Temat |
---|
Shko tek faqja : 1 ... 11 ... 19, 20, 21 ... 28 ... 36 |
Udhëheqësi i lëvizjes libaneze Hezbollah tha të shtunën grupi i tij do të qëndrojë në luftën siriane "deri në fund të rrugës", dhe do të sjellë fitoren e presidentit Bashar al-Asad. Hassan Nasrallah, kreu i grupit, tha në një fjalim televiziv se Siria dhe Libani janë përballur me një kërcënim dhe komplot të hartuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për t'u shërbyer interesave të Izraelit në rajon. |
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ndodhet në qytezën Rejhanllë të Hatajit, ku 51 persona humbën jetën si pasojë e dy atentateve me bombë.
Ai iu drejtua me një fjalim popullit, ku duke dhënë mesazhe të solidaritetit tha: “Ju i hapët krahët për vëllezërit tanë që emigruan nga Siria. Mos u vini veshin asnjëherë atyre që iu thonë t’i përzini ata prej këtej. Ne do të jemi ensarët dhe nuk kemi për t’u lënë rrugë atyre që kërkojnë zënka dhe që bëjnë keq”. |
Myslimanët dhe banorët e tjerë londinez tash e dy ditë janë duke jetuar tmerrin e vrasjes së frikshme të një ushtari britanik. Por qeveria britanike u distancua menjëherë nga fajësimi i myslimanëve apo Islamit, duke thënë se ky veprim nuk u përngjan atyre.
"Kjo nuk ishte vetëm një sulm ndaj Britanisë “tha kryeministri britanik David Cameron para gazetarëve pas një takimi urgjent me anëtarët e kabinetit dhe zyrtarëve të sigurisë.
"Ky sulm është... |
Xhamat e qendrës së re islame dhe xhamisë në qytetin kroat Rjekë janë thyer.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Rijekës Hajrudin Mujkanoviq tha se një person i paidentifikuar kreu sulmin ndaj qendrës së re Islame dhe xhamisë e cila ishte përuruar para 3 javësh. Ai thotë se hetimet po vazhdojnë, ndërsa dëmet ende nuk janë llogaritur.
Bashkësia Islame është themeluar qe 50 vite në Rjekë por as në kohën gjatë luftës nuk kemi pasur... |
Një përfaqësues nga Këshilli mysliman i Britanisë ka dënuar një sulm në jug-lindje të Londrës, në të cilën një njeri u vra. Dy të dyshuarit, të cilët u qëlluan dhe u plagosën nga policia, janë arrestuar në lidhje me vrasjen. Në videoja shihet një person me duar të gjakosura, i cili thotë se këto skena që po po i shihni, ndodhin në vendin tim çdo ditë. Përfaqësuesi i Këshillit Mysliman Ibrahim Mogra tha sulmet nuk kishin të bëjnë asgjë të bëjë me Islamin, dhe ishin veprimi i një pakice që nuk përfaqëson assesi mësimet... |
[img][/img] enjte 23 Maj 2013 11:10 Një person është vrarë nga dy sulmues të panjohur pranë një kazerme ushtarake të trajnimit në Londër, thonë zyrtarët britanik. Dëshmitarët thanë se viktima ishte sulmuar për vdekje me thikë dhe sëpatë. Ngjarja ndodhi sot në Woolwich, në juglindje të kryeqytetit britanik. Pamjet e xhiruara nga një i pranishëm u transmetuan nga kanali ITV, ku shihej një njeri me duar të mbuluara në gjak. Raportet e medias thanë se viktima ishte një ushtar britanik. "Ky është krimi më i tmerrshëm",... |
El Thulathah 11 Rexheb 1434 / 21 05 2013 Myftiu i pallatit të Saudis, Abdul-Aziz ibn Abdullah Aal esh-Sheikh, tha se thirrjet për xhihad në Siri janë për tu konsideruar si një lloj i "tradhtisë ndaj shtetit", sipas shtypit Saudit, në veçanti gazetave kryesore dhe authoritive Al-Eqtisadiah dhe Al-Watan (me zyra në Dammam dhe Rijad), cituar nga UmmaNews. Në predikimin e tij e së premtes javën e kaluar, e cila u zhvillua në xhaminë e Imam Turki bin Abd al-Aziz, Aal esh-Shejh foli për të gjitha llojet e "mashtrimeve"... |
Se paku 32 viktima, raportojnë aktivistët, gjersa ushtria e Asadit së bashku me anëtarë të Hezbollahut kanë marrë një ofensivë ndaj qyteti Kusejr i cili mbahet nga kryengritësit qe një kohë të gjatë. Duke folur nga Kusejri, Hadi Abdallah aktivist nga Kusejri raporton për bombardime të ashpra edhe nga ajri me së paku 50 predha në një minutë.
Ushtria... |
E perditshmja franceze Le Monde ka njoftuar se Franca po planifikon blerjen e dy avioneve telekomandues nga SHBA-te, dhe ti perdore ata per misionin e saj ushtarak ne Mali Sipas ‘Le Monde’ aeroplanët do të përdoren në operacionet ushtarake, synimi i te cilave eshte zhdukja e grupeve myslimane ne veri te vendit. Aeroplanët që do të blihen i përkasin kompanisë General Atomics,... |
Maher Ghanem, Ministri i Zgjidhjes së çështjeve të Aparteidit në qeverinë palestineze, fajësoi Izraelin për vjedhjen e naftës dhe gazit natyror të Palestinës. "Izraeli ka qenë e vjedhur naftë nga pusi 'Migad 5' në fshatin perëndimor Rantis të Ramallahut për më shumë se dy vjet," tha të dielën Ghanem. Duke theksuar se shumica e naftës së 'Migad 5' vie nga territori palestinez,... |
Egjipt, Kajro Dyqanet egjiptiane të pijeve alkoolike janë nën presion për të ndaluar shitjen e alkoolit, jo nga qeveria e vendit, por nga vetë shoqëria. Raftet e një lokali në Kajro posedojnë, birrë dhe pije alkoolike, por ato janë të padukshme nga rruga. Pronari thotë se ka mbuluar dritaren me fletë metalike për të shmangur zemërimin e banorëve... |
Tunizia është vendi ku filloi revolucioni i suksesshëm për të liruar vendin nga regjimi diktatorial. Për fat të keq, zhvillimet në këtë vend shkojnë në një rrugë shumë të rrezikshme. Partia që udhëheq me shtetin Nahda nuk di se si të përballoj sfidat që i ka marrë përsipër. Kjo më së miri shihet në qëndrimin e gabueshëm ndaj anëtarëve të selefizmit në këtë vend. Konkretisht, qeveria tuniziane në muajt e fundit... |
Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të “therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia”, transmetojnë mediat greke. Sipas shkrimeve në gazetën “Greek reporter”, në letrën që neo-nazistët grek e kanë dërguar deri te Bashkësia islame në Greqi, myslimanëve grekë u kërcënohen dhe nga ta kërkojnë që në muajin e ardhshëm ta braktisin vendin. |
Radioja shtetërore e Iranit thotë se autoritetet e vendit kanë ekzekutuar dy burra të dënuar për spiunazh për shërbimin sekret izraelit Mossad dhe agjencinë amerikane të spiunimit CIA. Raporti i së dielës thotë se Mohammad Heidari, i cili ishte akuzuar spiunazh ndaj Mossadit, dhe kishte dhënë informata në këmbim të parave, ashtu si Kourosh Ahmadi, i cili dyshohet se i dha inteligjencës... |
-"Nuk janë besimet që i vendosin njerëzit kundra njëri-tjetrit, por politikat që i përdorin si pretekst besimet", u shpreh, kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët e Bashkësive Islame të Ballkanit, të cilët ndodhen në Tiranë, në kuadër të punimeve të Konferencës së 6-të të tyre. Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e madhe të dialogut me njëri-tjetrin,... |
Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) tha të dielën se 89 njerëz u vranë në operacionet nga forcat e Asadit kundër forcave të opozitës në disa qytete në Siri. SNHR njoftoi se sulmet ajrore dhe tokësore kundër opozitës vranë 31 persona në Homs, 30 në kryeqytetin sirian dhe rrethinat e Damaskut, 21 në Aleppo, 4 në Dara'a dhe Idlib, 2 në Deir ez-Zor dhe një në Raka. |
Bisedimet e paqes të propozuara për Sirinë nuk do të frenojnë "terrorizmin" në vend, dhe është joreale të mendosh se ato do të kennë sukses. Kështu u shpreh Presidenti i regjimit sirian Bashar al-Asad në një intervistë të botuar në një gazetë argjentinase. Duke folur për këtë intervistë, ai tha se ishte e dyshimtë nëse ndërmjetësimi i Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund të zgjidhin një konflikt... |
Në një përpjekje për të luftuar kundër krizës ekonomike, prodhuesit në Ballkan po kthehen drejt ushqimit hallall, pasi kërkesa për produkte të tilla është vazhdimisht në rritje. "Tregu hallall përfaqëson më shumë se një miliardë njerëz në të gjithë globin. Ky është një treg i ri me një fuqi blerëse e rëndësishme, kërkesa e së cilës rritet në mes të 10 dhe 20 për qind çdo vit," tha Amel... |
Brenda tre vjetësh në kryeqytet do të ketë përfunduar tërësisht ndërtesa e xhamisë së Namazgjasë. Pas shumë vitesh dhe pas shumë kërkesash më në fund është arritur të gjendet konsensusi mes pronarit të truallit dhe Komunitetit Mysliman. Pavarësisht diskutimeve dhe debateve lidhur me vendin ku do të ndërtohej xhamia e re e kryeqytetit, përfshirja e politikës, apo çështje të tjera të lidhura... |
Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i cili po gjykohet për vdekjen e protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011, tha se brezat e ardhshëm do ta gjykojnë "si të drejtë". Këto deklarata i dha në një intervistë bërë dy vite më parë, por që u botua të dielën. E përditshmja egjiptiane El Watan, e cila është shumë kritike ndaj qeverisë së Muhamed Mursit, tha se intervista ishte bërë menjëherë pasi... |
Ministri i jashtëm turk Ahmer Davutoglu i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të marrë një qëndrim të përbashkët kundër regjimit sirian të Bashar Al Assadit. "Është koha për komunitetin ndërkombëtar për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët kundër një regjimi që përdor çdo metodë brutale mbi popullin e vet," u tha Ahmet Davutoglu gazetarëve të dielën në Berlin pas një takimi me homologun... |
Dy njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, një lloj i virusit i ngjashëm me SARS. Viktimat janë raportuar në rajonin el-Ahsa të Arabisë Saudite, njoftoi Reuters. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 15 raste janë konfirmuar gjithsej, dhe nëntë prej tyre kanë vdekur. Koronavirusi ka lënë të vdekur 18 njerëz në Lindjen e Mesme, nga gjithsej 30 raste të konfirmuara... |
Dijetari i shquar mysliman Jusuf el-Kardavi filloi dje një vizitë në Gaza, zonë kjo e qeverisur nga Hamasi, e që është ne kufi me Egjiptin. Kardavi, i cili është shtetas i Katarit dhe është i afërt me Vëllazërinë Myslimane, mbërriti në territorin e Gazas rreth orës 21:30. Shejh Kardavi kryesoi një delegacion prej 50 myftinjsh nga 14 vende dhe u përshëndet nga Kryeministri i qeverisë së Hamasit Ismail... |
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu akuzoi sot presidentin sirian, Beshar al-Esad se kishte kaluar në "planin B" në luftën kundër kryengritësve, që është sipas tij "spastrimi etnik" në disa rajone të Sirisë. "Ia kam shpjeguar Kerryt, masakra në Banias është një hap tjetër i sulmeve të kryera nga regjimi në Damask", deklaroi për të përditshmen vendase "Hurriyet", Davutoglu duke iu referuar... |
Kanadaja është më shumë se kurrë një komb i emigrantëve, ku një nga pesë shtetasit kanë lindur jashtë vendit. Pothuajse 57 për qind e emigrantëve erdhën në periudhën 2006-2011, ku ata vinin nga Azia, Filipinet Kina dhe India. Një studim i bërë kohët e fundit tregon se numri i Muslimanëve në Kanada është në rritje mjaft të madhe, ndërsa gjithnjë e më pak njerëz e identifikojnë veten si të krishterë. |
Bangladeshi ende nuk e ka marre veten nga aksidenti i para dy javeve i cili per pasoje la 900 te ndekur. Ndersa sot ne oret e hershme te mengjesit policia raportoi per nje shperthim zjarri ne nje fabrike tekstili, ku mbeten te vdekur se paku 7 persona.
Së paku shtatë persona janë vrarë kur një zjarr përfshiu një fabrikë veshje në një zonë industriale... |
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi ashpër presidentin sirian Bashar al Asad, pasi forcat e tij besinike kryen masakra civile në qytetin veriperëndimor Bania.
Duke folur në një takim të partisë së ti në Ankara, Erdogan tha se regjimi sirian mbanë përgjegjësinë për më shumë se 70.000 viktima, shumë prej tyre fëmijë dhe gra.
Duke bërë thirrje për vëmendje për këtë çështje, Erdogan... |
Google vendosi të ndjekë shembullin e Kombeve të Bashkuara në njohjen e Palestinës si shtet. Asnjë njoftim zyrtar ende nuk është bërë, por prej tani, Google këtë vend nuk e quan më Autoriteti Palestinez, por Palestinë. Palestina News Network ka zbuluar një ndryshim në Tagline nën logon e Google[justify] |
Presidenti Afgan Hamid Karzai, u ka bërë thirrje ShBA-ve që të mbyllin objektin e tyre të paraburgimit në Guantanamo. Karzai i ka bërë këto komente gjatë vizitës së tij në Danimarkë. Ai tha se Kabuli kërkon nga Shtetet e Bashkuara që të lirojnë të burgosurit afganë në Guantanamo, duke kujtuar se Afganistani, për vite të tëra është angazhuar për këtë çështje. Rreth 100 nga 116 të burgosurit në Guantanamo janë në grevë urie dhe Karzai ka kërkuar nga SHBA-ja që të aplikojë konsideratë humanitare ndaj tyre. /mesazh... |
Administrata e Obamas po rishqyrton kundërshtimin e saj ndaj armatosjes së opozitës siriane të cilët po zhvillojnë luftë me regjimin sirian për më shumë se dy vjet. Këtë njoftim e bëri Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i SHBA –ve që publikisht pranojnë rivlerësimin e situatës. Gjatë një konference shtypi në Pentagon me Sekretarin britanik të Mbrojtjes Philip Hammond, Hagel tha se armatosja e kryengritësve ishte një opsion... |
Për më shumë se një dekadë, valixhe, qese plastike, dhe qanta shpine të mbushura me dhjetra miliona dollarë amerikanë janë dorëzuar në zyrën e presidentit afgan Hamid Karzai në Afganistan si shenjë "mirësjellje", ka raportuar The New York Times, duke cituar këshilltarë dhe ish zyrtarë afgan.
Ish shefi i shtabit politik të Karazit, i cili shërbeu nga viti 2002 deri në vitin 2005, tha se paratë e sjellura në zyrat... |
Është bërë e zakonshme që qeveria e regjimit të Bashar al-Asad të godasë zonat e banuara me civilë në Damask. Në shpërthimin e fundit - i cili ndodhi në një xhami të vendit, u vra Sheikh Mohammad Al-Bouti, së bashku me nipin e tij dhe 40 të tjerë.
Kreu i atëhershëm i Koalicionit Kombëtar Sirian, Mouaz al-Khatib, ka pohuar shejh Buti, një mbështetës i Assad, u vra nga forcat e brendshme të regjimit. Shumë besojnë se ai... |
Kryeministri i regjimit sirian Wael el-Halki i mbijetoi një sulmi me bomba që kishte në shënjestër autokolonën e tij në qendër të Damaskut.
Sipas mediave ndërkombëtare, ky sulm në qendër të Damaskut është tregues i qartë se çlirimtarët e opozitës kanë marrë nën kontrollë lagje të Damaskut, dhe po operojnë brenda tyre. Qeveria dhe institucionet ushtarake janë të vendosura në qendër të Damaskut, ku sulmet... |
Autoritetet irakiane njoftuan të dielën se kishin revokuar licencat e operimit të kanalit arab Al-Jazeera, duke pretenduar se ata janë duke promovuar një "agjendë sektare".
Veprim hyn në fuqi menjëherë, pasi Bagdadi po përpiqet për të shuar lëvizjen e muslimanëve sunit të cilët kërkojnë të drejtate tyre. Licenca u është revokuar edhe 8 kanaleve të tjera, të cilat sipas qeverisë së Nuri Al Malikit, propagandonin luftën... |
Nëna e të akuzuarve për sulmet në maratonën e Bostonint, në një deklaratë ekskluzive për CNN shokoi gjithë botën.
Zubeidat Tsarnaeva, nëna e të akuzuarve Tamerlan dhe Xhohar, shokoi gjithë botën, me deklaratën e saj ku tingoll mjaft e shqetësuar, me siguri nga shqetësimet e shumëta të gazetarëve ku tha:
"Le ta vrasin, nuk më intereson. Djali im më i vjetër është vrarë, edhe kjo nuk më intereson. Nuk më intereson nëse më vrasin... |
Pas përfundimit të kontakteve zyrtare në kryeqytetin e Kazakistanit, Almati, Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu kaloi në qytetin Turkistan.
Këtu Davutoglu u takua me studentët e Universitetit ndërkombëtar turkokazak “Hoca Ahmet Yesevi”, ku mori edhe titullin “Profesor i Nderit” me motivacionin “për përkrahjen që ka dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe botës turke”.
Në fjalën e rastit shefi i diplomacisë turke theksoi se “tani... |
Një avion izraelit goditi Rripin e Gazës të dielën, njoftoi ushtria izraelite. Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës tha se sulmi ajror goditi një bazë trajnimi që i përkiste grupit në “Rafah” në Rripin e Gazës. Burimet zyrtare njoftojnë se askush nuk është lënduar. Izraeli nuk kishte kryer sulme ajrore ndaj Gazës që nga fillimi i prillit, kur Izraeli shkeli armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjiptit. /mesazhi... |
Rajoni i Nexhranit, në Arabinë Saudite, është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, me shira të rrëmbyeshëm. Ujërat e shiut kanë vërshuar në rrugët e qytetit Nexhran, duke krijuar kaos. Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje qytetarëve që në raste të tilla, të qëndrojnë në vende të larta, për të mos rrezikuar jetën.
Qendra të shumta meteorologjike botërore, kanë paralajmëruar shira të shumtë në rajonin e Arabisë... |
Të paktën 10 ushtarë irakianë kanë humbur jetën sot nga sulmet, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
"Në Ramadi, në perëndim të Bagdadit, katër ushtarë humbën jetën dhe një u plagos", theksuan burimet zyrtare vendase.
"Në një sulm tjetër, persona të armatosur vranë një ushtar dhe plagosën një të dytë", shtuan burimet zyrtare irakiane.
Në veri të kryeqytetit,... |
Vëllazëria myslimane e Sirisë ka vendosur për të hapur zyrat e saj brenda Sirisë, pasi organizata u shtyp dekada më parë nga babi i presidentit Bashar Al Asad.
Riad al-Shaqfa, udhëheqësi në mërgim i lëvizjes "Vëllazëria Muslimane", tha në një intervistë për Financial Times se ka marrur vendim për të ringjallur strukturat organizative brenda Sirisë. Shafqa tha se pasuesit e kësaj organizate kanë kërkuar për... |
Zyrtarët rusë të zbatimit të ligjit kanë arrestuar 140 njerëz në një xhami të improvizuar në Moskë njofton Agjencia Federale e Sigurimit (FSB).
FSB dhe oficerë të Shërbimit Federal kanë arrestuar personat të cilët ishin duke u falur, dhe i dërguan në stacionet e policisë në afërsi të Moskës.
Bastisjet e këtilla kanë për qëllim për të deportuar ish emigrantët nga Kaukazi i Jugut dhe Azia Qendrore,... |
Dy ingjinier të ndërtimit të ndërtesës famkeqe në Bangladesh janë arrestuar, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 340 persona.
Pronari i ndërtesës tetë-katëshe që u rrëzua është ende në arrati. Ndërkohë rreth 1000 persona janë të lënduar dhe mbi 900 njerëz rezultojnë të zhdukur, njoftoi policia.
Zyrtarët thanë se ndërtesa Rana Plaza, në periferi të kryeqytetit Daka, ishte ndërtuar... |
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan tha të premten se alkooli dhe konsumi i saj ishte nëna e tërë ligësive.
Duke folur në inaugurimin zyrtar të Simpoziumin Global të Rregulloreve për Alkool të mbajtur në Stamboll, Kryeministri Erdoan theksoi vendi do të marrë masa për të ruajtur individët nga e keqja e alkoolit, dukuri kjo e cila u bë një kërcënim serioz për shëndetin e shoqërisë.
|
Një nënë amerikane ka vrarë djalin e saj 1-vjeçar në bashkëpunim me të dashurin e saj. Bryeon Hunter ka humbur që nga dita e martë dhe mendohet se ka vdekur, edhe pse autoritetet nuk kanë gjetur ende trupin e tij.
22-vjeçarja Lakeshia Baker i ka thënë policisë së Cikagos se vogëlushi është rrëmbyer duke bërë që të niste një kërkim i gjerë, por pa rezultat. Tashmë duket se historia e rrëmbimit ka qenë e trilluar... |
Një ekspert i mediave nga Fox News ka thënë se "Amerika duhet ti ndalojë muslimanët nga studimi në Shtetet e Bashkuara, për shkak se ata i urrejnë amerikanët,".
Robert Backel, i cili udhëheq emisionin "Five" i ka etiketuar të gjithë myslimanët nëpër botë si anti-amerikan.
"Ne e dimë tani. Janë bërë hulumtime të mjaftueshme".
Më tej në deklaratë, Beckel pretendoi se autoritetet amerikane... |
Përleshjet midis forcave të sigurisë dhe protestuesve anti-qeveritar në veri të Irakut kanë lënë të paktën 20 njerëz të vdekur dhe dhjetra të plagosur, thanë zyrtarët.
Përleshjet shpërthyen të martën në mëngjes, kur forcat e sigurimit hynë në një zonë të hapur në Hawijah, në perëndim të Kirkukut.
Ministria e mbrojtjes e Irakut tha në një deklaratë se 20 persona nga rradhët e protestuesve u vranë së bashku me tre të tjerë nga personeli i ushtrisë... |
Ambasada e Francës në Libi është goditur nga një makinë bombë të martën, duke plagosur dy roje të ambasadës në kryeqytetin libian. Ky është sulmi i parë i një misioni diplomatik, qysh prej sulmeve në Bengazi.
Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius dënoi sulmin dhe e quajti të neveritshëm, si dhe bëri thirrje për ti gjetur autorët e krimit.
Një dëshmitar që jeton në afërsi të ambasadës, i tha Al Jazeeras se bomba shpërtheu rreth orës 07:00. |
Së paku 80 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Damask, njoftojnë aktivistët sirianë.
Shumë prej tyre thuhet se u ekzekutuan nga forcat qeveritare në një spital të improvizuar në qytetin e Jdeydet al-fadel, tha Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.
Al Jazeera ka arritur të verifikojë raportin, duke dërguar imazhe nga masakra.
Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, kur forcat qeveritare kishin... |
Luftimet mes ushtrisë së Nigerisë dhe grupit të armatosur Boko Haram kanë lënë të paktën 185 të vdekur në një zonë peshkimi në verilindje të vendit.
Luftimet në rajonin Baga filluan të premten dhe zgjatën për ditë të tëra, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.
Sulmi shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm të një kryengritjeje të gjatë, ku Boko Haram ka montuar një sulm të koordinuar mbi ushtarët duke përdorur armatim ushtarak.
|
Policia ka kapur një 19-vjeçar çeçen të dyshuar për kryerjen e shpërthimeve në maratonën e Bostonit, pas një kërkimi intensiv që mbylli gjithë qytetin.
Banorët dhe policët brohoritën kur i dyshuari, Dzhokhar Tsarnaev, u kap të premten pas një shkëmbimi zjarri me policinë. |
|