Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Njeriu që I lyente mustaqet Sat 20 Aug 2011 - 12:19 | |
| Një njeri I gjorë, kishte gjetur një pjesë gërshete me yndyrë.Njeriu cdo mëngjes I lyente me të dhe dilte në vende kur rinin të pasurit.
“Sot, në një mbledhje hëngra gjela plot me yndyrë dhe me mjaltë”, thoshte ai.Për këtë gjë si dëshmi tregonte mustaqet e tij të lyera me yndyrë, duke i përkdhelur ato mirë e mirë.
Përderisa ai ishte duke u lavdruar me fjalët e tij, me ato që I kishte ngrënë, nga ana tjetër lukthi që I gërhiste pa ndalur nga uria sikur e gënjente atë më gjuhën e gjendjes.
Sikur të gjithë organet e tij ishin duke u ankuar prej ti nga mënyra se si ai I lyente mustaqet dhe shëtiste si I tillë në vende të ndryshme.
Një ditë, përsëri, në një vend plotë me njerëz, ashtu sic I kishte lyer mustaqet dhe u tregonte njerëzve për gjellët me yndyrë që I kishte ngrënë, një mace ia merr gërshetën me yndyrë nga shtëpia dhe poi k.Të gjithë pjestarët e familjes vrapojnë pas maces që ta kapin atë, por assesi nuk mund ta kapin macen.Djali, ngaqë mendon se babai do t`I bërtas nëse e kupton se cfarë kishte ndodhur me gërshetën, menjëherë me vrapë shkon pranë babait të tij.
Përderisa babai ishte duke i rënditur gjellat të cilët I kishte ngrënë,mbërrin djaloshi:
“Baba, baba! Gërsheta me të cilën ti I lyen mustaqet cdo mëngjes, një mace e mori dhe iku.U munduam që ta kapim macen, porn a iku”, thotë ai.
Njeriu hyn në shok.Nuk e kuptoi dot se cfarë ishte duke u ndodhur.Njerëzit që ishin afër, në fillim zunë të buzëqeshin me njëri-tjetrin, kurse më vonë filluan të ndjejnë keqardhje për njeriun I cili ndjehej I turpëruar dhe të cilit iu the krenaria. Kështu atë e ftojnë në darkë, ia fryejnë barkun dhe sillen me mëshirë ndaj tij.Edhe njeriu, në këmbim të të gjitha mirësive që I përjetoi, hoqi kryelartësinë dhe filloi që të bëhet I drejtë dhe të ndjejë kënaqësinë e të qenit të drejtë.
| |
|