Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Pema e Krishtlindjeve e dëmshme për shëndetin e njeriut
Sipas një studimi mjekësor të bërë kohëve të fundit nga ana e hulumtuesve dhe mjekëve nga SHBA-të, është vërtetuar se pema e krishtlindjeve dhe vitit të ri është shkaktare e shumë çrregullimeve shëndetësore për të cilat ankohen shumë persona gjatë kohës së kërshëndellave dhe vitit të ri, siç janë problemet me organet e frymëmarrjes, ngushtësi në gjoks, kollë, ndjenja e pagjumësisë si dhe apatia.
Duke iu referuar këtyre shkencëtarëve, disa media citojnë se shumë njerëz në sezonin...
nga Mr.Uzeir-Ibrahimi - Komentet: 0 - Shikime: 918
Një musliman u burgos në Francë, pasi goditi me grusht një mami, e cila po përpiqej t’i hiqte perçen gruas së tij ndërsa ajo ishte në sallën e lindjes. 24-vjeçari Nassim Mimoune ishte nxjerrë më parë nga spitali nga forcat e sigurisë, pasi ishte përpjekur të ndalonte një mjek që të ekzaminonte gruan e tij, duke e quajtur “përdhunues”. Sidoqoftë, ai përsëri u lejua të hynte deri pranë sallës së lindjes, ku mund të vëzhgonte procesin e lindjes nga një xham ndarës. Në momentin kur një mami po përqej t’i hiqte...
Duke pas parasysh se në Ohër, varrezat muslimane janë në të njëjtin vend (lokacion) me ato të krishtere, objekti që shërben si morg dhe kapelë, nuk përmbushte nevojat për ceremonitë mortore të pjesëtarëve të komunitetit musliman.
Nga kjo, është ngritur iniciativë për ndërtimin e një objekti të veçantë për nevoja të pjesëtarëve të komunitetit musliman në Ohër.
Këtë iniciativë, të shëndërruar në dokumentacion përkatës,...
Në Greqi nuk dëgjohet fjalë tjetër veç krizës, prandaj shumë grekë janë duke u larguar nga vendi. Krahas objektivave klasikë, si përtej oqeanit apo Evropën perëndimore grekët shohin me interes dhe Turqinë.
Një qytetare e Athinës u shpreh në një stacion televiziv. „Unë do largohem me tim shoq dhe vajzën time. Për vajzën time nuk ka këtu të ardhme. Sigurisht që çdo fillim i ri është i vështirë, po kudo tjetër është më mirë se këtu. Nëse ia arrijmë...
Pasi fituan shumicën e votave në zgjedhjet egjiptiane, disa kandidatë nga partitë islamike kanë mesazhe të reja për turistët: mirë se vini, por nuk ka pije alkoolike, bikini ose plazhe të përziera për meshkuj dhe femra
Një kthesë e tillë e Egjiptit në destinacionin turistik islam mund të jetë çelës për prosperitetin ekonomik, pasi ekonomia është shkatërruar në masë të konsiderueshme në trazirat politike të këtij viti.
Ministri i jashtëm turk, Ahmed Dautoglu, gjatë një fjale para parlamentit, u shpreh se Franca po i kthehet mentalitetit të shekujve të mesjetës. Kjo, pasi dëshiron të nxisë një debat në parlamentin francez lidhur me një projekt-ligj i cili dënon me një vit burg dhe gjobë 45 mijë, këdo që mohon gjenocidin ndaj armenëve në vitin 1915.
Ambasada turke në Paris deklaroi se Ankaraja do i përgjigjet miratimit të këtij projektligji me masa të forta dhe të...
Teologu mysliman AbdulKader Dahmichi bëri të ditur qëllimin për hapjen e shtëpisë së parë së pleqve për myslimanët.
Shtëpia private do të jetë e hapur për të gjithë, ndërsa hapja e saj do të bëhet në vitin 2014 në qytetin Molenbeek, njofton gazeta belge La Capitale.
Dahmichi i cili përndryshe punon për qendrën islamike të Belgjikës shprehu shqetësimin për myslimanët e vjetër duke thënë se momentalisht nuk ekziston ndonjë shtëpi e pleqve...
Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan është zgjedhur si personazhi i vitit 2011, nga votuesit dhe lexuesit e revistës prestigjoze amerikane, “Time”.
Vetë kryeministri turk ka marrë njoftimin nga redakstia e revistës. Por agjencia turke e lajmeve, Anadolu thotë se ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi emri i cili do të zgjidhet personazhi i vitit, do të shpallet nga vetë redaksia, e cila mund të vendosë...
Formula sekrete e prodhimit të Coca-Colas nuk do të zbulohet kurrë, të paktën jo për disa vjet. Kompania zhvendosi për herë të parë në 86 vjetët e fundit recetën e prodhimit të pijes, duke e lëvizur atë nga banka “Sun Trust” e Atlantës, drejt një shtëpie tërësisht të blinduar, e ndërtuar posaçërisht prej kompanisë “Coca-Cola World”.
Zhvendosja e recetës që përmban formulën magjike është kryer gjatë një “operacioni blitz” dhe është shoqëruar nga...
Mjekja myslimane, Reshma Kahn, nga Karolina në SHBA, ka hapur një klinikë mjekësore për persona të paaftë dhe të varfër duke ofruar edhe shërbime falas.
“Ndihem shumë e lumtur pasi kjo është një ëndërr për mua. Ideja ime që në fillim ishteë që t’u shërbej dhe të ndihmoj personat që realisht kanë nevojë për ndihmë”, tha dr. Reshma Khan, gjinekologe nga “Ralph Johnson Medical Center”.
NORVEGJI… “TEMPULLARËT” SULMOJNË EVROPËN HASAN SHUAJB
Pa u mbyllur mirë shpërthimet në Oslo gishti i akuzës – si zakonisht tregonte muslimanët. Asgjë për t’u habitur, sepse që nga 11 Shtatori, Perëndimi u mësua t’ia veshi “akuzën e terrorizmit islamik” çdo rasti apo operacioni shpërthyes, gjë e cila e shëmtoi keq imazhin e Islamit dhe muslimanëve, ndërsa grupimeve radikale të krishtera u dha shansin e shtrirjes dhe të shtimit.
Në një ceremoni të mbajtur të enjten, me 8 dhjetor në qytetin francez Saint-Denis, u nderuan hafizat e rinj të Kur’anit, ndërsa ceremonia e organizua nga Instituti Evropian për Shkencat Islame dhe Humane, transmeton agjencia e lajmeve Irib.
Studentët e Institutit të cilët kishin ardhur për të mësuar me zemër Kuranin e Shenjtë, u përgëzuan që të gjithë. Ata mësuan Librin e shenjtë gati për tre vjet.
Në një raport mediatik të bërë publik pak kohë më parë, jepen të dhëna befasuese lidhur me ngjarjet që pasuan 11 shtatorin 2001, që tregojnë se një numër i madh amerikanësh përqafojnë Islamin çdo vit.
Sipas raportit të publikuar nga gazeta ‘Mearif’, lidhur me përvjetorin e dhjetë të 11 shtatorit, në këto dhjetë vite është shënuar një rritje të konsiderueshme e amerikanëve që përqafojnë Islamin.
CFAR NDODH ME TRUPIN DHE SHENDETIN TONE KUR PIJM COCA COLA.
Lexoni më poshtë rezultatet e studimit të publikuar në disa media greke, se çfarë ndodh me trupin dhe shëndetin tonë, kur pijmë Coca Cola
Në dhjetë minutat e para pasi kemi pirë një kanoçe apo shishe Coca Cola: 10 lugë sheqer depërtojnë në sistemin tuaj trupor. Sasia ditore që duhet të ketë trupi është 10 për qind e kësaj. ... Arsyeja pse nuk ju vjen për të vjellë menjëherë nga sasia hiperbolike e sheqerit që fusni në trup, është acidi fosforik që i cili pret shijen e sheqerit...
nga Mr.Uzeir-Ibrahimi - Komentet: 4 - Shikime: 2147
Deputeti për çështje fetare i Organizatës për Marrëdhënie dhe Kulturë Islame (ICRO) tha se rritja e aktiviteteve kur’anore është një prioritet i madh.
Ahmed Zarnegar tha se komisioni për çështje kur’anore i ICRO ka plane të reja për organizimin e aktiviteteve kuranore për qendrat kulturore në vende të ndryshme.
“Ne kemi kërkuar qendra të cilat ofrojnë materiale të ndryshme për mbajtjen e aktiviteteve Kuranore,” tha ai,...
Në vendet me orientim islamik biznesi bankar pa interesa është diçka e zakonshme. Në kohën e krizave ndërkombëtare financiare edhe në vendet në Perëndim, po mendohet si mund të funksiononte një sistem bankar etik.
Interesat janë të ndaluara, spekulimet tabu. Ndryshe nga biznesi konvencional bankar, banka e parë në Gjermani për myslimanë bazohet në rregullat e fesë islame. Sipas saj, është e ndaluar të marrësh apo paguash interesa,...
Me një veturë private të markës Passat, i ulur para timonit, në rrugë është kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan. Pranë vetes ka bashkëshorten e tij, zonjën Emine. Kjo ngjarje ndodhi vetëm disa ditë para udhëtimit të Pranverës Arabe (në Egjipt, Tunizi dhe Libi). Në atë mesnatë të vonë kryeministri Erdogan drejtohet rrugëve Ankarasë bashkë me bashkëshorten e tij, duke i thënë asaj: “Nxito, Emine, të vizitojmë një shtëpi të një varfanjaku”. Kryeministri e drejton veturën kah apartamentet e Ankarasë, të cilat gjenden në qendrën e mobileve të kryeqytetit. Edhe pse vendi i...
Në Amerikë një futbollist dyshohej për vrasjen e gruas së tij. Futbollisti, i dyshuari kryesor i vetëm për këtë ngjarje u kap nga policia gjatë një misioni që u transmetua direkt në televizion. Por, kufoma e gruas nuk u gjet kurrë.
Gjyqi ishte tamam si në filmat amerikanë. Futbollisti ishte ulur në karrigën e të dyshuarit. Avokati i tij i cili paguhej shumë shtrenjtë i kishte kthyer shpinën gjykatësit dhe me fjali emocionuese po mundohej ti mbushte mendjen jurisë për pafajsinë e klientit të tij.
- E nderuar juri, unë e besoj me gjithë zemër se...
Kryetari i Entit Fetar të Turqisë, Mehmet Gormez, deklaroi se asnjë lloj besimi nuk mund ta pranojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm nën petkun e fesë.
Mehmet Gormez, i cili shkoi në Moskë me ftesë të Patrikut të Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, realizoi takime me Kirillin dhe Kryetarin e Këshillit Myftinor të Rusisë, Ravil Gajnudin.
Kryetari i Entit Fetar të Turqisë, Mehmet Gormez, në deklaratën, që bëri në fillim të takimit me...
I humbur në vargun e viteve të jetës së tij, ai kujton dhe pëshpërit „La ilahe il-lallah“, dhe, kushedi, vazhdon të krahasojë ecurinë dhe hovin e trenit me hovin e shpejt të ikjes së viteve të tij. „O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej përkujtimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.“ (Kur’an, 63:9). O Allah, tespihu për Ty qoftë i përjetshëm.
A duhet t’i japë një shkollë publike një nxënësi musliman mundësinë për lutjen e mesditës? Për këtë po negociohet dhe gjykata federale administrative mund të vendosë për këtë të mërkurën . Është hera e parë që një rast i tillë kalon përmes gjykatave në Gjermani.
14 vjeç ishte Junus M, kur iu ndalua lutja në korridorin e gjimnazit të tij në Berlin nga drejtoria e shkollës. Rasti shkoi në të gjitha instancat,...
Në takimin e dytë të Forumit katoliko-musliman i cili u mbajt këtë javë në Aman është miratuar një deklaratë e përbashkët në të cilën, mes tjerash, thuhet se besimtarët duhet t’i shprehin mirënjohjet e tyre Perëndisë për të gjitha këto dhurata përmes respektit reciprok
- Katolikët dhe muslimanët do të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për zgjerimin e mëtejshëm të respektit reciprok dhe zhvillimit të përbashkët, sidomos...
Plani i Qeverisë turke për të ndihmuar unitetin e komunitetit fetar islam në Serbi, që është i ndarë përmes disa bashkësive fetare po shkon drejt dështimit.
Kjo është paralajmëruar sot nga mediat boshnjake të cilat shkruajnë se faji për këtë është i Qeverisë serbe dhe presidentit serb Boris Tadiq, të cilët po bllokojnë nismën e shefit të diplomacisë turke, Ahmet Davutogllu, i cili qëndroi në Beograd në misionin e tij për unitetin.
Kjo është një fotorafi në cilën tregohet dhuna dhe represioni i pushtetit kinez ndaj muslimanëve që jetojnë në këtë shtet.
Në foto shfaqen fëmijët e fshatit Pili, i cili gjendet në rajonin kinez të Xinjiangut, rajon ky i banuar kryesisht me muslimanë ujgurë.
Ajo që shqetëson është se këta fëmijë, gjatë rrugës së tyre që duhet të kalojnë për të shkuar deri te shkolla, duhet të kalojnë edhe pengesa të këtilla...
Përdoruesit e rrjeteve shoqërore, sikur është Facebooku, nuk do të duhej që t’i vendosnin fotografitë e tyre në internet, për shkak se ato mund të keqpërdoren nga njerëzit të cilët meren me sihër apo magji të tjera djallëzore, thotë Kelantan Darussyifa, presidenti i asociacionit Mjekësia Islame nga Malajzia.
Kelantan beson se xhinët (xhinet janë krijesa të padukshme të cilat Allahu i Madhërishëm i ka krijuar prej zjarrit) kanë mundësi...
Në një fetva të paprecentë për selefinjtë e Egjiptit, njëri nga predikuesit më të shquar të tyre, Muhamed Hassan, është shprehur se vota duhet ti jepet një kandidati kopt, nëse është më i aftë se një mysliman.
Gjatë programit “E mundur” në televizionin CBC, ai ka thënë se vota është amanet dhe i duhet dhënë personit më të aftë, sipas pozicionit dhe statusit që zë. Kjo, edhe nëse kandidati nuk është mysliman. Ai tha se vota nuk i jepet dikujt...
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Amet Davutoglu, tha se vazhdojnë bisedimet me qeverinë e Arabisë Saudite lidhur me portikët përreth Qabesë dhe në ditët në vijim do ta vizitojë Turqinë një delegacion arabo-saudit. Në kuvend Ahmet Davutoglu vlerësoi zhvillimet në lidhje me portikët në Qabe, të cilët janë ndërtuar në periudhën osmane dhe tani diskutohet për shembjen e tyre, njofton “trt”.
Për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, parlamenti turk organizon një konferencë për të përkujtuar 150 vjetorin e vdekjes së sulltanit Abdul Mexhiti I.
Kryeparlamentari turk, Xhemil Çiçek ka urdhëruar të përgatiten ftesat për konferencën e cila do të mbahet në Stamboll me datë 17 Nëntor. Gjatë konferencës do të mbahen kumtesa prezantuese rreth figurës së sulltan Abdul Mexhitinb I. E veçanta e ftesave qëndron në faktin se janë printuar...
Muzeu Britanik do të çelë një ekspozitë të madhe kushtuar haxhit, peligrinazhit islam në Mekë. “Haxhi, udhëtim në zemër të Islamit” do të bashkojë objekte historike dhe bashkëkohore, përfshi dorëshkrime, tekstile, objekte arkeologjike dhe fotografi. Kjo ekspozitë pritet të hapet në janar 2012 dhe do të ketë edhe punime të artistëve bashkëkohorë sauditë, ndër të cilët Ahmed Mater, i cili ka krijuar një instalacion me magnete dhe hekur për të simbolizuar qindra...
Në shtetin më katolik të Evropës, brenda mureve gjeografike të një qyteti, i cili qysh prej vitit 1929 mban në zemër të tij shtetin zyrtar të besimit të krishterë, Vatikanin, në horizontin e kryeqytetit italian Romë, përveç kupolës së Shën Pjetrit bën sfond xhamia më e madhe e Evropës. Është instituti më i madh, më i rëndësishëm e më i organizuar i kultit islamik në Evropë, i përuruar më 1995, por më një ide realizuese qysh më vitin 1969, por...
Rritet tregu i ushqimeve hallall. Mbi 5 miliardë fitime në Itali
Ushqimi hallall (në përputhje me rregullat islamike), është duke u rritur në mënyrë të dyfishtë në mbarë botën, madje edhe në Itali – për shkak të rritjes së interesit nga kompanitë nëpër sektore – ajo mund të bëhet së shpejti normale për të gjetur produktet ”islamikisht korrekte” të etiketuara në raftet e supermarketeve, njofton agjencia e lajmeve Irib.
Islami në Gjermani Gjermanët hedhin hapa përqafues me Islamin
Islami po fiton terren dhe po konsolidon praninë e tij në një shoqëri perëndimore me probleme të mprehta sociale dhe me një distancim të thelluar nga bazat e natyrshmërisë njerëzore. Përhapja e shpejtë në Evropë por edhe më gjerë, ka nxitur njerëz të medias dhe studiues të ndryshëm që të zbulojnë arsyet që çojnë njerëzit në pranimin e tij. Një studim mbi këtë trend ka kryer edhe rrjeti i njohur mediatik Deutche...
Zbresin me helikopterë për ta falur namazin në kohë
Një gazetë saudite botoi të martën disa fotografi të disa pilotëve sauditë duke falur namazin në asfalt, të cilët kishin zbritur me helikopterët e tyre për ta falur namazin në kohën e vet, duke mos u shqetësuar nga nxehtësia e madhe e asfaltit. Gazeta shtoi gjithashtu, se ata nuk mundi t’i ndalonte as lartësia, as nxehtësia flakëruese e asfaltit e as përcëllima e diellit nga falja e namazit në kohën e vet, kështu...
Shejhu i Ez’herit, Ahmed Tajjib, i ka bërë thirrje të gjithë institucioneve fetare perëndimore, me në krye Vatikanin, të heqin dorë nga nxitja e kulturës së urrejtjes kundër Islamit. Ai tha se duhen ndërprerë menjëherë të gjithë sulmet dhe shpifjet e pabaza, duke nënkuptuar me këtë ligjëratën e Papa Benediktit në Gjermani, ku sulmoi ashpër islamin.
Gjatë një takimi me një delegacion gjerman i cili kryesohej nga profesori Mark Chase, profesor në universitetin e Berlinit,...
Kina është vendi më i popullarizuar në botën e Kung Fusë sa i përket artit të luftës. Mjeshtri i madh i këtij sporti dhe artisti i njohur, Bruce Lee, është më i meritori për popullaritetin e këtij sporti në botë.
Një numër i madh i kinezëve e ushtrojnë këtë sport. Edhe muslimanët kinezë dëshirojnë që të merren me këtë lloj të sportit.
Muslimanët kinezë kanë zhvilluar stilin e tyre të veçantë të Kung Fusë, të njohur si Cha Chuan....
Fushata synon ti atashojë fëmijët me ambientet e xhamive dhe me faljen e namazit në këto ambiente. Kjo fushatë vjen në sinkronizim me fushatën tjetër “Java e xhamive” e cila organizohet nga ministria çdo vit nga 1 deri 7 tetor.
Me qëllim që fëmijët të jenë të lidhur me xhamitë, ministria turke e çështjeve fetare, ka startuar një fushatë të cilën e ka titulluar “Më pëlqen të shkoj në xhami”.
Pozitivizëm dhe negativizëm janë dy fjalë që kohëve të fundit përdoren shumë dhe në fusha të ndryshme. I përdorin gazetarët, shkrimtarët, njerëzit e rëndomtë, etj. Shpesh dëgjojmë tek thuhet: Kjo është dukuri pozitive ndërsa tjera negative, filani është pozitiv kurse ai tjetri negativ, por çka në të vërtetë kuptojnë ato. Pozitivizmi bartë kuptimet e të qenit i hapur, bashkëveprues, shpresëdhënës, dorëdhënës, kontribuues, ndërsa person pozitiv është ai gjallëruesi, ai që është në lëvizje dhe në bashkëveprim me rrethin dhe ambientin...
Një grua saudite është dënuar me 10 goditje me kamzhikë për thyerjen e ligjit i cili në vendin e pasur të Gjirit, i ndalon femrave që të jenë në timon.
“Ne jemi të lejuar të studiojmë vetëm Kur’anin derisa jemi në kolegj” tha një student në kolegjin Yinchuan në zonën autonome Ningxia Hindu.
Pavarësisht që jetojnë në rajonet autonome, me mijëra muslimanë kinezë janë duke vuajtur nën sisteme të ashpra edukative të vendosura nga qeveria komuniste për dëmtimin e studimeve të Kur’anit, shkollave dhe kolegjeve fetare.
Ashtu si në muftinitë e tjera të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, edhe në Muftininë e Gostivarit vijon aksioni humanitar në mbështetje të popullatës në Somali. Varfëria që zotëron atje, ka shtyrë drejtuesit e Bashkësisë Fetare Islame të ndërmarrin një aksion të tillë. Aksioni zhvillohet kryesisht nëpër xhami. Myftiu i Gostivarit, Shaqir Efendi Fetahu, potencon që aksioni ka për qëllim që sa do pak të zbus krizën ekonomike sociale që mbizotëron atje.
Mulla Osmani e Mulla Idrizi thonë se Myftiu Naim Tërnava përkrah grupet ekstremiste dhe se është njeri që i frikësohet transparencës. Kjo, sipas tyre, është arsyeja se pse u shkarkuan. Të dy imamët pohojnë se nuk do ta respektojnë vendimin e Myftiut.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava përkrah ekstremistët islamë dhe i druhet transparencës....
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje të gjitha familjeve të shteteve të Ballkanit të kenë së paku nga tre fëmijë. Këtë porosi ai e ka bërë gjatë një fjalimi që ka mbajtur para liderëve të Ballkanit në Federatën e Asociacioneve Amerikane Ballkanike në New York, transmeton gazeta turke “Zaman” në versionin e saj në gjuhën angleze.
Erdogan ka theksuar se kështu Ballkani do të shndërrohet në një “fuqi dinamike...
Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për respekt të ndërsjellë dhe dialog ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, në mënyrë që të dyja religjionet të krijojnë një “bashkëpunim të frytshëm”.
Papa, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani, ka takuar përfaqësuesit e komunitetit mysliman në këtë shtet, i cili përbëhet prej katër milionë besimtarëve.
Një fotografi e titulluar “arti Kur’anorë” që tregon ajetet e librit të shenjtë të myslimanëve, të projektuar në trupin lakuriq të artistit marokano-francez ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe në panairin e artit në Marakesh.
Puna e njëzet e shtatvjeçarit Mehdi Georges Lahoua duheshe të tregohet në panairin e tretë që do të mbahet me 30 shtatorë në kryeqytetin e Marokës, mirëpo për shkak të fotove kontarverse është tërhequr.
Edhe pak kohë ka mbetur deri në prezantimin e pamjes së xhamisë në Grac
Në fakt, qysh në vitin e kaluar muslimanët kanë blerë truallin prej 12.000 m2 në qendër të qytetit për ndërtimin e një qendre islamike dhe xhamisë së parë në Grac.
Në Ramazanin e fundit kanë marrë venim, bile për një kohë të shkurtë , të vendosen në tokën vakëfnore, kështu që kanë ngritur një tendë të madhe në të cilën mund t’i kryejnë të gjitha...
Me rastin e “Ditëve të Trashëgimisë Kulturore në Evropë” më 17 dhe 18 shtator, dyert e xhamive të ndryshme në Francë ishin të hapura për qytetarët jomyslimanë.
Sipas disa burimeve nga vendi, xhamitë pritën njerëzit jomyslimanë francez, të cilët vizituan vendet fetare që të njihen me parimet islame dhe ritualet e myslimanëve, transmeton agjencia e lajmeve Irib.
Instituti Afrikan i Financave islame (IAFI) ka mbajtur të hënën në Lome një konferencë ndërkombëtare kushtuar praktikave origjinale bankare. Financat Islame në pajtim me ligjin islam, janë të bazuara në dy parime:ndalimin e interesit dhe investimet e përgjegjësisë sociale. Kjo lidhje është më e ngushtë, në rentabilitetin financiar të një investimi me rezultate konkrete të partnerit të projektit.