Temat |
---|
Shko tek faqja : 1 ... 18 ... 33, 34, 35, 36 |
Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe i Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan situatën në vend e cilësoi si shumë kritike dhe tërhoqi vëmendjen në brishtësinë e armëpushimit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes paraprake mes Kombeve të Bashkuara dhe Sirisë në lidhje me vëzhguesit, OKB-ja rriti numrin e vëzhguesve në këtë vend. Kombet e Bashkuara njoftuan se deri më tani në Siri gjenden... |
Në vazhdimin e gjykimit ndaj terroristit norvegjez Anders Breivik, ai ka thënë se formimi i tij i tillë është falë inspirimit nga Serbia. Gazeta britanike The Guardian raporton sesi ai ka udhëtuar disa herë në Liberi për të takuar një kriminel serb, që norvegjezi e konsideronte hero.
“Identiteti im, në njëfarë forme, është importuar nga Serbia. Serbët kanë luftuar dhe kanë vdekur gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Ata... |
Komisioni për mbikëqyrjen e zgjedhjeve presidenciale egjiptiane ka mbështetur vendimet që skualifikoi 10 kandidatët nga gara
Komisioni për mbikëqyrjen e zgjedhjeve presidenciale egjiptiane ka mbështetur vendimet që skualifikoi 10 kandidatët nga gara ,shefin e spiunimit të Hosni Mubarakut Omar Sulejman , predikuesin Selefi Hazem Salah Abu Ismaili, Khairat al-Shater nga Vëllazëria Myslimane u konfirmua të martën. |
Gjatë pasdites dhe në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ka vazhduar të jetë e tensionuar situata në lagjen e Radishanit, raporton Alsat-m. Rreth 20 të rinj maqedonas vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën që çon drejtë fshatit Luboten ndërsa raportohet t’i është vënë flaka edhe një objekti të pronarit shqiptar në këtë lagje. Policia në një rast, gjithnjë sipas mediumit të njëjtë, ka penguar të vijë edhe deri tek kontakti i drejtpërdrejt... |
|
Paneli zgjedhor përjashton 10 kandidatët presidencial, duke përfshirë edhe kandidatin e Vëllazëris Muslimane
Farouk Sultan, kreu suprem i komisionit të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, ka thënë të shtunën se janë përjashtuar nga lista kandidatët: ish shefi i spiunimit të Hosni Mubarakut Omar Sulejmani, strategu i vëllazërisë myslimane Khairat el-Shater , Hazem Ebu Ismail etj. Ai nuk pranoi të japë detaje mbi arsyet për shkualifikimin... |
Nga takimi që Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, pati me Mbretin e Arabisë Saudite Abdullah Bin Abdylaziz Al Suud, doli vendimi për konsensus.
Të dy liderët u shprehën më fjalët: "Transformimi demokratik në Siri duhet të jetë i menjëhershëm dhe realizohet me butësi sipas dëshirës së popullit".
Lidhur me takimin që zgjati 3 orë, nga Kryeministria Turke është bërë edhe një deklaratë. |
Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara po shqyrton mundësinë e dërgimit të vëzhguesve, disa persona u qëlluan për vdekje gjatë protestave të së premtes në Siri.
Forcat e sigurisë goditën në ajër për të shpërndarë turmat në disa zona të vendit, por disa prej protestuesve nuk i shpëtuan shënjestrës së armëve.
Protestat e së premtes u cilësuan si testi më i madh për armëpushimin, që nisi të zbatohej prej mëngjesit të... |
Përleshje ndërmjet forcave besnike të presidentit sirian, Bashar al-Asad, dhe luftëtarëve rebelë kanë shpërthyer të premten pranë kufirit me Turqinë.
Aktivistët thonë se luftimet kanë zënë vend në fshatin Kherbet Joz, që kufizohet me shtetin turk.
Luftimet duket të jenë shkelja e parë serioze e armëpushimit që ka hyrë në fuqi të enjten, për t’i dhënë fund dhunës që ushtron regjimi ndaj protestuesve antiqeveritarë... |
Kajro - Parlamenti Egjiptian ka kaluar një ligj i cili nuk lejon që zyrtarët e lartë të epokës së Mubarakut të kandidojnë për President të Republikës në zgjedhjet që do të zhvillohen në maj. Kjo do të thotë se ish-zv/Presidenti i Egjiptit, Omar Suleiman, nuk do të lejohet të vazhdojë garën për t’u bërë President i vendit.
Por, ligji vjen në fuqi vetëm nëse miratohet nga Këshilli i Lartë Ushtarak që mori drejtimin e vendit vitin... |
Kryeministri turk, Rexhep Tayyip Erdoan theksoi se Damasku nuk po respektonte armëpushimin e parashikuar nga plani për daljen nga kriza e të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Annan dhe i kërkoi regjimit të presidentit, Bashar al-Assad tërheqjen e tankeve nga qytetet siriane.
"Ka një plan prej gjashtë pikash. A është aplikuar ai? Nuk jam i mendimit se ai është aplikuar'', deklaroi Erdogan lnë një konferencë shtypi para se të... |
Udhëheqësit botërorë i kanë bërë thirrje Damaskut të zbatojë tërësisht planin për paqe, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe ai i Francës, Nikolas Sarkozi, kanë thënë se Siria duhet të respektojë angazhimin e saj për planin gjashtë-pikësh të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.
Gjatë bisedës telefonike, ata janë dakorduar për intensifikimin e përpjekjeve për t’i dhënë... |
Në Siri thuhet se vazhdon armëpushimi i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, ndonëse, disa orë pas hyrjes në fuqi, janë raportuar disa shkelje.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad kanë qëlluar për vdekje një civil në provincën Hama.
Burimet e njëjta thonë se dy njerëz të tjerë janë vrarë kur ushtria ka hapur zjarr ndaj protestuesve antiqeveritarë në verilindje të Damaskut.
|
Qeveria siriane kërkon “garanci të shkruara” nga opozita, përpara se të përmbushë kushtet e saj të armëpushimit, që parashikon tërheqjen e trupave ushtarake nga qëndrat e banuara përpara 10 prillit.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Sirisë vjen vetëm 48 orë përpara skadimit të afatit zyrtar. “I dërguari i paqes, Kofi Annan, nuk ka mundur të paraqesë ende të gjitha garancitë dhe pranimin e këtij plani prej... |
Në periferi të Shkupit janë regjistruar grafite të reja antishqiptare me porosinë “Vdekje për shqiptarët”.
Grafitet e tilla janë shkruar në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën kryesore që lidh fshatrat e banuara me shqiptarë të zonës së Karshiakës. Grafite të tjera janë edhe në brendi të lagjes, në muret përballë shkollës së mesme dhe lokalitete tjera.
Autoritetet e MPB-së kanë theksuar se do të regjistrojnë rastin në terren... |
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një intervistë për televizionin turk TRT është shprehur se homologu i tij Taip Erdogan është lideri më reformues i Turqisë, pas Ataturkut.
Berisha ka theksuar se falë kryeministrit Erdoan, Turqia ka hyrë në listën e vendeve lidere të botës.
Kreu i qeverisë gjithashtu ka theksuar se Turqia ka bërë çdo gjë për anëtarësim në BE duke realizuar reforma të mëdha dhe se ajo... |
Këngëtari britanik me famë botërore, Sami Yusuf, i ftuar në programin e shtatë festiv “Profeti Muhamed, organizuar nga Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me fondacionin arsimor e kulturor “SEMA” dhe Universiteti BEDER, u prit sot, në një takim nga Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që priste një artist të dashur për publikun... |
Myftiu i Serbisë, Muamer Zukorliç ka njoftuar sot se do të kandidohet për Kryetar të Serbisë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin maj.
“Kandidimi im është bazuar në besimin se shteti dhe shoqëria janë në buzë të dështimit dhe unë do të ofroj një program autentik për shpëtim e që është i pranueshëm për të gjithë qytetarët e Serbisë”, deklaroi myftiu Zukorliç në një konferencë për media në Novi Pazar.
Më datën... |
Shërbimi diplomatik turk është i gatshëm të ofrojë shërbime konsullore për qytetarët shqiptarë, në ato vende ku nuk ka ambasada shqiptare.
Kjo nismë i është bërë e ditur Kryeministrit Sali Berisha gjatë takimit me me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoğlu gjatë mëngjesit të sotëm.
“Ministri Davutoğlu i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më... |
Suada Dilberoviç dhe Olga Suciç u qëlluan më 5 prill 1992 ndërkohë që merrnin pjesë në një protestë që bënte thirrje për zgjidhjen paqësore të çështjes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.
Këto vrasje shënuan fillimin e një konflikti të përgjakshëm që la të vdekur mbi 200 mijë persona dhe detyroi largmin e mbi 1,8 milion njerëzve nga shtëpitë e tyre.
Pas 20 vjetësh, një pllakë përkujtimore prej guri... |
Shifra u publikua pasi kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon, paralajmëroi për një përshkallëzim të krizës. Kjo është dyndja më e madhe që prej fillimit të konfliktit përpara më shumë se një viti, ndërsa bilanci asnjëherë nuk i kishte kaluar një mijë të shpërngulur në ditë. Sipas emigrantëve, të cilët janë sistemuar në kampe provizore të ngritura pranë kufirit, me mijëra të tjerë janë nisur dhe pritet të kalojnë kufirin brenda... |
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në përfundim të ditës së parë të vizitës në Turqi ka zhvilluar një takim me homologun e tij Taip Erdogan. Ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit kokë më kokë, që u pasua me takimi mes dy delegacioneve qeveritare, turk dhe atij shqiptar ku mes dy vendeve u nënshkruar dy marrëveshje.
Në fjalën e tij, Erdogan u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë vëllazërore... |
Forcat siriane kanë ndërmarrë operacione të reja ushtarake vetëm pak orë pasi qeveria tha se kishte filluar tërheqjen e trupave nga disa qytete, në përputhje me planin ndërkombëtar për armepushim.
Aktivistët thanë sot se tanket dhe artileria po godisnin disa qytete e fshatra. Ata thanë se operacionet po zhvilloheshin nga kufiri me Turqinë në veri-lindje të vendit deri në Daraa në jug të Sirisë.
|
Turqia e cila ka shënuar një avancim të dukshëm në luftën kundër cigares, po përgatitet edhe për luftën kundër alkoolit, një prej arsyeve të rëndësishme të sëmundjes së kancerit.
Ministria e Shëndetësisë, për këtë, i ka bërë thirrje bashkëpunimi edhe Organizatës Botërore të Shëndetit. |
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi Këshillin e Sigurimit në OKB si mbështetës indirekt të shtypjes që regjimi i Bashar al-Assad është duke realizuar ndaj kundërshtarëve të tij. Erdogan u shpreh se Këshilli i Sigurimit ështyë duke qëndruar “duarkryq”, ndërsa sirianët janë duke u masakruar në mënyrë të përditshme. Rusia lajmëroi gjatë ditës... |
Universiteti i Fayoumit në Egjipt, ka organizuar simpoziumin me titull “Kosova midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, në të cilin ka marrë pjesë edhe Beqir Ismaili, këshilltar i Jashtëm i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Fillimit të punimeve të këtij simpoziumi i ka paraprirë shfaqja e një dokumentari për Kosovën. Më pas pjesëmarrësit në këtë simpozium kanë theksuar marrëdhëniet e mira midis dy popujve dhe i kanë... |
Një ekip i Kombeve të bashkuara pritet të arrijë në Damask brenda 48 orësh për të diskutuar zbarkimin e vëzhguesve të armë-pushimit në Siri.
E marte 3 Prill 2012 18:46
Si pjesë e një plani paqësor, të propozuar nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Aarabe, Kofi Anan, rreth 250 vëzhgues të Kombeve të Bashkuara do të vendosen në Siri në kuadër të një misioni monitories.
Por, zbarkimi i tyre ende kërkon miratimin nëpërmjet një rezolute... |
Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutollu, tha se tensioni në Siri mund të ndikojë të gjithë fqinjët.
Në një intervistë për shërbimin në turqisht të kanalit televiziv Euronews me seli në Lion, Davutollu tha se zgjatimet e krizës në Siri nuk mund të shkaktojnë shqetësime vetëm për Turqinë, por për të gjithë rajonin.
"Siria ka një pozicion gjeopolitik shumë kritik. Ajo është në ndërveprim të afërt me të gjitha vendet fqinje. Është një fqinjët... |
I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe Kofi Anan ka njoftuar se Damasku është pajtuar që 10 prilli të jetë afati i fundit për nisjen e zbatimit të planit gjashtëpikësh të paqes.
Plani bën thirrje për një armëpushim të të gjitha palëve të mbikëqyrur nga OKB-ja, tërheqjen e ushtarëve dhe amratimit të rëndë nga qytetet, dhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Anan ka raportuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në... |
Në bankat islame nuk financohen industritë e duhanit, alkoolit, pornografisë, prostitucionit, lojërave të fatit dhe të gjithë ato që nuk janë hallall, apo çka janë të ndaluar.
Në Kroaci së shpejti pritet të filloj punën banka islame e cila vepron pa ndonjë interes
Këtë lajm e bënë të ditur dr. Shukri Ramiç, anëtar i Bordit të Sheriatit të Bankës së parë islame në Evropë - Bosna Bank International (BBI).
|
Gjykata e Serbisë ka liruar sot dy policët kosovarë, të cilët ishin arrestuar dy ditë më parë në kufirin Kosovë-Serbi. Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili pohoi se policët Kosovarë të arrestuar dy ditë më parë, janë liruar sot nga gjykata serbe dhe se ata tani më i janë dorëzuar EULEX-it. “Gjykata serbe i ka liruar policët kosovarë dhe se tani më ata i janë dorëzuar EULEX-it dhe se ata pritet të arrijnë... |
Avokatja e 15 vjeçarit Isein Berisha, i ekzekutuar një vit më parë në Çarshi të Vjetër të Shkupit, me një plumb në kokë, thotë se nuk pajtohet me vendimin e Prokurorisë Publike për të hequr dorë nga përndjekja penale e vrasësit Zhivko Kuzmanovski duke e shpallur de facto të pafajshëm. Procesin gjyqësor, të cilin e ëma e të vrarit e cilëson si skandaloz, siç mëson ALSAT-M e ka udhëhequr gjykatësi hetues, Ivica Stefanovski dhe gjykatësi Ognen Stavrev, të cilët për shkak... |
Vazhdojnë reagimet lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe një ditë më parë në Merdare. Policët po mbahen në paraburgim në qytetin e Kurshumlisë ndërsa autoritetet serbe deri më tani kanë injoruar të gjitha thirrjet për lirimin e menjëhershëm të tyre. Aktin e arrestimit, partitë në Kosovë vazhdojnë të quajnë agresion ndaj integritetit territorial të Kosovës pasi sipas tyre policët janë kidnapuar deri sa po kryenin obligimet e tyre në përputhje me detyrimet... |
Vëllazëria myslimane në Egjipt, që përbën pothuajse gjysmën e vendeve në parlament, kanë thënë se do të kandidojn me kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale, duke anuluar një vendim të mëparshëm për të mos marrur pjesë.
Një fitore e mundëshme nga kandidati i tyre strategu, kryetari i grupit dhe nënkryetari Khairat al-Shater , do t'i jepte lëvizjes një kontroll të fortë në të dy degët legjislative dhe ekzekutive të vendit.
Njoftimi erdhi të shtunën në një... |
Nuk është sekret se NATO një kohë të gjatë është duke e pritur Maqedoninë që ta zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, me qëllim që të bëhet anëtare e kësaj aleance. Vendosjen e kushtit që të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, Alianca veriatlantike e arsyeton me sjelljen e vendimeve në rrugë të konsensusit.
Nga ana tjetër, pozita e Maqedonisë karshi Samiti të NATO-s në Çikago është që të udhëheqë një ofanzivë diplomatike duke e shfrytëzuar... |
Pas miratimit të propozimit të Komunitetit Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së Re, tek Namazgjaja, Komisioni ka shqyrtuar propozimet, për mënyrën e projektimit të Xhamisë së Re, bëri të ditur sot Bashkia e Tiranës në një njoftim shtypi.
Njoftimi thekson se anëtarët e komisionit për Xhaminë janë njohur fillimisht me të gjitha projektet e sjella në konkursin e zhvilluar rreth një vit më parë. Pasi kanë parë propozimet e studiove, Andreas Perea Ortega; Architecture... |
Kjo iniciative ne Kosove koordinohet nga Asociacioni per Kulture, Edukim dhe Arsim - AKEA dhe Shoqata Ekologjike "Eko Viciana" me vullnetaret e tyre dhe me mbeshtetjen morale te "Ambasadoreve te Ores se Tokes ne Kosove"
Grupet ekologjike në mbarë botën u kanë bërë thirrje njerëzve të marrin pjesë në fushatën “Ora e Tokës”, që mbahet të shtunën. Atyre u kërkohet të fikin dritat në shtëpitë apo bizneset e tyre nga ora 20:30 deri në 21:30... |
Grupe të së djathtës ekstreme nga e gjithë Evropa pritet të mblidhen sot në Danimarkë për një tubim anti-islamik.
Demonstrata është organizuar nga Liga Angleze e Mbrojtjes, e cila deklaron se në këtë mënyrë dëshiron të ndalojë atë që e ka quajtur “islamizimi i Evropës”, duke shpresuar se manifestimi në fjalë do të bëhet zanafillë e një lëvizjeje më të gjerë në mbarë kontinentin e vjetër. Aktivistë kundër racizmit janë të shqetësuar... |
Regjimi i instaluar para 42 vjetësh nga Hafez al Assad, babait të presidentit aktual, është bërë i pamëshirshëm. Të paktën edhe 31 persona kanë mbetur të vrarë të premten në rajone të ndryshme të Sirisë, si pasojë e represionit të kryer nga forcat besnike të presidentit Bashar al Assad.
Komitetet për të drejtat e njeriut njoftuan se 12 nga viktimat kanë vdekur në Dair az Zor, shtatë në Dara, nga tre në Alepo, Idlib dhe Homs, dy në Damask dhe një në Hama. |
208 metra katror dyqane me çmim prej 1500 euro për metër katror do të shes komuna e Tetovës. Nga kjo shitj Komuna do të arkëtojë të paktën 312 mijë euro që do të destinohen për rindërtimin e tubacionit nga Leshnica deri në Tetovë. Me 26 vota për dhe 4 kundër këshilltarët e miratuan edhe këtë pikë të rendit të ditës, por me vërejtje që çmimi fillestarë të jetë 1500 euro për metër katror dhe kryetari i këshillit, Irfan Emini të jetë anëtarë i Komisionit që do... |
Përleshjet kanë shpërthyer ndërmjet protestuesve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë në postbllokun e Qalandiya në rrethinat e Jeruzalemit, në demonstratat e 'Ditës së atdheut'.
Të paktën 121 njerëz janë plagosur në përleshjet që u zhvilluan kryesisht nga inhalimi i gazit lotsjellës, sipas burimeve mjekësore.
Katër punëtorë mjekësore janë raportuar të jenë qëlluar me plumba gome dhe një makine ju dha flaka.
|
[center] Në kthim nga vizita në Iran, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Lidhur me vlerësimet që janë bërë “për shtyrjen e takimit të Kryeministrit Rexhep Tajip me Presidentin e Iranit Mahmud Ahmedinexhad si një lëvizje politike të Iranit” Erdoan tha: “Një vlerësim të tillë unë e shikoj si qasje të gabuar. Pasi një njeri mund të mos jetë i disponueshëm, mund të jetë edhe i sëmurë”.
Pyetjes “A biseduat... |
UNICEF-i ka hartuar dhe botuar një raport ku kërkohet ndalimi i dëbimit të fëmijëve kosovarë nga vendet perëndimore. Shumë prej fëmijëve të dëbuar vuajnë nga traumatizimi, thuhet në studim.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (UNICEF) kërkon ndalimin e dëbimit të fëmijëve në Kosovë. Çdo rast i familjeve, të cilëve u skadon e drejta e qëndrimit të mëtejshëm në Gjermani... |
Në Turqi ka patur një rritje të madhe të numrit të refugjatëve që vijnë nga Siria, ndërsa intensifikohen sulmet e qeverisë siriane në lagje të provincës Idbil. Autoritetet turke po ndërtojnë dy kampe të reja dhe thonë se janë duke u përgatitur për ardhjen e një numri më të madh refugjatësh, në se Siria shket në një luftë të plotë civile.
Makinat e plehrave dhe rulat shkaktojnë... |
Zëri i shoqërisë ndërkombëtare po ngrihet gjithnjë e më shumë për t'i thënë "ndal" akteve të dhunës së regjimit të Bashar Al-Asadit ndaj popullit të Sirisë.
E enjte 29 Mars 2012 14:21
Në këtë kuadër më se kritik është Takimi i Miqve të Sirisë, që do të organizohet më 1 prill në Stamboll.
Përpara këtij takimi në Stamboll realizuan një mbledhje edhe opozitarët e udhëheqjes së Asadit, të cilët Këshillin Kombëtar të Sirisë e pranuan... |
Kriza në Siri është në agjendën e samitit të disa shteteve anëtare të Ligës Arabe, që mbahet sot në Bagdad të Irakut.
Raportohet se në samit do të mbështetet armëpushimi ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe grupeve opozitare, por nuk pritet që presidentit Bashar al-Asad t’i bëhet thirrje për tërheqje nga ky post.
Siria, e cila ishte suspenduar nga anëtarësimi në Ligën Arabe, për shkak të konfliktit që po zgjat... |
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, myslimanët e disa shteteve atje, po mundohen të kenë një rol aktiv duke u bashkuar dhe votuar si një bllok i vetëm.
Kjo ishte përmbledhja e një studimi të përgtitur nga Institucioni i Politikave Sociale dhe Mirëkuptimit me qendër në Uashington. Daniel Hamel, një nga pjesëmarrësit në studim, thotë se nëse myslimanët arrijnë të votojnë në bllok mund të kenë ndikim të madh në zgjedhjet... |
Izraeli deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me Këshillin për të Drejtat të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, dënoi vendimin e Këshillit për të Drejtat të Njeriut për të dërguar në rajon një ekip për të kontrolluar vendbanimet çifute.
Izraeli deklaroi se ka marr vendim të mos lejoj hyrjen e ekipit të Këshillit në Bregun Perëndimor.
Ndërsa Këshilli shprehu... |
Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadiç nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor. Kabineti i presidentit serb ka përgënjeshtruar lajmin duke nënvizuar se nuk do të ketë asnjëlloj takimi të paralajmëruar nga mediat kosovare. “Përjashtohet çdo mundësi që presidentit Tadic të takojë Thaçin”,-thuhet në njoftimni e presidencës serbë. Refuzimi serb vjen për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe... |
Ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se Beogradi nuk ka hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Kosovë, pas përgjigjjes negative nga ana e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i njohur me shkurtesën UNMIK. “Do t’i vazhdojmë bisedimet me Misionin e Kombeve të Bashkuara, me OSBE-në, me të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurojmë mbajtje pa... |
|