Presidenti i Egjiptit Mohamed Mursi ka emëruar një numër të aleatëve islamik si guvernatorë rajonalë.
Veprimi forcon pozicionin e Vëllazërisë Myslimane në pushtet. Vëllazëria dhe aleatët e saj kontrollojnë 13 prej 27 rajoneve të Egjiptit.
Muhamed Mursi u betua në detyrën si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pothuajse një vit më parë. Ai ishte kryetar i Partisë për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i Vëllazërisë Myslimane.
Lëvizja e Vëllazerisë Myslimane u ndalua në Egjipt për dekada të tëra, por ka shijuar suksesin elektoral pasi Hosni Mubarak u detyrua të japë dorëheqje në shkurt të vitit 2011.