Temat |
---|
Shko tek faqja : 1 ... 15 ... 26, 27, 28 ... 31 ... 36 |
Ushtria çlirimtare, me hapa të sigurt po përparon, thuajse në të gjitha fushat strategjike luftarake.
Në këtë foto, shihen ushtarë të forcave të regjimit të zënë rob, nga duart e luftëtarëve opozitar, që një skenë e tillë po bëhet e shpeshë kohëve të fundit.
\Mesazhi\Sh.Hulaj |
- Cito :
- Papa Benedikti i XVI “sfidon” festimet tradicionale të Krishtlindjeve me hulmutimet e botuara në librin “Jezusi i Nazaretit – Fëmijëria”.
Kalendari kristian është i bazuar në dorëshkrimet e një prifti të shekullit të gjashtë, që sipas Papës, ka bërë një gabim me vite në përllogaritjen e datës së saktë të lindjes së Krishtit.
|
- Cito :
- Gjithsej 69 sirianë, mes të cilëve 7 kolonelë, 5 nënkolonelë, 3 majorë, 5 kapitenë, 3 togerë dhe ushtarë bashkë me familjet e tyre, janë strehuar në Turqi.
Ushtarakët janë arratisur nga ushtria siriane për shkak të ngjarjeve që po kalon vendin dhe erdhën afër fshatit kufitar Bykylmez, i varur nga nënprefektura Rejhanllë, prefektura... |
- Cito :
- Një palestinez është vrarë dhe 10 adoleshentë janë plagosur nga ushtarët izraelitë
Një i rritur është vrarë dhe 10 janë plagosur nga ushtarët izraelit që ishin stacionuar në vijën kufitare midis Khan Younis, thanë burime mjekësore.
Dëshmitarët thanë se adoleshentët kanë hyrë në zonën e kontestuar e zonës që është 300m përgjatë gjithë rripit kufitar... |
[img] http://www.islamgjakova.net/uploads/200-150_1353498489.jpg[/img]
Në qytetin Nablus tëë Bregut Perëndimor, anëtarët e një grupi të kolonëve radikalë hebrenj ia kanë vënë zjarrin xhamisë Ribad
Zjarri përfshiu dyert dhe qilimat e xhamisë, por për fat të mirë, u shua para se ndërtesa të shkatërrohet plotësisht, njoftojnë mediat lokale.
Zyrtari i ngarkuar për dosjen e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, Dauglas Gassan, tha se "Kolonët... |
Fushata e arrestimeve masive të anëtarëve të Hamasit dhe Xhihadit islamik në Rripin e Gazas
Fushata filloi para armëpushimit dhe u shkallëzua që nga orët e hershme të shpalljes së marrëveshjes.
Forcat Izraelite në mëngjesin e të enjten, kanë filluar një fushatë të arrestimeve masive në të gjitha njësitë e Bregut Perëndimor, përfshirë më shumë se 55 palestinezë, dhe vjen në kohën kur nata e fundit në Rripin e Gazës ishte e qetë me arritjen e marrëveshjes... |
Siç po bëjnë shumë prej yjeve të futbollit dhe tifozëve nga e gjithë bota
Sulmuesi i Juventusit, Kiliani Vidal, ka dërguar mesazh për të gjithë botën, përmes profilit të tij personal në "Facebook", duke treguar përkrahjen e tij të madhe dhe simpatin për kauzën Palestineze, të ngjashme me atë që kanë bërë shumë yje të futbollit dhe klube europiane këto ditë.
Ai tha se me anë të mesazhit të tij: "Jo në Izrael, jo sionizmit, duam Palestinë të lirë... |
Me armëpushimin e arritur në Gaza pas një jave të luftës agresive ndaj saj, tash vëmendja botërore mund të i kthehet ngjarjeve të luftimëve të përgjakshme në Sirin fqinje.
Përderisa vëmendjet kthehen, ato do të gjejnë një konflikt i cili ka ndryshuar dinamikën. Luftëtarët opozitar të cilët tash po kontrollojn pjesën më të madhe të vendit, kanë filluar të marrin nën kontroll edhe qytetet e regjimit. Halepi është vetëm afër kapitullimit pasi që ushtarët çlirimtar kanë... |
Autoritetet e qytetit kanë hedhur poshtë plot 217 ankesa të drejtuara kundër ndërtimit të qendrës në fjalë Qyteti Wil në kantonin St.Gallen ka dhënë lejen për ndërtimin e një Qendre kulturore islame. Kundër planeve të Bashkësisë Islame Shqiptare për ngritjen e kësaj qendre kishte pasur kundërshtime të shumta nga banorët e qytetit dhe nga SVP. Duke dhënë lejen për ndërtim, autoritetet e qytetit kanë hedhur poshtë plot 217 ankesa të drejtuara kundër ndërtimit të qendrës... |
Të paktën 25 persona janë vrarë, nga zjarri i forcave të regjimit Sirian, në fluksin e protestave që kanë përfshirë qytetet Siriane nën sloganin “Të bashkohemi në përkrahje të Koalicionit Kombëtar”. Ndërsa ushtria qeveritare po vazhdon sulmet e saja nga ajri dhe toka, në zonat Siriane në përleshje me ushtrinë çlirimtare.
Rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri, thotë se sot shumica e të vrarëve janë në Damask, Hums dhe Dira.
Protestuesit, dolën për të... |
Hamasi ka bombarduar godinën e parlamentit izraelit në Jeruzalem me raketa me rreze të gjatë veprimi
Krahu ushtarak i Hamasit në një komunikatë për media e leshuar sot paradite, konfirmoi se është përdorur një raketë me rreze të gjatë për bombardimin e selisë se parlamentit "Knesset" në qytetin e pushtuar të Jerusalemit, e cila është rreth tetëdhjetë kilometra nga Rripi i Gazës.
Rezistenca palestineze me në krye Hamasin ka arritur që të... |
Netanjahu njoftoi se ushtria izraelite do të zgjerojë operacionet e saj ushtarake në Rripin e Gazës
Hamasi njoftoi në një konferencë për shtyp të enjten se Izraeli kishte filluar tashmë luftën në Gaza e cila nuk ka vendim për t'i dhënë fund asaj. Dhe kërkoi të ndalojë koordinimin e sigurisë mes Autoritetit Palestinez dhe Izraelit, dhe u kërkoi vendeve arabe dhe islamike për të ndjekur shembullin e Egjiptit, i cili ka marrë një vendim për ta tërhequr ambasadorin... |
Drejtori i sigurimit publik Jordanez, njofton për vdekjen e një protestuesi në Irbid në mbrëmjen e vonshme të së mërkures që lamë në veri të vendit. Kjo ndodhi në ditën e dytë, të demonstratave në shenjë proteste kundër vendimeve të rritjes së çmimeve të karburantit. Drejtoria tha në një deklaratë të lëshuar nga Qendra për Media të sigurisë se i vdekuri ishte një nga katër njerëzit që sulmuan sigurinë në Irbid, duke u përpjekur për të thyer kardanët e sigurisë, duke shtuar... |
Këshilli i Sigurimit mbajti një takim urgjent dje dhe nuk arriti të nxjerrë një deklaratë të përbashkët. Korrespondenti i Arabiya raportoi se Izraeli ka stacionuar edhe më shumë tanke dhe buldozerë në zonën kufitare me Gazan, në përgatitje për një operacion të mundshëm në terren që përbën fazën e dytë të agresionit izraelit në Gaza. Ndërsa Qassam lëlluan një numër të raketave. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se forcat ajrore do të shtojnë sulmet në Rripin e Gazës, dhe... |
Më 11. 11. 2012 në Bashkësinë e shqiptarëve musliman në Wels u organizua manifestimi tradicional vjetor i quajtur „Tag der offenen Moschee“ – „Dita e hapjes së dyerve të xhamise“, ku të ftuar ishin edhe qytetarët austriak nga qyteti i Welsit. Manifestimi filloi me recitimin e një pjese kur’anore nga ish-nxënësi i mektebit të xhamisë “Mesxhid el- Resul” në Wels Amir Arifi. Pastaj, moderatorja e këtij manifestimi Esra Ahmeti e bëri një prezantim të shkurtër të xhamisë... |
Dr. Shefqet Allahun në ndihmë.
- Shikoni se çfarë terrori mediatik i bëhet Islamit nëpërmjet personaliteteve të dalluara. - Shikoni se sa islamofobët kanë frikë prej Islamit dhe myslimanëve. - Shikoni se si tremben prej një vullnetari i cili ka marrë pjesë fillimisht në UÇK në Kosovë dhe Maqedoni tani vritet në Siri si vullnetarë. - Shikoni se çfarë rëndësie i kanë dhënë gazetat kosovare Dr. Shefqet Krasniqit, thuajse të gjitha punët i kanë rregulluar dhe vetëm një i ka mbetur kjo e Terezes. Pasha Allahun jo vetëm kjo por të gjithë që nuk e besojnë Allahun janë në xhehenem. |
KRASNIQI, PARA PROKURORIT PËR FYERJEN E NËNË TEREZËS Për fyerjet publike që i ka bërë ndaj Nënë Terezës disa vite më parë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, të martën për dy orë radhazi është përgjigjur në pyetjet e prokurorit komunal të Prishtinës, Valdet Gashit. Shefqet Krasniqi ka pranuar se ka komentuar në lidhje me Gonxhe Bojagjiun para xhematit në Xhaminë e Madhe, por thotë se nuk e ka fyer Nënë Terezën siç pretendohet në kallëzimin penal, shkruan “Zëri”. |
Sekratari gjeneral i konferences së organizatës islame (OIC) Ekmeleddin Ihsanogllu, i ka dërguar letër presidentit të shteteve të bashkuara të Amerikes Barack Obamas, me rastin e vizitës së tij Mijanmarit, njofton reporteri i agjensis Anadoll.
Ihsanogllu, ka kërkuar nga Obama që të ndihmojë, në “ndërprerjen e pastrimit etnik ndaj muslimanëve Rohing” në Mijanmar.
Ai ka kërkuar nga njeriu i parë i forcës më të madhe në botë, që “të dëgjohet edhe zëri i... |
Në vitin 2004 Turqia e hoqi dënimin me vdekje. Por kryeministri I Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një fjalim thekson se nëse dënimi me vdekje duhet të jetë, ajo e ka një arsye të ligjshme. Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në Forumin Demokratik Bali kritikoi aktgjykimin kundër Anders Behring Breivik i cili ne vitin e kaluar në Norvegji vrau 77 njerëzve, raportojnë mediet turke. Erdogan tha se ai nuk e ka kuptuar se si dikush vret 77 njerëz dhe do të dalë... |
Kosmonauti rus, Anatoli Ivanichen, citohet të ketë thënë se dy vendet më të ndriçuara mbi rruzullin tokësorë janë Meka dhe Medina!
Këtë fenomen, kosmonauti rus Ivanichen, e kishte zbuluar në një intervistë dhënë një gazete të Lindjes së Mesme tek po fliste rreth përvojës së tij në hapsirë. Ivanichen në këtë intervistë kishte thënë: U përpoqëm që nga hapsira të merrnim foto të disa qyteteve që ishin të njohura për ndriçimin e tyre, siç është Parisi, disa zona të... |
Të martën e kaluar, është publikuar në video “You Toube” një vajzë siriane, që zgjatë 50 sekonda, duke biseduar me Mishel Obaman gruan e presidentit Barak Obama, e cila e kishte ulur kokën për tu përshendetur me vajzën siriane. Fytyra e vajzës nuk shihej, vetëm se disa sekuenca, që ka nxitur interesmin e medieve dhe gazetarëve, për të hulumtuar për identitetin e saj dhe se çfarë i kishte thënë zonjës së parë amerikane, dhe çfarë kishin pëshpëritur ato mes veti në realitet. |
Katër palestinez njëri nga ata një fëmijë, kanë gjetur vdekjen nga sulmet me tanke të izraelt në shtëpin e një familje në Gaza, që më pas shkaktoi edhe plagosjen e shumë banorëve rreth 30 tjerë. Tetë nga ata janë në gjëndje të rëndë.
Këto zhvillime, erdhën si pasojë e vrasjes së fëmijes palestinez në Han Junus ditë më parë, që rezultoi me sulme nga luftëtarët palestinez, duke vrarë 4 ushtarë izraelit nga plaget e marra. Burime izraelite njoftojnë për vrasjen e një... |
Grupe të mëdha protestueshin janë mbledhur në sheshin Tahrir për të kërkuar “zbatimin e sheriatit islam” nga shumë rryma dhe organizata islame në krye të së cilave gjendet ajo selefite, pastaj xhema islamije së bashku me degën e saj politike zhvillim dhe ndërtim dhe thirrja selefiste.
Protestuesit kishin ngritur mbishkrime siq janë:” Zbatimi isheriatit është drejtësia ndaj dëshmorëve, e drejtë e të varfërve, nder i popullit dhe populli dëshiron përhapjen e drejtësis... |
Unioni [quote]Botëror i Dijetarëve Myslimanë, i ka shprehur ngushëllimet e tij popullit amerikan dhe të gjithë popujve të tjerë të dëmtuar nga uragani Sandy. Unioni ka bërë thirrje për bashkëpunim human mes të gjithë popujve në bazë të drejtësisë, dhembshurisë dhe paqes.
Në deklaratën e Unionit thuhej:”Ne kemi ndjekur me shqetësim forcën shkatërruese të uraganit Sandy, i cili la pas një numër të madh viktimash në SHBA, Kanada dhe disa vende të tjera, si... |
Është transferuar në Britani pas plagosjes së saj me plumb që ka shpuar kokën e saj afër trurit dhe syrit. Aktivistja e vogël Pakistaneze Malala Jusuf Zaj, ka filluar të shërohet nga plagosja që ishte goditur gjatë tentimit të kindapimit të saj, nga grupe që mendohet të jenë Taliban. Babai i saj ka falendëruar çdo kënd që ka ndihmuar bijën e tij. Ai ka fol në emër të saj, për rëndësin e dëgjimit të zërit të aktivistëve vajza në mbarë botën. Në të njëjten kohë, me mijëra britanez... |
Çfarëdo që ti ketë thënë Felleri dhe UNHCR Turqis me rastin e hapjes së kufijve sirianëve, shihet se ka pasur ndikim dramatik. Mbrëmjen e kaluar kufirin kanë kaluar më tepër se 9000 persona nëpërmjet Sybelli Wilkes nga UNHCR.
Muajin e kaluar Human Rights Watch, ka njoftuar se rreth 10.000 persona kanë qenë të bllokuar në kufirin turk, për shkak të kufizimëve që kanë qenë të vendosura në gusht.
Ndërsa në arenën politike Beshar Asadi insiston duke... |
Agjencionet informative turke, bëjnë të ditur sot (xhuma), për dezertimin e 26 oficerëve të ushtrisë siriane mbrëmë në Turqi, në mesin e tyre janë edhe dy komandant. Ky konsiderohet dezertimi më i madh nga ushtria e Beshar Asadit prej shumë muajsh.
Lajmet informative Anadoll, thotë se oficerat dezertues, në mesin e tyre 11 janë oficer me gradë nënkolonel, dy me gradë major, dy me gradë tetar, katër me gradë komandant dhe pesë me gradë toger, të ciliët kishin kaluar... |
Më së paku 16 ushtarë të regjimit dhe dhjetë luftëtar opozitar, janë vrarë të enjten nga një përleshje e ashpër në verilindje të qytetit Res al Ajn në afërsi me kufirin turk, njofton observatori sirian për të drejtat e njeriut.
Bataljonet e ushtrisë çlirimtare, kanë hyrë në këtë qytet me shumicë kurde, ndërsa banorët lokal të Saadas njoftojn se luftëtarët opozitar para agimit kanë marrë në kontroll kufirin, e pastaj kanë nisur sulmet në bazat e Res al Ajn.
|
Një fëmijë palestinez është shehidi i radhës nga Han Junus në jug të Gazas, pas sulmit të ashpër nga ushtarët dhe avionët izraelit që mbulonin qiellin e kësaj zone. Kjo ka ardhur si pasojë e përleshjeve mes rezistuesve dhe ushtarëve izraelit.
Burimet mjekësore njoftojn, se fëmija Hamid Junus ebu Dika (13 vjeqar) është goditur me plumba të mitralozit nga helikopteri në gjoks afër shtëpis së tij, ku më pastaj është dërguar në spital dhe aty ka ndërruar jetë. |
Përfundimi i ditës së mërkurë shënohet me 168 persona të vrarë, duke regjistruar 4 gra dhe 16 fëmijë.
Në Raka 8, Hums 6 Lataki 4 Dir Zur 4 Dira 4 dhe tre të vrarë në Hama.
Këshilli i kordinacionit lokal në siri njofton për 176 civilë të vrarë nga granatimet, përderisa përleshjet e ashpra mes dy forcave kanë ndodhur në 57 lokacione.
Edhe sot në mëngjes janë shënuar përleshje dhe granatime, në Sakba periferi të Damaskut.
\Mesazhi\Sh.... |
Ka thënë: Nuk jam kukullë dhe nuk më ka prodhuar perëndimi të shkoj tek ta
Kryetari i Siris Beshar Asadi, ka bërë të ditur refuzimin e tij ndaj idesë për tu larguar nga siria, apo për të kërkuar azil në ndonjë vend tjetër, duke kërcenuar në të njëjten kohë, se nëse ndodh ndonjë sulm nga jashtë do të mbajnë përgjegjësit e tërë botës.
Asadi gjatë bisedes speciale me kanalin televiziv“Rusia sot“, që do të transmetohet nesër të xhuman plotësisht ka thënë, “ Unë... |
Ushtria çlirimtare siriane ka marrë në kontroll kalimin kufitar me Turqin
Ankaraja kërkon nga NATO pozicionimin e raketave Patrojet në kufirin Turk
Qendra për informime siriane bën të ditur se vija e kalimit Res Ajn në zonën Hasket në kufi me turqin, ka ra nën kontroll të ushtris çlirimtare në këto momente, siq raporton kanali i “Arabiyas” sot të enjten.
Gjithashtu edhe ministri i jashtëm turk Davutogllu, ka njoftuar se vendi i tij ka kërkuar nga... |
Më shumë se një mijë fluturime me avionë janë anuluar në aeroportët e bregut lindor të shtetëve të bashkuara të amerikës, në pritje të stuhisë së re e cila pritet të vjen dhe të godet Nju Jorkun dhe Nju Xhersin, njofton reporteri i agjensisë së lajmëve Anadoll.
Stuhija rrymat e së cilës mund të kalojnë shpejtësin deri në 104 km në orë, do të ndërpresin punimet në rindërtimin e infastukturës, por edhe mund të shkaktojnë ndërprerje të sërishme të energjisë elektrike. |
Prototipi i tankes së parë me prodhim vendor, me emrin Altay, është projekt kyç për strategjinë e mbrojtjes nacionale.
Tankun luftarak me emrin Altay e kanë dizajnuar inxhinierët turk. Të gjitha patentat që kanë të bëjnë me këtë projekt i takojnë vetëm turqisë. Kjo me arsyen që të zvogëlohet varësia nga teknologjia e huaj.
Gypin e kalbrit 120mm e ka prodhuar agjensioni i industrisë makinerike dhe kimike nga Kirikkalea. Gjuajtjet testuese kanë dalë me... |
Dje rreth orës 9, në fshatin Jabollcishtë të Velesit është vetëvrare 19 vjeçja Hajrije Jakupova,, informon policia. Sipas tyre, vajza ne ballkonin e shtëpisë së saj ka lidhur një litar dhe është varur. Motivet e vetëvrasje ende nuk dihen. Gjykatësi hetues dhe prokurori publik kanë bërë hetime në vendngjarje dhe trupi është dhënë në obduksion./ Burimi Portalb |
Një tetovar njëzet e dy vjeçarë është arrestuar për shkak të vrasjes e cila para disa ditëve ndodhi në kafiterinë “Ali Baba” në Tetovë. Bëhet fjalë për të dyshuarin M.L (22) i cili dje u arrestua në fshatin Siriçin, në afërsi të urës së lumit Vardar. Mbrëmë ai u paraqit para gjykatësit hetimor në Tetovë. Nga policia thonë se djaloshi deri më tani nuk ka bërë vepra penale. Paraprakisht policia gjeti automjetin me të cilin kishte ardhur deri te vendi i vrasjes,... |
/(u40u)Bakir%20Izetbegoviq%205415.jpg" border="0" alt=""/>Përfaqësuesi i boshnjakëve në Presidencën e Bosnjes, Bakir Izetbegoviq, fitoi vëmendje mediatike ditën e martë, nëpërmjet deklaratave në të cilat shprehej se nuk do të takojë presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, përsa kohë ky i fundit nuk do të njohë gjenocidin në Srebrenicë dhe konsiderimin e kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si udhëheqësin e madh të boshnjakëve. “Më vjen keq që nuk kam pasur mundësinë të takohem më parë me udhëheqës... |
Qindra personalitete të opozitës siriane do të fillojnë një konferencë pesëditëshe në Doha të Katarit.
Në diskutime do të shtrohet propozimi i mbështetur nga SHBA për një ekip të ri udhëheqës 50 anëtarësh, me më shumë përfaqësues që vijnë brenda Sirisë.
Nën planin e quajtur Iniciativa Kombëtare e Sirisë, udhëheqësia e re do të përfshijë përfaqësues të armatës së Lirë Siriane, grupet politike dhe këshillat lokalë në Siri. |
Emiri i shtetit të Katarit, shejh Hamed bin Halifa, ia ka faturuar Këshillit të Sigurimit dhe Ligës Arabe përgjegjësinë për ndërprerjen e dhunës në Siri, ndërkohë që u ka bërë thirrje palestinezëve ti japin fund konflikteve të brendshme. Ai theksoi se nuk është e drejta e Izraelit të përcaktojë cilat toka ka të drejtë ti pushtojë e cila jo.
Ai hodhi poshtë zërat që thuhen lart e poshtë për vendin e tij mbi agjendat politike, ekonomike dhe sociale në Siri apo në... |
126 të vrarë nga sulmet e forcave të regjimit
Shpërthim në Damask dhe ushtria çlirimtare rrëzon një avion
Kryeqyteti sirian, po përjeton situatë të rëndë sigurie, pasi janë dëgjuar disa shpërthime. Më e forta ka qenë në lagjen Ebu Remane. Gjithashtu, janë zhvilluar përleshje të ashpra mes ushtrisë së regjimit dhe luftëtarëve çlirimtar. Ushtria çlirimtare njofton për rrëzimin e një avioni luftarak në Dir Zur, pas vrasjes së 126 personave që ka parë sot vendi,... |
Qyteti Turk Afion, i njohur me burime të nxehta të ujit, ka kohë që njihet edhe si qyteti i parë në Turqi për ndalimin e alkoolit publikisht.
Në qendër të këtij qyteti, që gjendet në përendim të Turqis, alkooli më nuk mund të shërbehet nëpër terasa të kafeve, si dhe alkooli është i ndaluar edhe nëpër parke dhe rrugë.
Eksperimenti veç ka dhënë rezultate pozitive, në aspektin e zvogëlimit të dhunës dhe ndërlikimëve tjera, që janë të lidhura me alkoolin,... |
Gjatë një fjale të mbajtur me rastin e inaugurimit të 53 banesave të reja për studentë, kryeministri turk Rexhep Erdogan, u shpreh se numri i universiteteve në vend, gjatë pushtetit të partisë së tij ka arritur 168. Ai shtoi se dëshiron që banesat e studentëve të shihen si një mundësi për akte bamirësie, pasi ato strehojnë 40 mijë studentë nga 41 rrethe të vendit.
Erdogani tha se vetëm gjatë dhjetë viteve të shkuara, në Turqi janë hapur 92 universitete të reja, 50... |
Observatorët Sirian për të drejtat e njeriut, sot kanë publikuar disa video inçizime ku shihen ushtarët e forcave të qeveris, duke i masakruar të burgosurit dhe viktimat tjera. Aty shihen ushtarët e regjimit duke ua prerë veshët viktimave, një gjë e cila ka shqetësuar ndërkombëtarët.
Regjimi është duke bërë krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, nga dita e pare e revolucionit. Këto krime nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë, ka theksuar... |
"Turqia mbështet fuqishëm luftën, që i gjithë populli sirian po bën kundër regjimit", tha Davutollu në këtë takim të planifikuar më parë, siç mësohet nga burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjatë takimit u vlerësua edhe situata e refugjatëve sirianë në kampet turke.
Këshilli Kombëtar i Sirisë shprehu nevojën për mjekë dhe mësues, që njohin mirë gjuhën arabe.
Në mbledhjen, që do të fillojë nesër në Katar, opozita siriane synon të mblidhet... |
Numri i të vdekurve ka arritur më së paku 76 deri më tani nga stuhia Sandi, që goditi bregun lindor të shteteve të bashkuara të Amerikës. Kjo ka ardhur, në kohën kur Barak Obama po humbiste në zonat e prekura nga stuhia. Ai premtoi se do të jetë pranë viktimave të stuhisë, pasi që Nju Jorku dhe Nju Xhersi, janë përmbysur nga stuhia të cilat tash po i rikthehen përsëri jetës normale.
42 persona kanë vdekur në Nju Jork dhe 9 në Nju Xhersi. Ndërsa 6 kanë vdekur... |
Xherard Longuet: Franca nuk ndjehet e penduar për periudhën e kolonizimit të Algjeris.
Ish ministri i mbrojtjes franqeze në qeverin e Sarkozit, i është kundër përgjegjur thirrjeve të ministrit Muhamed Sherif Abas, me sjellje të pazakonta dhe injoruese, ku kërkohej që Franca duhet të kërkoj falje dhe pendim ndaj Algjerianëve, për krimet gjatë okupimit.
Sipas gazetes Algjeriane`´Haber``, ministri franqez , tash delegatë në këshillin qeveritar i partis lëvizja... |
22 grupe i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë produktet e prodhuara në vendbanimet izraelitë të territoreve të pushtuara, pasi sipas tyre bojkoti do të ndërpriste arsyet e tyre ekonomike të qëndrimit atje.
“Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Izraelit por importon 15 herë më shumë nga territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor të përqëndruara në vendbanimet izraelite kundrejt atyre palestineze,” u shpreh një grup prej 22 organizatash... |
Reporteri i Arabijes në Rijad Muhamed Jusi, bën të ditur për 22 të vrarë nga shpërthimi i maunes me gaz në Rijad, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 123.
Kjo ngjarje, ka ndodhur sot në mëngjes në kryeqytetin Saudian, pas aksidentit të maunes e cila kishte goditur urën që lidh dy rrugë kryesore të kryeqytetit.
Bëhet e ditur për dëme të mëdha nga ky shpërthim, i cili ka shkatërruar firmën Zahid në tërësi, dhe ka lënë dhjetë të vdekur brenda në firmë. |
“Bashkimi Evropian do të jetë ai që do të humbë më shumë nëse Turqisë nuk do t’i jepet anëtarësia brenda dhjetë viteve të ardhshme”.
Kjo ishte deklarata e fortë e bërë nga kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një vizite zyrtare në Bruksel.
“Kjo është një çështje që nuk mund të zgjasë përjetësisht. Nëse anëtarësimi do të vazhdojë të zgjatet dhe të zvarritet në këtë mënyrë, në fund BE do të përfundojë duke e humbur Turqinë dhe kjo do të jetë... |
Rusia ka thënë, se largimi i Beshar Asadit nga Pushteti do të shkaktoj derdhjen e gjakut si nëpër banjo. Ka kërkuar nga perëndimi, të ndryshoj qëndrimin e vet sa i përket krizës në Siri. Përderisa, Kina ka ripërseritur thirrjet e saja për një zgjidhje të përbashkët në Siri, dhe ka kërkuar nga të dyja palët, ta ndërpresin luftën dhe të fillojn me formimin e një qeverie reformuese. /mesazhi/ |
|