islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
islame - (Teme Islame) Rreze shprese EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
56 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 56 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty96%islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty0%islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty0%islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty0%islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty1%islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty2%islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 (Teme Islame) Rreze shprese

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

islame - (Teme Islame) Rreze shprese Empty
18062022
Mesazh(Teme Islame) Rreze shprese

islame - (Teme Islame) Rreze shprese Rreze-10Sa e vështirë do të ishte jeta, po të mos ekzistonin rrezet e shpresës, do të thoshte Tagraij. Rrezja e shpresës, është vështrimi i jetës plot optimizëm, mendimi i mirë se e ardhmja do të jetë më e ndritur. Sikur të mos ishte rrezja e shpresës, nuk do të qeshte i riu, nuk do të buzëqeshte plaku, nuk do të bënte shaka i sëmuri me vizitorët, nuk do i këndonte lirisë i burgosuri.
Shkruan: Dr Aid El-karnij
Rrezen e shpresës e shohim tek milingona dhe bleta, më shumë se tek shumë njerëz. Është shpresa ajo që e bën milingonën të rezervojë ushqimin e një viti në magazinat dimërore brenda folesë së saj nëntokësore. Është shpresa ajo që e bën bletën të migrojë nga një lëndinë në një tjetër, në kërkim të pjalmit, me të cilin ajo prodhon mjaltin e ëmbël, aq shumë të kërkuar nga njerëzit.
Nëse je furnizuar me shpresë, do e përshkosh udhën sado e gjatë të jetë ajo, i mbushur me vendosmëri dhe vullnet, pa pyetur për vështirësitë dhe lodhjen. E nëse të bien bateritë e shpresës, të shkrihet egoja, të vdes vullneti, shembet përtokë fuqia dhe shndërrohesh në një barrë të rëndë mbi supet e shoqërisë, njëlloj si bleta e ngordhur në koshere, njëlloj si uji i qelbur në pishinë. Shpresa është një lëndë djegëse e brendshme, është fuqi e zjarrtë që shpërthen brenda vetes dhe që thyen çdo barrierë dhe kufi.
Përderisa jeta është ëndërr, mbushe ëndrrën tënde plot shpresë. Po, shpreso dhe fantazo sikur je zengjin i madh, pronar vilash të bukura, fermash pafund, kopshtesh plot lule, baba i dhjetëra fëmijësh inteligjentë, i shoqëruar nga shërbëtorë e suitë. Kjo do të falë kënaqësi dhe lumturi. Kjo është një ëndërr shumë e afërt me realitetin. Në fund të fundit, jeta nuk është më shumë se një ëndërr gjumi, një kujtim që mbetet në memorie, siç thotë dhe poeti Ebu Temmam”
Ato vite me njerëzit e saj u shuan përgjithmonë
Sikur vitet dhe njerëzit, ëndrra të kishin qenë
Me shpresë, të parët tanë ngritën kulla të larta dhe kështjella të fortifikuara, me shpresë çanë malet dhe kapërcyen lumenjtë, me shpresë lanë pas me mijëra dorëshkrime të dobishme. Nëse do e kishin humbur shpresën dhe do të kishin pasur parasysh vetëm vdekjen, do kishin vdekur nga demoralizimi, do ishin izoluar dhe vetëmbyllur duke fajësuar fatin dhe duke vajtuar ndarjen e afërt nga kjo botë. Poeti Lebid ibnu Rebia thoshte:
Mashtroje veten, sa herë që ti flasësh
Sinqeriteti me veten, e shuan shpresën
Ibnul Xheuzij, në Sajdul Hatir, të kërkon që ta mashtrosh nepsin, ashtu siç mashtrohet fëmija me lodra kur këmbëngul për të blerë diçka tepër të shtrenjtë, të cilën nuk ia blen dot. Në këtë rast, ti përdor atë që ne e quajmë “ti hedhësh hi syve” dhe i thua: Nesër. Kështu, e shtyn ditë pas dite blerjen e lodrës dhe njëkohësisht i shmangesh valëve të zemëratës të tij. E njëjta gjë vlen dhe për veten, nepsin tënd. Premtoji kapërcim të shpejtë të situatës, përgëzoje me mirëqenie të afërt, foli mbi gëzimet që të presin dhe sihariqet në pritje. Një poet arab të sugjeron që nepsin tënd ta shëtisësh sa në një premtim të bukur në një tjetër, pasi kështu mbushet me shpresë dhe optimizëm. Ai thotë:
Vazhdo udhën, symbyllur apo syhapur
Shtyje gjumin, ditë qoftë apo natë
Nëse ankohet e qaravitet
Tregoji dritën e agimit dhe i thuaj
Lindja e diellit është afër
Njerëzit që janë të zhytur në pikëllim dhe mërzi, përgjithësisht, kanë rënë pre e mendimeve të tyre të zeza dhe jo për shkak të aktualitetit të hidhur. Karnixhi do të thoshte:”Jeta jote është produkt i mendimeve dhe ideve të tua”.
Prandaj mendo më të bukurën, më të hijshmen, më të mirën! Në vend që të mendosh luftën, sëmundjen, urinë dhe fukarallëkun, mendo rreth paqes, shëndetit, mirëqenies dhe pasurisë.
Gjatë jetës time, kam parë shumë fukarenj të kënaqur, të qeshur dhe të gëzuar. E gjitha kjo, u buronte nga mendimet e tyre të bukura, konstruktive dhe optimiste. Ashtu siç kam parë pasanikë e zengjinë të pakënaqur, të zemëruar, gjithë nerva, të pikëlluar dhe mallkues. Kjo, pasi mendimet e tyre ishin të errëta dhe plot pesimizëm. Prandaj, shohim që gjithçka ka të bëjë me këndvështrimin e gjërave, si dikush që vesh syze të bardha e një tjetër të zeza. Syzet e bardha, e tregojnë botën përreth siç është, të bardhë. Ndërkohë, të zezat e tregojnë të errët.
Nëse në fermën tënde hyjnë dy persona, njëri optimist dhe tjetri pesimist, i pari do të mrekullohet me lulet, këngën e bylbylit, gurgullimën e ujit dhe fëshfërimën e gjetheve. Sakaq, pesimisti do të thotë se duhet që sa më shpejt ti largosh nga rruga ca gjemba që i kishin zënë sytë, do të kujtojë foletë e shumta të milingonave që kishte parë, hidhësirën e frutave të shegës, faktin që lastarëve të rrushit nuk u ke vënë mbajtëse etj…
Nëse fokusohesh tek gjërat pozitive të jetës, optimizmi dhe suksesi do të vijë në rritje. Mos e humb fillin dhe të zhytesh në pasivitet dhe pesimizëm, sepse kështu do i shtosh disfatat dhe dështimet. Ai që mendon për suksesin i bëhet gati dhe i paraprin me punë, kurse ai që mendon për mbetjen dhe dështimin, e përjeton atë në çdo çast dhe do të dështojë në mënyrë të pashmangshme. Çliroje veten tënde nga zemërngushtësia dhe idetë komplotiste! Njerëzit janë të angazhuar me hallet dhe shqetësimet e tyre dhe nuk duan t’ia dinë për ty. Ngrije lart zërin tënd teksa ia merr këngës së paqes dhe dashurisë. Mendo rreth njerëzve të dashur, sukseseve dhe mirësive që të ka dhënë Zoti! Harroji dështimet, goditjet dhe grushtet që ke marrë “nën brez”, që ta shijosh jetën dhe të lumturohesh! Ata që janë të mbushur me shpresë, jetojnë mbi tetëdhjetë vjeç dhe kurrë nuk reshtin së menduari rreth produktivitetit, eksplorimit dhe punës së dobishme. Sakaq, ata që i ka gozhduar pesimizmi, vdesin kushedi sa herë para kohe, largohen nga kjo botë edhe pse bredhin rrugëve lart e poshtë në këmbë.
Kolosët e mëdhenj dhe heronjtë e çanë rrugën e lavdisë ngaqë ishin të mbushur me shpresë dhe optimizëm. Kjo i bëri të ulen mbi yje. Sakaq, të demoralizuarit dhe të pashpresët, mbajnë para syve vetëm disfatën, humbjet dhe dështimet, gjë e cila i detyroi të tërhiqen përfundimisht. Ruaju nga linja që ndjek shejtani me ithtarët e tij, e cila konsiston në:”Shejtani u premton fukarallëk dhe u urdhëron për ligësi, ndërkohë që Zoti u premton falje dhe begati, Zoti është i Gjithëditur.”
Ruaju edhe se mos bën ndonjë gafë e ti mbash miletit leksione për pesimizmin dhe demoralizimin, duke u kujtuar numrin e lartë të vdekjeve, sëmundjet infektive që janë përhapur gjithandej, luftërat që zhvillohen lart e poshtë, afrimin e stinës së dimrit me të ftohtin acar, thatësirën e verës që kërcënon vendin, ekonominë që rrezikohet nga kushedi sa rreziqe, e kushedi sa gjëra të tjera që i ke shënuar në listën tënde të errët. Jo miku im! Folu njerëzve dhe mbaju ligjërata mbi vullnetin, vendosmërinë dhe energjitë rinore! Tregoju mbi përhapjen e dijeve dhe informacionit, mbi lehtësimin e telekomunikacionit, marrëveshjet në interes të njerëzimit, paqen, jetën e njerëzve të suksesshëm, linjën e shkencëtarëve gjenialë, bujarinë e njerëzve të mirë etj…
Nëse del ndonjëherë natën, hidhja sytë hënës dhe yjeve magjepsës, jo errësirës dhe vetmisë që ndihet përreth! Thënë shkurt: Nëse dëshiron ta shohësh gjithçka përreth të bukur, duhet të jesh i tillë.
Perktheu: Elmaz Fida
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

(Teme Islame) Rreze shprese :: Komentet

No Comment.
 

(Teme Islame) Rreze shprese

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Teme islame] Sprovat si meshire
» [Teme islame] O ZOT, TY TU DREJTOVA DHE MU PËRGJIGJE!!
» Temë Islame: Mundohu të ndihmosh
» [Temë islame] Fatkeqësitë e pamsëtrkoajtneët
» [Temë islame] Ke­mi nev­o­jë për da­shu­ri dhe re­spekt të ndërs­jel­lë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: