Temat |
---|
Shko tek faqja : 1 ... 13 ... 23, 24, 25 ... 30 ... 36 |
Aksident me pasojë vdekjen, në Tetovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë, edhe pse dita sotme nuk ka shënuar shumë trafik. Një i moshuar, rreth të 50-tave, ka qenë duke kaluar në bulevardin Ilinden, kur papritur është goditur nga një makinë. Sipas të dhënave të para të dokumentuara nga policia, viktima është me inicialet Xhelal S, dhe aksidenti ka ndodhur në orën 12: 20 minuta. Drejtuesi i makinës që ka kryer aksidentit, me iniciale A.A tashmë është ndaluar nga... |
Një sondazh i zhvilluar dhe i publikuar vetëm kohët e fundit, tregon se shumica e izraelitëve e mbështesin shtetin palestinez të pavarur, gjë të cilën e shohin si një rast paqeje dhe komunikimi mes shtetit hebre dhe palestinezëve.
Sipas sondazhit, 53% e izraelitëve kanë votuar pro shtetit palestinez, ndërkohë që 38% e refuzuan. Me gjithë mbështetjen e shumicës për krijimin e shtetit palestinez, 54% e të anketuarve u përgjigjën se ishte e pamundur arritja... |
Rimarrja e postit presidencial nga Barack Obama do të jetë ngjarja e parë e madhe politike e vitit 2013, shoqëruar me zgjedhje parlamentare në shumë vende të botës, veçanërisht ato në Izrael, Tunizi, Iran dhe Pakistan, pa harruar Italinë dhe Gjermaninë. Më poshtë vijojnë ngjarjet e mëdha botërore gjatë vitit 2013: JANAR 20 dhe 21 - UASHINGTON : Rimarrja zyrtare e postit të presidentit nga Barack Obama, që shënon fillimin e mandatit të dytë... |
Tabloidi i njohur anglez “The Guardian” përfshin Shqipërinë në listën e 20 vendeve që duhen vizituar për turizëm gjatë këtij viti.
Në artikullin e vet, autorja Rhiannon Batten sugjeron edhe bregdetin shqiptar si një nga destinacionet më të leverdishme për 2013-ën në një listë ku përfshihen mes të tjerash edhe Azoret, Ishujt Kanarie, Sardenja e Antalia.
Duke vënë theksin veçanërisht te vija bregdetare e vendit tonë, “The Guardian”... |
Administrata palestineze zyrtarisht ka ndërruar emrin e vet në “Shteti i Palestinës”, në bazë të dekretit të kryetarit palestinez, mahmur Abas.
Ndryshimi i emrit është reflektim i avancimit të kohë më parë të statusit palestinez në KB, raportojnë sot mediat izraelite.
Pullat postare palestineze, shenjat dhe ballinat e letrave zyrtare do të ndryshojnë në pajtim me vendimin e KB-së, ka paralajmëruar agjencia palestineze e lajmeve Wafa./koh... |
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, përsëriti se nuk është e mundur në asnjë mënyrë që Turqia të qëndrojë indiferente ndaj ngjarjeve në Siri.
Kryeministri Erdoan ka thënë se Turqia është kundër luftës dhe se ata përpiqen për paqen si dhe ka shtuar se janë gjithmonë të gatshëm për luftuar me të gjitha mundësitë në çdo moment. “Nuk do të ngurrojmë kurrë për të mbrojtur tokat tona kur të jetë e nevojshme. Por deri... |
Ushtria çirimtare konfirmon vdekjen e tij nga të shtënat e armëve .. Regjimi thotë se ai ka vdekur nga një atak në zemër.
Mes informacionit të lëshuar nga autoritetet siriane, dhe ato që njoftohet nga Ushtria e Lirë Siriane, mbi shkaqet e vdekjes të menaxherit të zyrës private të Presidentit Beshar Asad, gjeneral majorit Muhammed Khair Osman, ende janë të panjohura. Lajmi i vetëm i sigurt është, se Osmani vdiq... |
Dijetari i shquar dr.Jusuf Kardavi, konfirmoi se populli sirian do të fitojë ndaj Diktatorit Beshar Asad, pa marrë parasysh se sa forcë kishtë ai, dhe se sa pushtet e dhunë ka kaluar. Nga Suneti i Allahut xh.sh është që e vërteta ta mund të pavertetën dhe e mira ta mund të keqen.
Dijetari në fjalën e tij, pas namazit të xhumas në xhamin Al-Azhar, ka thënë në një konferencë për ndihmë popullit sirian, të... |
Partia palestineze në pushtet Hamas, e lejoi partinë që udhëheq Bregun Perendimor Fatah të mbajë tubim masiv në qytetin e Gazas, me rastin e festimit të 48 vjetorit të formimit të partisë.
Përkrahësit mbanin flamujt e Fatahit verdhë e zi, me fotografinë e presidentit të ndjerë Jaser Arafat.
Shumë Palestinëz që jetojnë jashtë Gazas mbrritën gjatë natës, duke festuar me ndezjen e qirinjve. Veturat mbanin të valvitur flamujt e Fatahit dhe ata Palestinez.
|
245 persona janë arrestuar në 6 vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Amerikë, nën akuzën për pedofili.
Një aksion policor i quajtur “luledielli”, ka ndërmarrë hetim përmes agjentëve federal, duke arrestuar 245 persona, shumica e tyre amerikan. Për momentin, hetuesit nuk kanë dashur të bëjnë të ditur vendet e përfshira, por disa prej të arrestuarve janë ndjekur edhe në Meksikë.
Pjesa më... |
A thua gjykatësi që deklaron se është neonazist, i cili me dorën e ngritur bënë shenjë përshendetje naziste, do të mund të gjykonte pa pengesë ebrejt?
Pas 13 dhjetorit portali i Brckës, Otisak.ba, ka publikuar fotografinë, ku gjykatësi Nebojsha Savic, gjykatës në gjykatën themelore në Bërcko, i cili gjykon lëndët e krimëve të luftës, del në fotografi me tre gishta të ngritur lartë. Me këtë ka reaguar avokati i shquar nga Bërcka, Osman Mullahalilovic.
Mulahaliloviç... |
Në përpjekje për të nxitur fëmijët që ta falin namazin, një xhami turke po ofron kompjuterë tablet për ata që falin namazin në xhami për dy muaj rresht.Një xhami në rajonin Akdağmadeni Yozgat është duke tërhequr vëmendjen e të rinjve duke i nxitur për faljen e namazit në xhami duke i shpërblyer me nga një kompjuter tablet.
Fëmijët që do të ndjekin namazet në xhami së paku 180 herë në dy muaj do të mbledhin kuponët me anë të cilëve do të kenë... |
Familja e gazetarit të pavarur amerikan, të mërkuren njoftoi se ai është rrëmbyer në Siri në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Gazetari i rrëmbyer është, James Foley (39 vjeq), që punon si korrospodent i pavarur, dhe ka ardhur në muajt e fundit për të vërtetuar lajmet nga agjensia franqeze, në lidhje me luftën në Siri. Videon e fundit e kishtë bërë në provincen Idlib, në veriperëndim të vendit.
Sipas dëshmive të mbledhura nga agjencia, ai... |
Më shumë se 60.000 njerëz janë vrarë në Siri që nga kryengritja kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asadit, që shpërtheu në mars 2011, tha një zyrtar i lartë i OKB-së.
Navi Pillay, Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, tha se një analizë e kryer nga specialistë të të dhënave tregoi se 59.648 njerëz kishin vdekur deri në fund të nëntorit. "Ne mund të supozojmë se më shumë se 60.000 njerëz janë vrarë nga fillimi i vitit 2011," tha Pillay... |
Kryeministri Sirian Wael ek Halaqi thotë se Qeveria e Sirisë ka mirëpritur çdo iniciativë për bisedime, për t'i dhënë fund gjakderdhjes në vend, pasi i dërguari i OKB-së Lahkdar Brahimi tha se ai kishte një plan paqeje të pranueshëm për fuqitë botërore.
Kryeministri Wael el-Halaqi tha të hënën se konflikti duhet të zgjidhet vetëm nga populli sirian , pa presione të jashtme, ose dekrete.
"Qeveria po punon për të mbështetur projektin e pajtimit... |
Kohët e fundit, ka përfunduar Olimpiada aritmetike mendore në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë fëmijët nga Gaza, të cilët kanë regjistruar rezultatet më të dukshme, raportojnë gazetarët e agjencisë së lajmeve të Anadollit (AA). Ata kanë arritur të përfundojnë në përgjithsi 182 probleme nga matematika për vetëm tetë minuta. Titullin për fëmijun më të zgjuar në botë e ka fituar, katërmbëdhjetë vjeqarja Eryica Medhun nga Gaza.
|
Pakistani sot mori Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të mbajë seanca të veçanta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Gjatë presidencës së Këshillit të Sigurimit, anëtarët e Këshillit do të ndihmojnë për të krijuar konsensus për çështjet më preokupuese në vend.
Pakistan u bë anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit gjatë vitit të kaluar dhe do... |
Banka amerikane "Goldman Sachs" vlerëson se ekonomitë me rritje më të madhe ekonomike për 40 vitet e ardhshme do të jenë Indonezia, Turqia, Nigeria, Meksika dhe Filipinet.
Karakteristika e përbashkët e forcave ekonomike në pritje është mosha e re e popullsisë së tyre, ku veçohen Indonezia dhe Turqia.
Banka amerikane parashikon se për rreth 40 vjet, 11 shtete, të cilat për momentin janë nën hijen e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, do... |
Në mbarim të viti që e lamë pas, shumë personalite botërore si politikan ashtu edhe analistë theksuan se “tashmë u bë mjaft” për Turqinë, dhe se ajo duhet ti bashkangjitet Bashkimit Evropian sa më shpejt.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle tha se Bashkimi Evropian, në vitin 2013 duhet të hapë kapituj të rinj negociatash me Turqinë, pasi në të kundërtën, në të ardhmen do të jetë BE-ja ajo që do të vrapojë pas Turqisë.... |
Projektligji që parashikon rritje të taksave për të pasurit erdhi si rezultat i bisedimeve të gjata mes zv/presidentit Xho Bajdën dhe republikaneve të Senatit. Dhoma e Përfaqësuesve do ta shikoje atë gjatë ditës.
Reduktimi i shpenzimeve u vonua për dy muaj për të lejuar një marrëveshje më të gjerë. Kongresi nuk mundi të përmbushë afatin, por pasojat e të ashtuquajturës “humnerë fiskale” nuk do të ndjehen të martën, sepse është... |
Sot Antalia, qytet i jugut të Turqisë është dominuar nga një ambient protestash kundër Amerikës.
Qindra banorë të Antalias janë ngritur në protesta për të dënuar politikat luftënxitëse dhe hegjemoniste të Amerikës dhe NATO-s në LM. Me thirrjet “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”, “NATO dhe Amerika vrasës” si dhe “nuk duam mburojën e NATO-s”, protestuesit turq kanë kërkuar ndërprerjen e krimeve të agresionit të Amerikës dhe regjimit sionist... |
"Paqja qoftë mbi ty, o Pejgamber" është një projekt kërkimor, për të shpërndarë qasje të qytetërimit islam me një progam unik. Është hapur kohët e fundit në Meke nje muze i ri që përmbledhë imazhe dimensionale të jetës në kohën e Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të), nën emrin "Paqja qoftë mbi ty, o Pejgamber". Muzeu përmbledhë pronat dhe gjurmë të vjetra me efekte të modelit që ka ekzistuar në kohën e Pejgamberit a.s, me këtë e bëri muzeun më shumë se... |
Ministria e Financave të Malajzisë tha se ky vend ka tejkaluar parashikemt e rritjes ekonomike qe parashikohej të jetë 5%, duke e e ngritur këtë rritje në 8.5%.
Ministria e financave e publikoi lajmin në konferencën e mbajtur për fundvit, dhe shtoi se rritja ekonomike prej 5 % ka ardhur vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2012. Ajo shtoi se për vitin 2013, kjo rritje synohet që të vazhdoj edhe më tutje.
Zëvendës ministri i Financave Ahmad Husni... |
Së paku 11 vetë janë vrarë dhe më shumë se 40 u plagosën në një seri shpërthimesh në të gjithë Irakun, thonë zyrtarët.
Vetëm gjatë një sulmi, shtatë persona u vranë në qytetin e Mussayib, në jug të Bagdadit.
Së paku dy persona janë vrarë në qytetin jugor të Hillas, kur një bombë shpërtheu në një rrugë kryesore.
Gjatë vitit të kaluar dhuna në Irak kishte rënë dukshëm, krahasuar me kulmin e saj në vitet 2006 dhe... |
Maliki tha se Turqia është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut, dhe po u jep shembull “të keq” vendeve të tjera, duke i udhëzuar ato të “përzihen” në punët e brendshme të Irakut.
Kryeministri irakian Nuri al-Maliki ka përsëritur kritikat e tij për politikat e Turqisë në Irak, duke pretenduar se Ankaraja po ndikon në"ndarjen e Irakut".
Në një intervistë me kanalin televiziv Someria në Irak, Maliki tha se Turqia është duke ndërhyrë në punët e... |
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton po qëndron në spital, pasi u diagnostifikua me ngjizje gjaku, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
"Pas disa kontrolleve sistematike, mjekët zbuluan se Sekretarja e Shtetit kishte pasur trombozë në tru, që ka rrjedhur nga një tronditje që pati disa javë më parë," tha zëdhënësi Filip Reines në një deklaratë të hënën.
"Ajo është duke u trajtuar me anti-koagulant, dhe po qëndron... |
Moska tha se zgjidhja është ende e mundur.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, tha të dielën se vendi i tij do të mbështesë revolucionin Sirian deri në fund, dhe përsëri kërkoi largimin e presidentit Sirian Beshar Asad. Ndërsa Moska thotë, se një zgjidhje politike është ende e mundur, pasi që i dërguari i OKB Lakhdar Ibrahimi tha se ai ka një plan për të zgjidhur konfiktin që ndoshta e pranon komuniteti ndërkombëtar.
Erdogan tha – duke... |
Turqia e gatshme të kreditojë FMN-në ! Kryeministri Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia në disa vite të fundit ka realizuar përparim të madh ekonomik dhe kësisoj ka ardhur në pozitë që t’i japë kredi Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nga i cili dikur ka marrë hua të mëdha.
E diel 30 Dhjetor 2012 23:39
“Dikur Turqia i ka pasur borxh FMN-së rreth 23.5 miliardë dollarë, kurse tash ai borxh është rreth 860 milionë dollarë. Në muajin maj 2013 do... |
Kongresi do të veprojë në arritjen e lirisë së plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë, në ruajtjen dhe afirmimin e sovranitetit dhe unitetin e B dhe H.
KBB do të synojë të mbështesë krijimin dhe zhvillimin e institucioneve kombëtare të boshnjakëve, siq janë Akademia e Shkencave , Fondacioni Kombtarë Boshnjak, si dhe të organizatave të tjera.
Kongresi do të punojë për arritjen e lirisë së plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë,... |
Një prej gazetarëve të Egjiptit ka bërë zbulimin e disa detajeve rreth përpjekjeve për komplot ndaj Presidentit të Egjiptit, Dr. Muhamed Mursit.
Kolumnisti Enes Ed-Dugejdi, për të përditshmen ‘’ Populli ‘’, u shpreh: Partia që njihet me emrin si’’ Partia për Shpëtim Kombëtar ‘’, ka planifikuar komplot ndaj Qeverisë, ndaj vetë Presidentit të zgjedhur të Egjiptit, Dr. Muhamed Mursit, si dhe ka planifikuar futjen e tij në burg. Për këtë planifikim ka pasur bashkëpunim... |
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ishte zgjedhur si "Udhëheqësi mysliman i vitit 2012", në një sondazh të kryer nga "Preporod gazeta'', medium ky i Unionit Islamik të Bosnës. SARAJEVË Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ishte zgjedhur si "Udhëheqësi mysliman i vitit 2012", në një sondazh të kryer nga "Preporod gazeta'', medium ky i Unionit Islamik të Bosnës. Titulli iu dha për kontributin e tij në Islam dhe në jetën e muslimanëve gjatë... |
Shërbimi informativ turk ka nisur menjëherë hetimet përkatëse pas publikimit të lajmit për gjetjen e një aparati përgjues në zyrën e kryeministrisë turke. MIT ka hapur një dosje mbi këtë rast duke u mbështetur në deklaratat e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan i cili në një konferencë për shtyp deklaroi se në zyrën e tij janë gjetur disa aparate dhe mjete përgjuese. Në këtë deklaratë tha se qeveria turke është duke u përballur me një qeveri në hije... |
Ish kampioni në mundje japonezi Antonio Inoki, i cili kohë më parë vizitoi Pakistanin u konvertua në fenë Islame
Sipas të përditshmes pakistaneze The Tribune Express, kampion në pension, i cili kohët e fundit vizitoi Pakistanin, u konvertua në Islam dhe e ndërroi emrin në Muhammed Hussein.
“Tërë jetën time më ka munguar e vërteta, sot e kam gjetur të vërtetën. Lus Zotin që të vdes me këtë të vërtetë, andaj u bëj thirrje të gjithëve ta përqafojnë të vërtetën...... |
Zëvendës myftiu në republikën ruse të Osetisë së Veriut, Dudarov Ibrahim, u vra në rrugën për në kryeqytetin këtij vendi, Vladikavkaz
"Ai u vra me pesë plumba nga një distancë e afërt", tha myftiu i Osetisë së Veriut, Kaxhi-Murat Gacalov për agjencinë e lajmeve RIA Novosti. Vrasja ka ndodhur të mërkurën mbrëma në rrugën kryesore që çon në kryeqytetin e Osetisë së Veriut, republikë e vogël në kufi me Çeçeninë. "Ky njeri vdiq për shkak të besimit të tij. Unë mendoj... |
Bëri thirrje për një tranzicion paqësor në Siri, dhe u bëri thirrje Iranit që të heq dorë nga ndërhyrjet në punët e vendeve të këshillit GCC.
Samiti i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, i përfundoi punimet e tija të marten, për të vazhduar gjithsesi me nismën e mirëmbajtësit të dy xhamive të shenjta Mbretit Abdullah bin Abdulaziz, e cila synonë arritjen e unitetit të Gjirit mes shteteve të Këshillit në bashkëpunim.
Sekretari i Përgjithshëm... |
Presidenti i Egjiptit z. Muhamed Mursi ka uruar Egjiptianët për miratimin e kushtetutës së re si dhe u ka bërë thirrje të gjitha partive për t’iu bashkuar atij në dialogun kombëtar.
Kajro: Gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit z. Mursi tha se ekonomia ishte prioritet dhe se ndryshimet në qeveri do të behën nëse është e nevojshme.
Rreth 63% të votuesve në referendum e mbështeten projekt kushtetutën.
Kundërshtarët... |
Ushtria çlirimtare ka arritur fitore në betëjën për qytetin Marat Numan në Idlib, dhe ka filluar çlirimin e disa pikave strategjike në Halep.
Rreth 1100 Sirian kanë arritur në Turqi gjatë njëzet e katër orëve të fundit, shumica e tyre nga qyteti Halfija të Hamas, ku u vranë me dhjetra, të dielen, në sulmet ajrore ndaj një furre, sipas burimit diplomatikë Turk të mërkurën.
Burimi, i cili kërkoi të mbetet anonym tha: "Këta... |
"Nëse unë do të isha tani kryeministër, do ti kisha kërkuar ndjesë Erdoganit dhe popullit turk, për shkak se shumë civilë humbën jetën e tyre," tha ish kryeministri izraelit Ehud Olmert, duke folur në një konferencë në Tel Aviv.
Ish-kryeministri izraelit ka sugjeruar se ai do të kishte kërkuar ndjesë ndaj Turqisë për vrasjen e nëntë turqve gjatë një bastisjeje në anijen Mavi Marmara që transportonte ndihma humanitare në Gaza.
|
Izraeli po përparon në procesin e ndërtimit të rreth 1000 shtëpive në Jeruzalemin Lindor, nën një plan të ri të përshpejtuar për të shtrënguar kontrollin e saj në territorin palestinez, territor ky që këta të fundit kërkojnë ta kenë si kryeqytet të Palestinës.
Komiteti Qeveritar për Planifikim e vendosi projektin në një fazë më të avansuar, ku po kërkon nga kontraktorët që të paraqesin ofertat e tyre për ndërtim, tha të martën Ministria e Brendshme. |
Nënat siriane janë duke u përpjekur të mbijetojnë duke luftuar kundër të ftohtit dhe sëmundjeve në tendat e refugjatëve.
Gratë siriane janë duke u përpjekur për të përmbushur detyrat e tyre ndaj fëmijëve, përkundër të gjitha pamundësive për “amësi të rregullt”, raporton Anadolu Agency.
Ato janë duke u përpjekur për të gatuar ushqimet me sende që ato arritën të gjejnë në një mot të ftohtë si ky.
Këto gra,... |
I dërguari i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi ka thënë se pas bisedimeve me presidentin sirian Bashar al-Asad, situata është"shqetësuese" dhe se nuk ka asnjë shenjë të përparimit drejt një zgjidhjeje të negociuar.
"Situata në Siri është ende shqetësuese dhe ne shpresojmë se të gjitha palët do të shkojnë drejt zgjidhjes të cilën e dëshiron populli sirian," tha Brahimi pas takimit të tij me Bashar Al Asadin të hënën.
I dërguari i OKB-së për Sirinë... |
Një person ka qëlluar për vdekje dy zjarrfikës, dhe ka plagosur dy të tjerë në Webster, qytet i vogël pranë Nju Jorkut. Katër zjarrfikës erdhën në vendin e ngjarjes pasi vrasësi i kishte lajmëruar për një zjarr. Zyrtarët thanë se “ai kishte vënë në kurth” zjarrfikësit, duke ia vënë zjarrin qëllimisht shtëpive të fqinjëve.
62-vjeçari krimin e kreu me revole, i cili më pas vrau veten. Ai u gjet fajtor për vrasje dhe u burgos me 17 vjet për vdekjen e gjyshes së tij... |
Të paktën 100 njerëz u vranë dhe një numër i panjohur i njerëzve të tjerë u plagosën në një sulm ajror në furrë në provincën qendrore Hama të Sirisë, thonë aktivistët.
Pritet të rritet bilanci i sulmëve në Halfije, thotë një grup aktivistësh.
"Ne nuk mund të vlerësojmë se sa njerëz u vranë. Kur kam shkuar atje, unë pashë një grumbull të organeve në terren të shpërnara. Kishte gra dhe fëmijë", tha aktivisti lokal Samir el-Hamavi.
Gjatë kësaj jave... |
Dramë në Kuvend, filloi në momentin kur deputetët e pushtetit dhe të opozitës u gjetën përpara dyerve që shpie në sallën e mbledhjeve. Deputetët e opozitës nuk kishin kartela për të hyre kështu që nuk lejonin të hynin as deputetët e VMRO- DPMNE-së. Pas kësaj një pjesë e mazhorancës hyri nga ana tjetër e ndërtesës hynë edhe deputetët opozitës. U drejtuan kah kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski i cili sëshpejti... |
Nëna e trishtuar tha se Bashar Al Asad ka djegur zemrat e shumë nënave, dhe se "All-llahu do të bëjë të njëjtën gjë me të."
Një familje siriane ka gjetur djalin e tyre, 19 vjeçarin Muhamed Hasun, pasi ata besonin se ai kishte vdekur në një shpërthim bombe në korrik. Mohammed Hasun u gjend i gjallë, por në gjendje të rëndë në një spital turk.
Ikbal Hasun, nëna e djaloshit, i tha... |
Koreja e Veriut mund të sulmoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u raportua të dielën nga mediat koreanojugore, të cilat cituan zyrtarët ushtarakë të vendit.
Sipas tyre, Koreja Veriore posedon raketa me rreze prej 10 mijë kilometerash, të cilat janë në gjendje të godasin Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Europën.
Ky përfundim erdhi pasi ushtria bëri matjet e kapacitetit të raketës bërthamore,... |
Siria ka mbledhur arsenalin e saj të armëve kimike në dy baza që po mbrohen nga ushtria kombëtare, deklaruan zyrtarë nga Ministria e Jashtme Ruse.
Ministri Rus Sergei Lavrov tha: ”Siria është duke bërë maksimumin për të mbrojtur sa më mirë armët e saj të shkatërrimit në masë".
”Ne kemi shprehur edhe më parë shqetësimin tonë për mundësinë e përdorimit të këtyre armëve dhe Damasku i... |
Të paktën 90 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm ajror ndaj një furre në qendër të provincës Hama të Sirisë, thonë aktivistët.
Qyteti Halfaya ku ndodhi sulmi u morr nga rebelët pak ditë më parë dhe sulmi në fjalë është si ndëshkim nga regjimi sirian ndaj banorëve thonë aktivistët.
Numri i saktë i të vrarëve ende nuk dihet por dihet se rreth 1000... |
Regjisori i famshëm amerikan Michael Moore kohët e fundit ka dhënë një deklaratë për CNN amerikan në lidhje me djegjen e Kuranit në Amerikë.
"Kur flasim për djegien e Kuranit, më lejoni tu themë përsëri amerikanëve të mi të dashur, prej të cilëve 80 për qind nuk kanë pasaportë dhe kurrë nuk e lënë vendin e tyre, kurrë nuk e kanë parë pjesën tjetër të botës, dhe nuk kanë ide se çfarë po ndodh në anën tjetër.... |
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, bëri deklarata në një kanal televiziv në lidhje me raketat Patriot që do të vendosen në kufi me Sirinë.
Ai foli ashpër në lidhje me deklaratat e bëra nga Irani mbi këtë çështje se “Dislokimi i raketave do të nxjerrë luftën e tretë botërore”.
“Shefi i Shtatmadhorisë Iraniane duhet të thotë se në emër të kujt i bën këto deklarata, për çfarë... |
|