Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Refugjati: Në anijen që u mbyt në Mesdhe kishte 950 persona | |
- Numri i të mbyturve nga fundosja e një peshkarexhe në Detin Mesdhe mund të jetë rreth 900, raporton Anadolu Agency (AA). Një nga gazetat me tirazh të lartë në Itali, La Repubblica në një lajm të saj shkruan se një refugjat i shpëtuar nga Bangladeshi i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve ka pohuar se në anijen ku ai ndodhej kishte 950 persona nga të cilët 200 gra dhe rreth 40 deri në 50 persona ishin fëmijë. Në lajm thuhet se refugjatët ishin nga shtetet si: Algjeria, Bangladeshi, Nigeria, Senegali, Mali, Zibmabet dhe Gana. Sipas shpjegimeve të dhëna nga refugjati nga Bangladeshi thuhet se peshkarexha është nisur nga lindja e Tripolit dhe se rreth 70 milje nga bregu i detit ata kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet një telefoni satelitorë nga roja bregdetare italiane. Ai shpjegon se peshkarexha u fundos për shkak të kthimit mënjanë të saj pasi refugjatët që gjendeshin në të po përpiqeshin të gjithë të hipnin në një anije e cila po kalonte rastësisht aty dhe e cila ishte afruar pranë peshkarexhës për ndihmë. Nga ana tjetër Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi kishte konfirmuar shpëtimin e 28 personave dhe gjetjen e 24viktimave.:
| |
|