Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Assadi kritikon Kosovën, u beson trillimeve serbo-ruse Presidenti sirian Bashar al Assad, bazuar në mediat ruse dhe serbe, ka deklaruar të mërkurën se trupa ushtarake të opozitës siriane po trajnohen në Kosovë me qëllim që siç ka thënë ai, për të fituar përvojë në përgatitjen e një pushtimi ushtarak”. Këto deklarata presidenti sirian, i vënë në qendër të kritikave të perëndimit për dhunën dhe masakrat ndaj civilëve, i bëri gjatë një interviste për kanalin rus “Vesti-24”. Assad nuk paraqiti të dhëna...
“Turqia është një nga vendet me rëndësi kritike, ngritja impresive dhe besimi që ka në vetvete nuk janë gjëra nga të cilat duhet pasur frikë”, u shpreh shefi i diplomacisë gjermane.
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë ishte i ftuar nderi në “Fjalimet Kronberg”, një aktivitet që organizohet nga Universiteti privat “Sabanci” në Stamboll.
Drejtoria për Mbrojtjen e të dhënave personale nga fillimi i vitit ka fshirë 57 profile dhe grupe në rrjetet sociale, për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale. Pjesë e tyre ishin edhe ata që bënin thirrje për protesta, dhe përhapnin urrejtje dhe mostolerancë fetare dhe kombëtare, por nuk është përcaktuar ende numri i saktë i grupeve dhe profileve të këtilla. "Ne ende e hulumtojmë numrin e përgjithshëm të situatave të tilla dhe...
Ministria e Brendshme njofton se ka identifikuar 14 persona të moshës prej 14 deri 39 vjeç, të cilët gjatë protestave të së premtes kundër aksionit policor “Monstrum” kanë sulmuar me gurë Qeverinë dhe godinën e Komunës së Çairit. Sipas MPB-së janë identifikuar edhe personat që kanë sulmuar me gurë dhe gjësende tjera të forta edhe pjesëtarët e policisë, nga të cilat pësuan gjashtë policë dhe dy operatorë të televizioneve. MPB në konsultim...
[justify]Me brohoritje nacionaliste dhe jo në numër të madh, një grup prej 60 deri 70 adoleshentësh u mblodhën para qeverisë për të protestuar, ashtu siç kishin njoftuar më parë ‘kundër islamit radikal në Maqedoni’. Të shqetësuar nga prania e ekipeve të gazetarëve, askush prej tyre nuk dëshironte të fliste para kamerave për qëllimin e tubimit. Në vend të përgjigjes, ata lëshuan vetëm fyerje dhe kërcënime për mediat. Disa nga kameramanët dhe foto-reporterët...
Një person ka gjuajtur me këpucë kundër Anders Breivik gjatë seancës së radhës të zhvilluar sot në gjykatën në Oslo. Procesi i gjykimit është ndërprerë menjëherë pas këtij shpërthimi publik.
"Shko në ferr, shkoni në ferr, ju vratë vëllai im", bërtita një person i paidentifikuar i ulur në rreshtin e dytë të karrigeve brenda në sallë. Mediat thanë së personi ishte vëllai i njërit prej viktimave të tragjedisë në Oslo. Këpuca fatkeqësisht goditi...
Qindra protestues edhe në Tetovë kanë shprehur sot revoltën e tyre kundër arrestimeve të fundit dhe prononcimeve të MinistresJankullovka e cila i kishte etiketuar ata si fajtor dhe radikal islamik enda pa filluar procesi gjyqësor. Protestuesit nisën marshin e tyre në sheshin e Tetovës ndërsa për disa çaste kanë qëndruar para gjykatës së Tetovës ku kanë brohoritur parulla ‘Poshtë Jnakullovska’dhe ‘Ne nuk jemi terrorist’ . Situata është përshkallëzuar kur policia tentoi...
Protesta e sotme në Shkup u shënuan me disa incidente. Situata më e tensionuar u paraqit para Komunës së Çairit, ku protestuesit me gurë sulmuan objektin e Komunës ndërsa për gjysmë ore me gurë dhe gjësende tjera sulmuan edhe policët. Gjithashtu në shenjë revolte qytetarët protestuan edhe para selisë së BDI-së në Çair, të cilin objekt e gjuajtën me gurë. Nga sulmi me gurë më së rëndi pësoi xhiruesi i televizionit Telma i cili u godit në kokë dhe u dërgua për kurim...
Fushata e fundit e terrorit shtetëror maqedonas ndaj shqiptarëve në Maqedoni ka bërë që të gjithë ne të jemi të shqetësuar por edhe solidar me vëllezërit tanë që u arrestuan dhe u akuzuan me akuza për vrasje pa asnjë provë ,por vetëm pse janë shqiptar dhe mysliman . Në këtë aksion të policisë maqedonase u arrestuan edhe femra pa u kursyer edhe një nënë shqiptare 60 vjeçare.
Për të arsyetuar para faktorit ndërkombëtarë brutalitetin e kësaj...
Fundi i kësaj jave mund ta gjejë Ramush Haradinajn në shtëpi, pasi Shkalla e parë e Gjykatës në Tirbunalin e Hagës për Krime Lufte të kryera në ish Jugosllavi ka marrë vendimin që ai mund të pres në liri vendimin përfundimtar për rastin e tij. Lajmin ia kanë konfirmuar Kohës Ditore burime të afërta me rastin, duke shtuar se vendimi nuk është kundërshtuar as nga prokuroria e Tribunalit. Aktgjykimi përfundimtar rreth rastit pritet të shqiptohet në fund të qershorit, pasi itë më parë gjykata...
BFI: 'Të mos ofendohet Islami' Pas shtatë ditë BFI-ja më në fund doli me reagim lidhur me aksionin ‘Monstrum’ dhe deklaratave të ministres Jankullovska se bëhet fjalë për grupe radikale islamike. Ata kërkojnë nga Jankullovska që t’u kërkojë falje myslimanëve në Maqedoni, për shkak të arrestimit të grave myslimane dhe për deklaratat e saj se një pjesë nga grupi i të arrestuarve se janë radikal islamik, para se të argumentohet statusi i tyre në bazë të vendimit gjyqësor. Kjo, sipas...
Selam alejkum mirmengjes ju pershendesim me nje fjale te Kryeministrit Turke per Shtetin e Kosoves drejtuar Serbis.... Rexheb Taip Erdoan - kryeministri turk, në Parlamentin Europian tha: "Shteti Serb duhet ta harrojë Kosovën dhe sa më parë të mendojë për të ardhmen, në Inkuadrimet Evropiane, Çështja e Kosovës është e mbyllur; Kosova është shtet! Gjithashtu Serbia duhet ta dijë se mendimi i tyre që 'Kosova ështe pjesë e Serbisë' është një...
Qindra qytetarë zhvilluan një marshim-protestë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, për të protestuar kundër qëndrimit të ministres së Brendshme maqedonase Jankullovska dhe ministrit të Brendshem serb Ivica Daçiç, ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
Sarkozi ish presidenti i Francës nuk ka gjetur koment tjeter për te arsyetuar dështimin e tij,në menaxhimin e punëve të brendshme te Francës dhe të jashtme, perveq Vellezerve Musliman. Deshtimet e tij quan në fitore rivalin e tij te majt Holand. Sarkozi hodhi akuza ndaj Dr Tarik Ramadan, nipit të themeluesit të Vëllezërve Musliman si shkaktarë të uljes se popullaritetit te tij, si dhe thirrjeve te tij qe të mos votohet...
Komuniteti Shqiptaro - Amerikan (KSHA) dhe shoqata të tjerë shqiptaro -amerikane në shtetet e Illinionist, Uiskonsit dhe shtetet përreth kanë përshëndetur dhe janë vënë në dispozicion të thirrjes së Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane (LQSHA) të Joe DioGuardit, për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura të shqiptarëve karshi fushatës sistematike serbe dhe asaj maqedonase kundër shqiptarëve.
IHSANOLLU: ARMIQTË E ISLAMIT SHFRYTËZOJNË LIRINË E KOMUNIKIMIT Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanollu, tha se ksenofobia në botë po rritet çdo ditë e më shumë dhe është e domosdoshme hedhja e hapave efektivë në arenën ndërkombëtare kundër islamofobisë.
Përditësuar më 05.05.2012 11:36:17 UTC Në deklaratën që bëri lidhur me këtë çështje Ihsanollu u ndal edhe në grupet radikale ndërsa tha: "Këto grupe përmes...
"Levizja Shqiperia e Re" organizon ne bashkpunim me organizaten "Zgjohu Shqiptar" , diten e Hene date 7 Maj 2012, proteste duke marshuar paqesisht pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit perballe Ambasades Serbe, deri ne Rrugen e Kavajes, perballe Ambasades Maqedonase. Ju Bejme thirrje te gjithe qytetareve te Tiranes dhe gjthe Shqiperise te behen pjese e Marshimit te te Madh te 7 Majit...
Ku është Haki Haziri 29 vjeçar nga Shutka? Nga 1 maj kur është arrestuar në aksionin policor ‘Monstrum’ atij i humbet çdo gjurmë. Familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij. Ata janë të shqetësuar për fatin e tij dhe dyshojnë se policia i ka humbur djalin e tyre 29 vjeçar Haki Hazirin. Dje familjarët edhe pse kanë pritur ai të nxirret para gjykatësit hetuese në Shkup, një gjë e tillë nuk ka ndodhur . Avokatëve i është thënë se ai nuk është në mesin e atyre...
Portali Globisot.org ka demantuar lajmin e marrë nga portali altime lidhur me kërcënimin që ka bërë kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për shpërbërje të Maqedonisë dhe të gjithë Ballkanit, nëse nuk merren parasysh të drejtat e shqiptarëve, duke thënë se deklarata, në të cilën citohej kryeministri turk, nuk ishte e vërtetë dhe se Turqia vazhdon të ndjek politikë konstruktive me vendet e Ballkanit.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe të gjithë Ballkanit, nëse nuk merren parasysh të drejtat e shqiptarëve.
Në një intervistë për kanalin shtetëror turk Erdogan është shprehur se Turqia do të mbështesë vëllezërit shqiptarë nëse do të jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, transmeton portali Globisot.
Ai po ashtu shtoi se populli shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin...
Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë shprehur kritika ndaj protestës së të premtes në Shkup, e cila ka marrë ngjyrime fetare, sesa etnike dhe kombëtare të shqiptarëve.
Një zyrtar i lartë i Qeverisë Shqiptare i tha agjencisë së lajmeve INA se përshëndesin format e tilla të shprehjes së protestës dhe revoltës përmes protestave demokratike, por jo inflirtimi i elementeve fetare.
Punoja si roje në një fabrikë të qytetit të Taifit, dhe më erdhi një letër nga Pakistani se nëna ime ishte në rrezik për jetë, dhe dëtyrimisht duhej ta bënte një nderhyrje kirurgjike për transplantimin e veshkës, që kushtonte 7000 rijal të Saudisë.
Unë nuk kisha para të gatshme, pos 1000 rijal dhe nuk gjeja dikë që t’më ndihmoj. Kërkova nga udhëheqësit e fabrikës të më ndihmojnë, por ata refuzuan.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanollu, tha se ksenofobia në botë po rritet çdo ditë e më shumë dhe është e domosdoshme hedhja e hapave efektivë në arenën ndërkombëtare kundër islamofobisë.
Në deklaratën që bëri lidhur me këtë çështje Ihsanollu u ndal edhe në grupet radikale ndërsa tha: “Këto grupe përmes veprimeve të gabuara që bëjnë prezantojnë fotografinë e gabuar në Islamit”.
Protesta ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë në drejtim të ndryshme, pas qëndrimit dhe brohoritjeve disa minutëshe pranë komunës së Çairit.
Pranë komunë së Çairit ka qenë vetëm qindra protestuesit, një pjesë e të cilëve kanë gjuajtur gurë në drejtim të godinës së komunës. Nuk ka pasur prani të shtuar policore, përvec disa policëve të rregullt që kanë ndjekur protestën.
15:06 - Protestuesit janë larguar nga Qeveria në drejtim të Bit...
Pamje ekskluzive nga INA nga bastisjet në Bujanoc, rrëfimet e familjarëve (VIDEO)
Agjencia e lajmeve INA sjellë pamje ekskluzive nga arrestimet e sotme në Bujanoc, Tërnoc dhe Breznicë.
Në video - pamjet e agjencisë së lajmeve INA shihet dhuna e ushtruar e xhandarmerisë serbe nëpër shtëpitë e shqiptarëve të arrestuar. Gjithashtu familjarët flasin për ndërhyrjen e dhunshme të policisë dhe terrorin e ushtruar. [youtube]
Shpërndahet protesta kundër arrestimeve të shqiptarëve
(E Plotësuar) Protesta ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë në drejtim të ndryshme, pas qëndrimit dhe brohoritjeve disa minutëshe pranë komunës së Çairit.
Protesta ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë në drejtim të ndryshme, pas qëndrimit dhe brohoritjeve disa minutëshe pranë komunës së Çairit.
Pranë komunë së Çairit ka qenë vetëm qindra protestuesit, një pjesë...
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, u ka thënë gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”.
Në një takim me gazetarët, Daçiq ka thënë se aksioni i xhandarmërisë serbe realizohet me urdhëresën e Prokurorisë për krime lufte.
Dy nga tetë personat janë arrestuar se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim...
Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Klubi Demokratik kanë reaguar ndaj aksionit të koduar “Monstër” gjatë të cilit u arrestuan 20 të dyshuar, mes tyre edhe shtatë femra.
“Aksioni masovik policor i mëngjesit të 1 majit, gjatë të cilit sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë arrestuar aktorët e vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovcit, për fat të keq, u shoqërua me një...
Deri pasdite ka mbërritur në 13 numri i personave që janë liruar pas skadimit të afatit 48 orësh të paraburgimit.
Deri pasdite ka mbërritur në 13 numri i personave që janë liruar pas skadimit të afatit 48 orësh të paraburgimit.
Avokati mbrojtës Naser Raufi deklaroi për INA se tashmë kanë mbetur në paraburgim vetëm 3 të akuzuarit e drejtpërdrejt për vrasjen e pesëfishtë si dhe 4 persona...
Një traget i mbipopulluara është ndarë në dysh dhe është fundosur gjatë një stuhie të ashpër në verilindje të Indisë, duke lënë të paktën 103 të vdekur dhe shumë të humbur. Kishte gra dhe fëmijë në mesin e pasagjerëve në traget, i cili u fundosë duke kaluar lumin Brahmaputra në Assam. Fati i rreth 100 të tjerëve nuk dihet , agjencia e lajmeve AFP njoftoi se rreth 150 persona u shpëtuan. Trageti ishte nisur nga Dhubri në drejtim të Fakirganjit,...
Madrid, 1 maj – Lojtari i Real Madridit, francezi Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për të ndërtuar një xhami në Lyon, shkruan portali sportin.ba.
Xhamia do të kushtojë gjashtë milionë euro, ndërsa Benzema dhuroi gjysmën e shumës së kërkuar.
Xhamia do të ndërtohet në komunën e Bronit, ku prindërit e Benzemas jetojnë dhe në të cilin qytet është rritur francezi si lojtar.
Benzema u lind në shtetin francez, por gjyshi i tij ishte algjerian, i cili në...
Pastori amerikan Terry Jones, përpara një grupi prej 20 personash, ka vendosur të djegë sërish një kopie të Kuranit dhe një portret të profetit Muhamed.
Objektivi i tij është të sigurojë lirimin e Youcef Nadarkhani, një pastor i krishter i dënuar me vdekje në Iran, por efekti i veprimit të tij mund të jetë komplet tjetër.
Pamjet e djegies së librit të shenjtë islamik dhe ajo e portretit të profetit janë xhiruar nga një telefon...
Demonstruesit në Egjipt u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro për të thirrur për dhënieje fund sundimit ushtarak, një i vrarë dhe dhjetëra te plagosur.
Demonstruesit në Egjipt u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro për të thirrur për dhënieje fund sundimit ushtarak, gjatë protestave mbet i vrarë një protestues dhe u plagosën 30 të tjerë, tha një zyrtarë i sigurimit të dielën. Ndërkohë, më shumë...
Një tru i pajetë i një gruaje është larguar nga lumi Shkumbin në Tetovë. Sipas policisë, gruaja e pajetë ishte parë në pjesën e epërme të lumit nga qyteti, kurse trupi është larguar nga lumi nga kalimtarë të rastit në afërsi të Klinikës së qytetit në Tetovë.
Hetim është duke bërë policia e Tetovës, kurse gjykatësi hetues është në vendin e ngjarjes, kurse tani për tani nuk ka informacione për rrethanat se si kjo grua është gjetur...
Bashkia e Tiranës ka publikuar rregulloren e re për organizimin, funksionimin dhe ndarjen e detyrave e përgjegjësive në aparatin e Bashkisë e cila vendos kritere për veshjen dhe kodin e etikës që punonjësit duhet të përmbushin gjatë orarit të punës.
Neni 16 i rregullores mbi etikën dhe kodin e veshjeve të punonjësve, përcakton se punonjësit duhet të paraqiten çdo ditë në ambientet e punës me kostume e kravata.
Edhe vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, të cilët janë shpresa e fundit për të parandaluar dhunën në Siri, nuk ia dolën të ndalin gjakderdhjen në këtë vend.
Në raportin e tyre të publikuar vëzhguesit njoftuan se marrëveshja e armëpushimit mbeti vetëm në letër.
Ndërsa udhëheqja e Esadit duke reaguar ndaj deklaratave të vëzhguesve dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon tha se këto kritika vetëm se inkurajojnë...
Gjatë fjalës së tij para parlamentit turk, ministri i jashtëm Ahmed Dautoglu është shprehur se Turqia do të vazhdojë të menaxhojë valën e ndryshimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ai tha se shtetet që preferojnë diktaturat, kurrë nuk do e perceptojnë dot qëndrimin mbështetës të Turqisë ndaj popullit sirian. Ai shtoi:”U bëj thirrje atyre që e kritikojnë qëndrimin tonë ndaj Sirisë, të shkojnë në kryeqytetet e vendeve...
Kandidati presidencial i Francës, Franso Holland, tha se nuk do të shfuqizonte ndalesën e mbulimit të plotë të fytyrës në publik, nëse do të zgjidhej në postin e presidentit.
Ligji,për të cilin kritikët thonë se stigmatizon gratë myslimane ka hyrë në fuqi gjatë presidencës së Nikolas Sarkozi.
Socialisti Holland dhe i djathti Sarkozi do të përballen në balotazhin e 6 majit, për zgjedhje në krye të Francës.
Kush qëndron pas vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit, zyrtarisht ende nuk dihet, por a janë strukturat të caktuara serbe ato që planifikuan vrasjen e pesëfishtë në Shkup, është kjo dilemë që hapet pas marrjes në shqyrtim të stenogrameve nga fjalimi i deputetit partisë progresive serbe, Dragisha Miletiq në seancën e datës 9 mars të Komitetit të marrëdhenie mes bashkësive entike. Alsat M ka arritur të sigurojë këtë stenogram...
Pas Francës, edhe Turqia kërcënoi të enjten Sirinë me përdorimin e forcës, nëse një zgjidhje për krizën në vend nuk do të gjendet së shpejti.
Ditën e mërkurë, Ministri i Jashtëm i Francës, Alain Juppe, tha për herë të parë se “forca ndërkombëtare është një opsion”, për të detyruar qeverinë e Bashar al-Assad që të tërhiqet nga masakrat që realizon ndaj civilëve.
Udhëheqësi i delegacionit, Amar Abduhamid, aktivist pro-demokracisë, tha se nëse opozita do të qeverisë Sirinë, kjo e fundit shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Unë mendoj se pas takimit të sotëm dhe kësaj vizite, si dhe duke u bazuar në bashkëpunimin tonë, i cili vetëm ka filluar, (njohja e pavarësisë së Kosovës) do të jetë numër një në agjendën tonë".
Gjakderdhja e vazhdueshme në 11 ditët në një “armëpushim” ka ngjallur kritika nga aktivistët e opozitës për misionin e OKB-s.
Trupat siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në qytetin e Hamas, thonë aktivistët, Brukseli dhe Uashingtoni vendosën sanksione të reja ndaj qeveris siriane.
Forcat qeveritare sulmuan lagjen Arbeen duke vrarë 28 civilë, than Observatorët Sirian për të Drejtat...
Një raport i Amnesty International thotë se myslimanëve në vendet evropiane në vazhdimësi iu mohohen mundësitë e punësimit dhe të arsimimit, për shkak të diskriminimit të gjerë kulturor dhe fetar kundër tyre.
Raporti i quajtur “Zgjidhja dhe Paragjykimi: Diskriminimi kundër myslimanëve në Evropë”, shqyrton jetën e myslimanëve në Zvicër, Francë, Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.
Në të thuhet se individët, të cilët mbajnë veshje...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturë së Muamer Zukorlic’it për President të Serbisë.
“Ne do të votojmë për Muamer Zukorlic si kandidat për President të Serbisë, meqë duket një personalitet interesant dhe kandidat më serioz i cili ka qenë i interesuar gjithnjë për zgjidhje e problemeve - jo vetëm në Sanxhak, por edhe në Luginën e Preshevës. Angazhim...
Forumi Rinor Islam reagon ashpër ndaj lajmeve të fundit të publikuara në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një hoteli grek në vendin ku ka qenë xhamia Burmali.
"Këtë rast, ne si organizatë e cilësojmë si një provokim të radhës dhe mospërfillje të vullnetit dhe dëshirës së popullatës muslimane në Republikën e Maqedonisë, por edhe vendim i gabuar në një periudhë ku marrëdhëniet ndërmjet bashkësive që jetojnë në Maqedoni nuk janë në...
Vëzhguesit e armëpushimit në Siri nga Kombet e Bashkuara po e vizitojnë sot qytetin Homs, që ishte njëra nga qendrat e kundërshtimit të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Zyrtarët në Homs thanë se ekipi i OKB-së prej 7 vëzhguesve është takuar me guvernatorin e qytetit, para fillimit të vizitës.
Aktivistët thonë se luftimet dhe hedhja e predhave nga ana e trupave qeveritare janë ndalur, ndërsa ushtria i ka fshehur tanket para...
Ndërsa nga Siria vijnë raportime shqetësuese të vëzhguesve ndërkombëtare se nuk po respektohet armëpushimi dhe gjakderdhja po vijon, një sjellje krejt kontroverse vjen nga njeriu që orkestron ofensivën ndaj grupeve opozitare. Presidenti sirian Bashar al Assad dhe bashkëshortja e tij Asma, kanë qenë në një qendër për shpërndarjen e ndihmave në Damask, duke paketuar ushqime, veshmbathje dhe medikamente, për ironi të fatit, pikërisht për njerëzit...
Volker Kauder njëri prej personave të afërt me Kancelarën gjermane, Angela Merkel, deklaroi se islami nuk ka vend në Gjermani.
Vazhdon të rritet islamofobia në Evropë. Volker Kauder njëri prej personave të afërt me Kancelarën gjermane, Angela Merkel, deklaroi se islami nuk ka vend në Gjermani.
Kauder që është edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokristiane në pushtet në një deklaratë...
Në një spital në Falluxha nuk mund të jepen kurrfarë statistikash për fëmijët e lindur me deformime, por numri thuhet se është i madh. Siç shkruan gazetari Karlos Zurutuza për ipsnews.net, prindërit nuk duan të flasin për këtë problem.
E premte 20 Prill 2012 18:26
"Familjet i varrosnin fëmijët e tyre të porsalindur pasi ju vdesin, pa i thënë askujt asgjë. Për ta kjo është shumë e turpshme", ka...
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë që në vendin e Burmali Xhamisë në sheshin e Shkupit të ngritet objekti i ish-shtëpisë së oficerëve, të ndërtuar gjatë periudhës së mbretërisë serbe, informon agjencia e lajmeve INA.
“Mbrëmë me keqardhje dhe habi të madhe morëm informatën përmes mediumeve elektronike se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Komuna...