Universiteti i Fayoumit në Egjipt, ka organizuar simpoziumin me titull “Kosova midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, në të cilin ka marrë pjesë edhe Beqir Ismaili, këshilltar i Jashtëm i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Fillimit të punimeve të këtij simpoziumi i ka paraprirë shfaqja e një dokumentari për Kosovën. Më pas pjesëmarrësit në këtë simpozium kanë theksuar marrëdhëniet e mira midis dy popujve dhe i kanë bërë thirrje qeverisë egjiptiane për shpejtimin e njohjes së Kosovës.
Gjithashtu, udhëheqësit e Universitetit të Fayoumit kanë shprehur interesim për thellimin e bashkëpunimit veçanërisht me Universitetin e Prishtinës, por edhe me universitetet e tjera kosovare. /Telegrafi/