaron se Kur’ani nuk duhet të hidhet.
“Kjo është një krim. Të hedhësh Kur’anin në mbeturina apo ta lësh nëpër rrugë është e papranueshme dhe e dënueshme”, thotë ai për Reutersin.