Nga 2028, Turqia do të jetë në vendin e 12-të të ekonomive botërore duke tejkaluar Francën, Australinë, Italinë, Spanjën, Indonezinë, Arabinë Saudite dhe Poloninë, sipas Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznes (CEBR), organizatë për konsulencë ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas një analize të bërë nga kjo organizatë “ Turqia do të rënditet në vendin e 12-të me një total bruto të produktit të brendshëm prej 3.46 trilion dollarë në vitin 2028."
Raporti parashikon se ekonomia turke do të renditet në mesin e 17 ekonomive më të mëdha botërore në fund të vitit 2013 me një GDP prej 822 bilion dollarë, e 15-ta së bashku me tregjet tjera në zhvillim në vitin 2018 me 1.28 trilion dollarë, dhe e 15-ta përsëri në vitin 2023 me 2.13 bilion dollarë.
Në vitin 2018, top pesë ekonomitë globale pritet të jenë SHBA, Kina, Japonia, Gjermania dhe Britania e Madhe, e ndjekur nga Rusia, Brazili dhe India.
Kina parashikohet të arrijë në vendin e parë, duke e lënë pas Amerikën e cila sot ka ekonominë më të zhvilluar në botë.
Top pesë ekonomitë globale në vitin 2028 do të jenë Kina, SHBA, India, Japonia dhe Brazili, e ndjekur nga Gjermania, Britania e Madhe, Rusia, Meksika, Kanada, Korea e Jugut dhe Turqia.
“Megjithatë, e ardhmja turke mund varet edhe nga stabiliteti politik që do të mbretërojë atje”, vë në dukje CEBR .
Në vlerësimin e raportit të fundit nga CEBR, Sevin Ekinçi, themelues i Konsulencës Ekonomike Ekinçi, tha: "Parashikimi i tyre është mjaft i rëndësishëm për prestigjin e Turqisë. Unë e di se investitorët në Londër e përcjellin CEBR. Ky është lajm pozitiv për Turqinë nga pikëpamja e investitorëve,"./mesazhi/