Temat |
---|
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5 ... 20 ... 36 |
- Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, janë takuar në Panama. Ky është takimi i parë i një niveli kaq të lartë mes SHBA-së dhe Kubës në më shumë se gjysmë shekulli. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Një takim i ngjashëm ka qenë ai i vitit 1959, kur Fidel...
|
- Presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka thënë se Egjipti duhet të liroj presidentin e rrëzuar Muhamed Mursi nga burgu, dhe të heqë dënimet me vdekje kundër mbështetësve të tij para se Ankaraja të konsideroj përmirësim në marrëdhëniet me Kajron. Lidhjet midis dy ish-aleatëve janë tendosur që kur ish-shefi i ushtrisë egjiptiane...
|
- Irani do të refuzojë marrëveshjen bërthamore me fuqitë e mëdha, përveç nëse të gjitha sanksionet ekonomike hiqen menjëherë pasi marrëveshja të firmoset. Keshtu deklaroi presidenti iranian Hassan Rouhani. "Ne nuk po kërkojmë të mposhtim dikë në negociata", tha Rouhani." "Ne vetem po kerkojme mbrojtjen e të drejtave tona. Ne preferojnë...
|
- Autoritetet franceze kanë urdhëruar bankën HSBC Holdings të paguaj 1 miliardë euro si garanci për mbrojtje, pasi kjo bankë po akuzohet se ka ndihmuar mijëra klientë për të shmangur taksat. HSBC, e cila eshte banka e dyte me e madhe ne bote, dyshohet se u ka mundesuar klienteve nga e gjithe bota, duke perfshire artiste, politikan,...
|
- Përfaqësuesit e opozitës siriane pretendojnë së të dërguarit e Bashar al Assad nuk kanë arritur të krijojnë besimin e duhur në bisedimet e zhvilluara në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA). Një takim i dytë po mbahet në Moskë në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përhershme për luftë civile katërvjeçare...
|
- Marrëdhëniet e fshehura mes masonëve dhe Fethullah Gylenit, të dyshuarit kryesor për grusht shtet ne Turqi, u zbulua nga e perditshmja turke Yeni Safak. Kjo gazete turke ka siguruar disa dokumente sekrete të cilat kurrë nuk janë botuar më parë. Sipas këtyre letrave, Gyleni i betohet Frankmasonerisë në rininë e tij dhe ishte vlerësuar...
|
- Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës urdhëroi Dhomën Gjyqësore që menjëherë të shfuqizojë vendimin për lirimin e përkohshëm të liderit të Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel dhe urdhëroi kthimin e tij në Njësinë e Paraburgimit të Tribunalit në Sheveningen, raporton Anadolu Agency (AA). Prokurori i Tribunalit...
|
- Një aeroplan i Turkish Airlines, i cili po fluturonte për në Sao Paulo, ka deklaruar gjendje emergjence pasi u kërcënua me bombë. Ai u ul në aeroportin e Casablancas. Fluturimi, TK15, e ishte nisur nga Stambolli dhe u ul në qytetin maroken pasi u gjet një shënim ku ishte paralajmëruar se kishte një "bombë" në një nga WC-të...
|
- Ndërsa shpjegon se si ka jetuar në Australi për një vit pa u pranuar në punë, një gazetar mysliman amerikan paralajmëroi se kriza e papunësisë me të cilën përballet rinia muslimane, i ka çuar shumë njerëz drejt grupeve radikale, ku atyre u janë ofruar punë si mercenarë. "Unë mund të kisha qenë një nga ata njerëz,"...
|
- Presidenti francez, Francois Hollande dhe zëvendës kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus kanë mbërritur sot në Tunizi për t'ju bashkangjitur marshimit anti-terrorist së bashku me zyrtarët vendas dhe të huaj, raporton Anadolu Agency (AA). Ftesës së Qeverisë së Tunizisë për pjesëmarrje në këtë marshim iu përgjigjën edhe...
|
- Autoritetet izraelite kanë vendosur të rrënojnë plotësisht një fshat palestinez në jug të Bregut Perëndimor dhe për të dëbuar banorët e tij me pretendimet se ka vendbanime të ndërtuara pa leje, raporton Anadolu Agency (AA). Kjo është konfirmuar për Anadolu Agency, nga aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të...
|
- Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit Pesë plus Një nuk ka qenë asnjëherë më afër se aktualisht. Kështu ka deklaruar shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogherini nga Lozana e Zvicrës, teksa sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif prej disa...
|
- 78 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në një konferencë për mbështetjen e popullit sirian. Konferenca do të fillojë nesër në Kuvajt, njoftoi Ministri kuvajtian për Çështje të kabinetit, Mohamed Abdullah al-Mubarak al-Sabah. Ai shpreson se pjesëmarrësit e konferencës do të jenë në gjendje të ndërmarrin ndonje veprim...
|
- Ministri i Financave të Algjerisë Muhamed Xhellab, nën departamentin e të cilit janë edhe doganat, ka deklaruar se gratë të cilat punojnë në dogana nuk mund ta mbajnë hixhabin gjatë orarit të punës. Njëri prej gazetarëve e pyeti ministrin se si është e mundur një gjë e tillë sepse kjo është në kundërshtim me kushtetutën...
|
- Sipas një raporti të institutit ndërkombëtar të mendimit, Stratfor, Turqia do ta vazhdojë ngritjen e saj edhe përgjatë 10 viteve në vijim. Në raportin e këtij instituti “think-tank”, theksohet se Turqia do të dalë në pah si një fuqi rajonale e madhe. “Ndërkohë që BE-ja do të copëtohet dhe ekonomitë do të dobësohen një e nga një,...
|
- Punonjësi i arrestuar si i dyshuari për vrasjen e tre të rinjve muslimanë në SHBA do të gjykohet me kërkesë për dënim me vdekje raporton Anadolu Agency (AA). Porkuroria e rajonit të Carolinës së veriut do të kërkojë dënimin me vdekje për Craig Hicks (46) ndaj të cilit janë hapur tre...
|
- Gazeta franceze “Le Figaro” ka publikuar një raport të shkrimtarit Claude Sicard, i cili edhe më herët njihet për shkrimet e tij mbi Islamin, ku tregohen shkaqet e pranimit të Islamit nga të rinjtë perëndimor. Përndryshe, autori në fjalë është edhe shkrues i dy veprave që trajtojnë raportet midis muslimanëve dhe të krishterëve....
|
- Profesori turk, Kadir Xhanatan, dekani i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore, pranë Univerzitetit “Sabahattin Zaim” në Stamboll, ka deklaruar se “Evropa nuk duket se është e qetë dhe indiferente ndaj rritjes së numrit të popullsisë muslimane dhe se ajo, në parim, nuk e pranon Islamin në shtëpinë e saj, pavarësisht...
|
- Radio kombëtare e Finlandës ka marrë vendim të emitoj pjesë nga Kurani, që në këtë mënyrë njerëzit ta kuptojnë më mirë Islamin dhe t’i shërbej bashkëjetesës me muslimanët, njofton Anadolu në gjuhën boshnjake. Transmetuesi publik finlandez këtë e përshkroi si projekt “pa precedent” në historinë e këtij vendi evropian. Siç...
|
- Çmenduria e psikopatit dhe vrasësit mizor norvegjez, Andreas Breivik pas atentatit të bërë në vitin 2011 nxjerr në sipërfaqe edhe fakte të reja. Në dosjen e tij kriminale, Breivik përshkruan se si ai urrente edhe shqiptarët, dhe po mundi, ai do i zhdukte që të gjithë nga Norvegjia. “Në vitin 1995, një shqiptar nga Kosova i cili...
|
- Thyerja e objekteve të muzeut nga ana e ISIS nuk ka asnjë bazë fetare për grupin, pasi ata kanë shitur objekte të lashta në tregun e zi për të financuar fushatën e tyre të përgjakshme. Grupi terrorist ISIS ka lëshuar një video që shfaq luftëtarët e grupit duke goditur objekte të lashtë në qytetin verior të Irakut, Mosul....
|
- Qeveria turke ka paraqitur një megaprojekt për Stambollin, i cili parashikon realizimin e një tuneli hekurudhor dhe rrugor nën detin Bosfor me vlerë 3.5 miliardë dollarë. “Stambolli është një qytet që i ka dhënë formë historisë, ai meriton më të mirën, përfshirë mega-projektet. Ky tunel do të ndërtohet brenda vitit 2020 dhe do...
|
- Forcat kurde të Irakut kanë bllokuar arabët e irakut që të kthehen në shtëpitë e tyre në territoret ku qeverisin autoritetet kurde, tha mbikqyrësi per të drejtat e njeriut Human Rights Watch. Sipas këtyre pohimeve, forcat kurde kanë bllokuar mijëra arabë në pjesë të Irakut verior. Iraku ka qenë i kapluar nga një vakuum...
|
- Një ish-infermier në Gjermani, i cili pranoi vrasjen e më shumë se 30 pacientëve me mbidoza vdekjeprurëse është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykata në veri të vendit. Personi i identifikuar si Niels H, 38 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Vrasjet janë kryer në një klinikë...
|
- Shumë qytetarë të Azerbajxhanit me vizitën e monumentit "Thirrja e Nënave" në Baku nderuan 613 civilët e vrarë nga ushtria Armene më 26 shkurt të vitit 1992 në Hoxhali, raporton Anadolu Agency (AA). Në shënimin e përvjetorit të 23-të të masakrës në fshatin Hoxhali, kur forcat ushtarake Armene vrarë 613 civilë, në gjithë Azerbajxhanin...
|
- Kanë filluar sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA, në zonat ku dyshohet se ISIS po i mban peng së paku 220 të krishter asirian. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër luftëtarët e ISIS pranë qytetit Tel Amr, ku militantët kanë kapur 10 fshatra Asiriane. "Ata janë duke u përpjekur...
|
- Parlamenti austriak, i cili se fundmi ndryshoi ligjin mbi organizatat muslimane, e ka shpallur si te ndaluar financimin e ndertimit te xhamive nga cilido vend tjeter. Sipas ligjit te ri, imameve e as organizatave myslimane nuk do tu lejohet marrja e fondeve nga vende të huaja, si dhe imamët janë të detyruar të dinë gjuhën...
|
- Kryetari i Këshillit të Komitetit Qendror hebrenj në Gjermani Josef Schuster, në lidhje me protestat kundër të huajve dhe Islamit në qytetin gjerman të Dresdenit, tha se “këta njerëz nuk duhet të nënvlerësohen”, dhe se janë “shumë të rrezikshëm”, raporton Anadolu Agency (AA). Schuster...
|
- Pasojat e ndryshimit të gjinisë mund të krahasohen me pasojat e armatimit bërthamorë, ky është mendimi i papës Franje, shkruan gazeta britanike Independet Në fakt, papa mendon se ndryshimi i gjinisë askund nuk bazohet. Një gjë e tillë është krijuar nga ana e shoqërisë në të cilën jetojmë. Kjo deklaratë publikohet vetëm...
|
- Videoja e ekzekutimit të bujshëm të 21 të krishterëve koptë egjiptianë mund të jetë e rreme. Dyshimet e lindura që në fillim, e shtynë televizionin amerikan “Fox News” të kërkojë ndihmën e një grupi ekspertësh për të analizuar filmimin e mirëmenduar, të atyre që pretendohen të jenë thjesht disa militantë barbarë. Specialistët ndajnë...
|
- Autoritetet izraelite kanë hapur portat e një dige në afërsi të Rripit të Gazës, gjë që çoi në përmbytjen e disa shtëpive në enklavën e bllokuar. "Ushtria izraelite hapi portat e një kanali që çon në Gazan qendrore, e që shkaktoi përmbytje të mëdha, tha një zyrtar palestinez. Burimet mjekësore thanë për Agjencinë Anadolu...
|
- Ish-presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, është larguar nga shtëpia e tij sot për herë të parë pas sulmit të rebelëve Houthi disa javë më parë. Pas kapjes së zyrës presidenciale, rebelët e kishin vendosur presidentin në arrest shtëpiak. Pas lirimit nga arresti shëtpiak, Hadi sot është nisur për në...
|
- Siç njofton televizioni turk “TRT“, Kur’ani, i shkruar nga Ibrahim effendi Kemali 320 vjet më parë në stilin kaligrafik ‘nesih’, stili më i pranishëm në periudhën osmane, do të shitet në ankand më 1 mars, dhe çmim fillestar është 190,000 lira turke (68.000 euro). Sipas galerisë së artit Asar-i Atika, ankandi, në të cilin do të...
|
- Pjesëtarët e ushtrisë turke nën shoqërimin e tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara kanë hyrë mbrëmë në Siri në mënyrë që nga enklava turke në territorin e vendit fqinj të zhvendosin eshtrat e Sulejman Shahut, gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane, ka konfirmuar kryeministri turk, Ahmet Davutoglu. "Aksioni ishte...
|
- Katari është një mbështetës i rëndësishëm i shërbimeve shëndetësore në Rripin e Gazës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf Al-Qudra. "Ne jemi të sigurt se Katari është duke dhënë një kontribut të qarta në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin, shërbimet, lehtësim, dhe mjekimin në Palestinë, veçanërisht...
|
- Të paktën 47 vetë u vranë - duke përfshirë katër egjiptianë - në tre shpërthime vetëvrasëse në qytetin lindor të Libisë, Al-Qubbah. "Numri i të vdekurve nga shpërthimet vetëvrasëse ka të gjasa të rritet duke qenë se disa kanë pësuar lëndime kritike," tha Ibrahim Khaled, drejtor i Spitalit të Al-Qubbah. Zëdhënësi...
|
- Zyra e Shefit te Prokurorit Publik ka nisur një hetim për tentim vrasjen e vajzës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Mediat e ndryshme turke, duke përfshirë Star dhe Aksam, njoftuan per një tentativë vrasjeje qe kishte në shënjestër Sümeyye Erdogan. Mediat lëshuan këtë raport...
|
- ANKARA (AA) - Ministrja turke e Familjes dhe Politikave Sociale, Aysenur Islam ka prezantuat "sistemin e byzylykut elektronik", i cili tashmë është futur në përdorim në ministritë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, me qëllim të mbrojtjes më efektive të grave kundër dhunës. Aysenur Islam shpjegoi se ky sistem do të përdorët...
|
- Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu njoftoi mbrëmë vonë se Turqia dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje për trajnimin dhe furnizimin e opozitës siriane. "Nën-Sekretari i Ministrisë së Jashtme Feridun Sinirlioglu dhe ambasadori i SHBA-ve në Turqi John Bass nënshkruan marrëveshjen," u tha Çavusoglu gazetarëve....
|
- Siç raportojnë mediat zvicerane, dy trena pasagjerësh janë përplasur në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të stacionit hekurudhor Rafz në veri të Zurichut ZURICH (AA) - Rreth 50 persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave në qytetin zviceran Rafz, ka njoftuar policia...
|
- Koordinatori i OKB-së për çështjet humanitare në Territoret Palestineze, James Rowley, bëri thirrje për heqjen e bllokadës së Rripit të Gazës dhe rindërtimin e zonave të dëmtuara gjatë sulmeve shkatërruese ushtarake të Izraelit. "Rrethimi në Rripin e Gazës ka minuar mundësinë për të ofruar shërbime mjekësore dhe humanitare," tha...
|
- Rreth 29 klandestinë kanë vdekur të hënën nga hipotermia në bordin e një anije të rojës bregdetare italiane. Roja bregdetare italiane zbuloi mbrëmjen e shkuar dy anije të braktisura pranë brigjeve të Libisë. 29 nga 105 klandestinët në bord nuk ia kanë dalë dot hipotermisë duke ndërruar jetë. Në një deklaratë të rojës bregdetare...
|
- Krahu i armatosur egjiptian i ISIS-it, grupi Ansar Nait al-Maqdis, ka ekzekutuar me prerje koke dhjetë persona, duke i cilësuar si “spiunë të Mosadit” (Shërbimi Inteligjent Sekret Izraelit) dhe duke i hedhur trupat në mes të një rruge në Sinai. Lajmi bëhet i ditur nga burime egjiptiane që kanë shfaqur edhe një video që dokumenton...
|
- Ministri i Jashtëm i Katarit Khalid Bin Mohammad Al-Attiyah rikonfirmoi mbështetjen për lëvizjen palestineze Hamas, duke thënë se grupi thjesht lufton pushtimin Izraelit, raporton Middle East Monitor (MEMO). Al-Attiyah, duke folur në konferencën e sigurisë së Munihut, tha se "problemi më i madh" në Lindjen e Mesme është...
|
- Zëdhënësi i Ministrisë Peshmerge në Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut, Helgurt Hikmet njoftoi se SHBA do të krijojë bazë ushtarake në afërsi të Erbilit, raporton Anadolu Agency (AA). Hikmet në një deklaratë për gazetarin e AA tha se: "SHBA do të krijojë një bazë ushtarake për të siguruar mbështetje logjistike ndaj avionëve...
|
- Rreth 30 persona raportohet tw jenw rrwmbyer nga militantwt e grupit terrorist Boko Haram nw Kamerun. Sipas mediave lokale, militantwt kanë rrëmbyer një autobus me të paktën 30 pasagjerë në kufiin mes Nigerisw dhe Kamerunit, ndwrsa dwshmitarwt pohojnw se autobusi u drejtua pwrtej kufirit, nw drejtim tw bazave nw Nigeri. Situata...
|
- Se torturuesit e këqij të ISIS-it, nuk kanë lidhje me islamin e dëshmon edhe gazetari francez, Didier Francois, i cili thotë se ai ka takuar milicinë terroriste gjatë periudhës kur ai ishte peng për dhjetë muaj. Kur ai po mbahej në një spital në Aleppo, ai çdo ditë kishte dëgjuar dhe parë torturat e sirianëve dhe irakianëve vendas...
|
- Mbreti Salman tha gazetës Al-Ëatan se Arabia Saudite do të mbetet vëllai i madh për të gjithë arabët dhe myslimanët, Mbreti Salman nuk e mohoi ndërhyrjen e Arabisë Saudite ne revolucionet arabe e veçanërisht në Egjipt. Mbretin Salman shtoi : Po Mbretëria ka luajtur një rol ne Egjipt dhe unë nuk ishte i kënaqur me të, ka njerëz që u kemi bërë shumë zullum,...
|
- Vetëm ditën e djeshme në rajonin e Çongrad të Hungarisë policia e këtij shteti ka arrestuar 1.233 shqiptarë të Kosovës të cilët kanë kaluar kufirin serbo-hungarez në mënyrë ilegale. Numri më i madh i këtyre azilkërkuesve është zënë në korridorin e famshëm të qytetit Ashothaloma i cili është në kufi me Serbinë. Siç bëjnë të ditur...
|
- Në parlamentin belg është pranuar me 75 pro dhe 52 kundër një propozimi i mbështetur nga partitë e qendrës së djathtë që formojnë qeverinë e koalicionit me kërkesë njohjen e Palestinës. Parlamenti belg i ka bërë thirrje qeverisë që të njohë Palestinën si shtet në kohën e duhur dhe të përshtatshme. Propozimi i mbështetur nga...
|
|