Është hedhur një hap përpara për të bashkuar komunitetin mysliman në Itali. Kjo gjithashtu është një lëvizje drejt ringjalljes së dialogut me shtetin dhe punimin drejt nënshkrimit të një dokument marrëveshjeje me të. Pas një periudhe të gjatë planifikimi, Konfederata Islame e Italisë u formua duke bashkuar kështu 250 xhami nga tërë vendi të cilët kanë zgjedhur për të ndarë vlerat e përbashkëta. Qendra Kulturore Islamike dhe Xhamia e Madhe e Romës kanë kërkuar si dhe kanë punuar në këtë projekt që nga viti 2009.
“Është një arritje historike,” tha ambasadori Marokien që merrje pjesë në eveniment. “Popullsia Myslimane në Itali tanimë do të ketë një zë,” shtoi ai.
Shenja të miratimit të kësaj arritjeje erdhën edhe nga fetë tjera në vend. Në kongres merrnin pjesë edhe anëtarë të komuniteteve hebrenj, si dhe kongresi u përshëndet edhe nga Vatikani zyrtar. /mesazhi/