Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Erdogan: Ministria e Arsimit e Turqisë nismë për të zëvendësuar shkollat e Gulen jashtë vendit | |
- Ministria e Arsimit e Turqisë është duke punuar rreth një program për të zëvendësuar shkollat e organizuara dhe drejtuara nga lëvizjen Gulen jashtë vendit, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të enjten gjatë vizitës së tij zyrtare në Etiopi, raporton Anadolu Agency (AA). Erdogan i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Etiopisë, Hailemariam Desalegn. "Në vendet që viziton Kryeministri ynë, ministrat, tanë dhe perssonalisht vetë do të iu tregoj udhëheqësve të vendeve që vizitojmë në lidhje me pozicionet e lëvizjes së drejtuar nga Gulen, institucionet që kjo lëvizje ka, ato duhet të mbyllen dhe zëvendësohen, ndërsa ministria jonë e Arsimit do të sigurojë të njëjtin shërbim ", tha presidenti Erdogan. Ai tha se Ministria Turke e Arsimit është duke punuar rreth këtij plani dhe do të përfundojë së shpejti. “Ministria është duke punuar së bashku me Asamblenë e Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike, e cila është e lidhur me Ministrinë e Ekonomisë” ka pohuar presidenti turk Erdogan tha se strukturat e "shtetit paralel" janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë. Lëvizja Gulen e drejtuar nga kleriku Fethullah Gulen me qendrim në SHBA, është i akuzuar për përpjekje për të përmbysur qeverinë turke, me anë të strukturave paralele në institucionet shtetërore. “Shteti paralel” i referohet lëvizjes së Gulen që është i akuzuar për infiltrimin e anëtarëve të saj në institucionet kyçe, duke përfshirë policisë, gjyqësorin dhe institucione të tjera brenda Turqisë. /aa/:
| |
|