Temat |
---|
Shko tek faqja : 1 ... 8 ... 12, 13, 14 ... 24 ... 36 |
Presidenti turk, Abdullah Gyl, është shprehur lidhur me skandalin e korrupsionit i cili u zbulua para një jave, se në Turqi nuk do të ketë mbyllje dosjesh për korrupsionin dhe se çështja në fjalë do të ndahet përfundimisht nga gjykatat e pararura. Gjatë një takimi me gazetarët, Gyl u shpreh se Turqia ka shënuar një transformim të thellë... |
Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve që marshuan në Stamboll të dielen kundër planeve të urbanizimit nga qeveria turke dhe hetimet për korrupsion ku janë arrestuar dhjetëra njerëz, duke përfshirë edhe bijtë e ministrave. Qindra protestues u mblodhën në një shesh në lagjen... |
Udhëheqsit më të lartë fetarë të krishterë dhe muslimanë në Republikën e Afrikës Qendrore janë bashkuar edhe një herë për të parandaluar vendin e tyre nga rrëshqitjet e më tejshme në humnerën e dhunës sektare. “Muslimanët dhe të krishterët kanë jetuar bashkë në këtë vend për shumë vit,”... |
Organizata Humanitare ‘Drita’ nga Tetova, me degët e saja nëpër disa qytete të vendit vazhdon me realizimin e aksionit humanitar për grumbullim të veshmbathjeve për fëmijët në Siri. Fisnik Jakupi, kryetar i shoqatës, thotë se ka numër të madh njerëzish që kanë shprehur humanitetin e tyre duke apeluar tek gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë. ‘Për momentin nuk mund të precizoj sa ndihma janë grumbulluar pasi kemi disa pika nëpër Maqedoni,... |
Kryeministri turk, Recep Tayp Erdogan edhe njëherë me radhë ka tundur opinionin publik me deklaratat e tij. Kësaj radhe, deklaratat e kryeministrit turk kanë të bëjnë me “Ëndrrën e re të Perandorisë Osmane” ku Erdogan ka thënë se territoret ballkanike i përkasin Turqisë. “E jona është Thessaloniki mirëpo në të njëjtën kohë është edhe Komotini dhe Xanthi. Poashtu është edhe Kardzhali në Bullgari, Shkupi në Maqedoni dhe Prishtina... |
Ministri i Informacionit Jordanez tha se Jordani ashpër kundërshtoi praninë e një stacioni policor brena xhamisë Al-Aksa.Jordani kërkoi të martën që Izraeli t’i hjekë kamerat e vëzhgimit në xhaminë Al-Aksa. “ Jordani kundërshton instalimin e kamerave të vëzhgimit nga ana e Izraelit, të vëna me 8 dhjetor, për të monitoruar wakfet(ndihmat islame) zyrtarët dhe adhuruesit, sidomos gratë,” tha Ministri i Informacionit Mohammad Momani. " Jordani nuk... |
Një ekip ligjor i prokurorëve ndërkombëtar janë porositur nga Partia për Liri dhe Drjtësi e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi, për të hetuar grusht shtetin e 3 korrikut. Ekipi ka lëshuar një listë të individëve të cilët do të ndiqen penalisht, i cili përfshinë shumë zyrtarë të lartë si: Gjeneral Abdul-Fatah al-SISI, presidenti i përkohëshëm Adly Mansour dhe kryeministri i përkohëshëm Hazem el-Beblawi. Nga ligjet e jurisprudencës univerzale,... |
Qytetarët myslimanë të Shkupit kërkojnë ndihmën e kryeministrit të Turqisë Taip Erdogani për të ndërprerë ndërtimin e hotelit mbi themelet e Burmali Xhamisë.
Pas botimit në “Lajm” të tekstit ku flitej për punimet që bëhen në vendin ku dikur ishte Burmali Xhamia, në adresë të “Lajm”-it kanë ardhur dhjetëra komente nga qytetarë të Shkupit, të cilët kërkojnë që kryeministri turk Erdogan të mos lejojë asnjë ndërtim mbi themelet e Burmali Xhamisë.... |
Ndërmjet 3,300 dhe 11,000 luftëtarë nga më shumë se 70 vende, duke përfshirë një numër nga Evropa Perëndimore, i janë bashkuar luftës në Siri kundër presidentit Bashar al-Asad, raportoi të martën një grup kërkimor. Pasi forcat e sigurimit shtypën protestat paqësore më shumë se 40 vite të sundimit të familjes Asad, në vitin 2011 pasoi një revoltë e armatosur. Pra mbi 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona... |
Ministria e Wakfit ka njoftuar se ndalohet predikimi i dijetarëve të shquar Selefist në xhami, përveç nëse ata marrin leje paraprake. Ndalimi përfshin Shejh Ab-Shaq Al-Howaini, Shejh Muhamed Hassan dhe Shejh Muahmed Hussein Jakub. Të tre këta janë anëtarë të Këshillit Selefist të dijetarëve dhe udhëheqës të lëvizjes Selefiste në Egjipt. Sipas qendrës... |
Rreth 200.000 sirianë të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në kampe për shkak të luftës po përballen me një dimër të vështirë. Sot, një lajm i trishtuar erdhi nga një kamp në kufirin turko-sirian në provincën Hataj i cili tregon për vdekjen e dy fëmijëve të vegjël, si rezultat i motit të ftohtë. Vlerësimet thonë se deri në 50,000 fëmijë refugjatë... |
Rreth 4,1 milionë sirianë do të strehohen jashtë vendit deri në fund të vitit 2014, kundrejt 2,4 milionë aktualisht, parashikojnë Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar sot. Nga ky numër, afro 660.000 do të strehohen në kampe refugjatësh dhe do të konsiderohen si pjesa më e ndjeshme, shton OKB-ja në një raport lidhur me përgjigjen humanitare për krizën siriane. |
Ministri i Drejtësisë në Gjermani Jochen Hartloff, sërish ka propozuar që disa pjesë të sistemit ligjor të merren nga Sistemi ligjor islam (Sheriati) dhe të futen në Sistemin ligjor gjerman. Por, propozimi i tij për të krijuar një sistem ligjor paralel (siç u perceptua nga opozita) ngjalli kritika të forta tek kundërshtarët, opozita i kërkoj edhe të japë dorëheqje, duke deklaruar se ligji flet me ne... |
Sulmet ajrore të regjimit sirian mbi civilët kanë vrarë të paktën 125 vetë dhe plagosën mijëra të tjerë, raporton Al Jazeera. Sulmet e djeshme mbi Aleppo janë kryer me fuçi shpërthyese, ndërsa fillimisht numri i viktimave u raportua të jetë 30. Banorët janë duke u përpjekur të marrin veten dhe të shpëtojnë nga rrënojat, e gjithë kësaj fatkeqësie i shtohet edhe moti i vështirë me temperature të... |
Muhamed al-Beltagi zbuloi të dielen se ai u transferua për të qëndruar i vetëm nën masa të rrepta të sigurisë brenda kompleksit të burgut Tora në Kajron jugore. “ Mua më zhvendosën nga burgu Al-Aqrab në mënyrë që të jem larg nga vëllezërit e mi që janë në burg dhe gjithashtu që të jem sa më larg nga bota e jashtme,” shkroi Muhamed al-Beltagi në një mesazh që arriti të rridhte nga burgu. |
Një gjykatë egjiptiane të dielen shfajësoi një polic të akuzuar për vrasje të protestuesve gjatë 2011, revolucioni që rrëzoi presidentin autokrat Hosni Mubarak. Në shtator të vitit 2011, Muhamed al-Suni u dënua, në mungesë, me burg për përfshirje në vrasjen e protestuesve jashtë stacionit policor në lagjen... |
Së paku 22 persona, duke përfshirë 14 fëmijë, janë vrarë sot nga sulmet ajrore të ushtrisë siriane në rrethet e Aleppos. Lajmin e konfirmoi një grup i të drejtave të njeriut. "Në sulmet shpërthyese të cilat ndodhën mbi rajonet Sakhur, Ard el - Hamra dhe Haydariyeh, janë vrarë 22 vetë, në mesin e tyre 14 fëmijë dhe një djalë 18 vjeçar," tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. |
Kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Asad kanë qenë në disavantazh prej fillimit të luftës në Siri për shkak se SHBA dhe Britania refuzuan t’i ndihmojnë ata, tha princi saudit Turki bin Faisal të shtunën. Shtetet e Bashkuara dhe Britania pezulluan ndihmën jo-vdekjeprurëse pasi Fronti Islamik kishin marrë ndërtesat që i përkasin Këshillit Ushtarak të Sirisë, në kufi më Turqinë. “ Është e dhimbshme... |
"I KE 4 MINUTA OSE ...!"
Ne një takim të Myftift të Kosoves Naim Terrnava me Ambasadorin Iranin. Ambasadori thotë se nese keni nevojë për të holla ne jemi këtu. Myftiu, por kemi nevojë për miliona. Ambasadori e merr dhe e shkruan një çek prej 2 milion dollarë. Myftiu, po në shkembim të qkafit kjo ofertë. Ambasadori Iranian, ne nuk duam as gjë, vetum qe ti leni te lirë ne davetin e "shijizmit". Myftiu: I ke 4 minuta, merre çekun e dilë për dere, ose do dalësh për dritarje. |
Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan edhe njëherë adresoi kritika të ashpra ndaj qeverisë së grushtetit në Egjipt. “Kjo shenjë disave u pengon,” tha Erdogan, duke treguar tani më simbolin e njohur “Rabia”, dorën me katër gishta e ngritur. “Unë e kundërshtoj dhe do të vazhdoj ta... |
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan deri me tani është në vendin e dytë në mesin e të emëruarve në anketën e revistës Time për “Personin e Vitit 2013”. Fituesi i kësaj ankete do të zgjidhët me 6 dhjetor nga redaktorët e kësaj reviste, të cilët... |
Me shume se 80 persona u plagosen kur nje traget ne Hong Kong u perplas me nje mjet ende te paidentifikuar gjate lundrimit ne ujerat vendase. 6 prej tyre jane ne gjendje te rende, nderkohe qe ne traget ndodheshin 105 vete ne momentin e aksidentit. Sipas pergjegjesve per sigurine e tragetit, mungesa e rripit te sigurimit tek pasagjeret ka shkaktuar... |
Pas refuzimit të Shqipërisë për të pritur shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke planifikuar që të realizojnë këtë proces në det, informoi mbrëmjen e së enjtes “BBC”. Sipas raportimit, do të jetë luftanija “MV Cape Ray” ajo që do të mbajë ngarkesën, e cila do të shkatërrohet duke përdorur një teknologji... |
Policia egjiptiane të premten ka shpërndarë disa tubime të organizuara nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi në bazë të legjislacionit të sapomiratuar që synon të "rregullojë" protestat në rrugë. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit pro - Mursi në Haram Street në Giza, ndërsa... |
Policia ka zbuluar trupat e 18 burrave të ekzekutuar të cilët u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe u gjuajtën me plumba në kokë. Ngjarja ndodhi në një qytet pranë Bagdadit, duke qenë një prej sulmeve më vdekjeprurëse që u kryen përmes rrëmbimit. Viktimat janë marrë nga shtëpitë e tyre të premten, nga burra të veshur uniforma ushtarake,... |
Presidenti Gjerman Joachim Gauck, gjatë një vizite në Qendrën Islame të Teologjisë, pranë Universitetit të Münster-it tha se myslimanët janë element i rëndësishëm i historisë së kohëve të fundit.
Presidenti... |
BRAZIL Të paktën tre persona janë raportuar të vdekur pas një aksidenti në vendin e ndërtimit në një stadium në Sao Paulo të Brazilit. Ky stadium pritej të ishtë nikoqir për ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës që do të mbahet në vitin 2014. |
Një tërmet me magnitudë 5.7 shkallë rihteri ka goditur Iranin. Goditja është shënuar pranë centralit bërthamor në Bushehr. Autoritetet vendore kanë njoftuar se deri tani janë shënuar pesë viktima dhe 30 të plagosur 30. Epiqendra e tërmetit ishte pranë Borazjan, rreth 60 kilometra nga Bushehr, ku Irani ka reaktorin e tij të vetëm. |
Vëllazëria Myslimane e Egjiptit njoftoi se ka në plan për të formuar një qeveri “hije” në Paris, kështu që mund të padisë administratën aktuale në një gjykatë ndërkombëtare. Ahmed Aqeel, një zëdhënës për Partinë për Liri dhe Drejtësi, e cila vjen nga krahu i Vëllazërisë, tha themelimi i zyrave për organizim në Francë dhe vende... |
Turqia do të financojë blerjen e karburantit për të siguruar energji elektrike për Gazën, pasi situate energjetike në këtë rajon është katastrofale. Energjia elektrike do të ofrohet pa ndërprerje në spitale dhe në sistemin e ujësjellësit. Turqia ka premtuar se do të aktivizoj ndihmat për karburante, e të cilat do të jenë aktive fillimisht... |
Një gjykatë egjiptiane ka dhënë dënime te rënda deri me 11 vite për 21 mbështetëset e presidentit Mursi duke përfshirë aty adoleshente që nga mosha 15 vjeçare, për mbajtjen e protestave. Kjo është edhe një goditje tjetër ndaj protestave paqësore të Vëllazërisë Muslimane dhe mbështetësve të tyre që prej fillimit... |
Udhëheqësi i grushtit të shtetit egjiptian General Abdul Fattah El-Sisi u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të bashkohen për të mbrojtur udhërrëfyesin e grushtit të shtetit. Ai i paralajmëroi ata për dështimin e udhërrëfyesit në qoftë se ata nuk e mbrojnë. Duke folur para oficerëve të ushtrisë në një forum të mbyllur, Al-Sisi ka... |
Autoritetet izraelite kanë hapur një muze të ri nën sipërfaqen e Xhamisë Al - Aksa në Jerusalemin lindor. Javët e fundit, Al - Aqsa ka qenë subjekt i bastisjeve nga kolonët çifutë, por edhe nga forcat policore izraelite. Izraeli kërkon ndarje të Xhamisë Al Asksa përgjysmë, ku edhe dëshiron të ngrisë një tempull hebre. |
Regjimi sirian i Bashar Al -Asad vlerësohet të ketë vrarë më shumë se 10,000 gra gjatë 30 muajve të fundit. Këto krime u kryen me anë të bombave, ekzekutimeve dhe torturave. Hulumtimi është bërë nga grupi sirian opozitar, Koalicionit Kombëtar, i cili shtoi se gratë në Siri vazhdojnë të jenë më të dëmtuarat nga dhuna sistematike që po kryeht nga forcat e armatosura të regjimit. |
Unioni Kombëtar i Studentëve Turq, ka nisur një fushatë për mbledhjen e firmave për një peticion, në të cilin do të kërkohet hapja e muzeut Aja Sofja për kryerjen e ritualeve fetare për besimtarët, ashtu siç ka qenë më parë. Unioni në fjalë e ka nisur këtë fushatë nën moton “Le të hapet Aja Sofia, profecia e profetit Muhamed a.s, amaneti i sulltan Mehmetit dhe simboli i Turqisë”. Kjo moto do të shpërndahet në të gjitha krahinat... |
PALESTINË Autoritetet izraelite kanë njoftuar se do të shkatërrojnë një xhami palestinezE në qytetin e Bregut Perëndimor, Nablus. Autoritetet okupuese kanë në plan për të shkatërruar xhaminë në orët e ardhshme. Ata kanë urdhëruar të gjithë banorët të evakuohen para se të fillojnë punimet për prishjen. |
Siri, Damask Pesëmbëdhjetë persona u vranë sot në Siri dhe mbi 30 u plagosën në një sulm vetëvrasës me bombë në një stacion autobusi në perëndim të Damaskut. Televizioni shtetëror tha se të gjitha viktimat ishin civilë,... |
Qindra mijëra evropianë janë duke vepruar vullnetarisht si mercenarë të ushtrisë izraelite, dhe marrim pjesë në vrasjen e civilëve palestinezë. Grupi për të drejtat e njeriut “Euro - Mid Observer” ka botuar një raport të plotë që konfirmon këto pretendime, ku paraqiten fakte se vullnetarët evropian kanë kryer vrasjen e grave dhe fëmijëve në Rripin... |
13 persona në mesin e tyre edhe një fëmijë 4 vjeqar kanë humbur jeten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e motit të keq që po godet vendin. Situata është alarmante në Nju Meksiko, Kaliforni, Oklahoma, Teksas dhe Arizonë. Incidentet e shumta kanë qenë të shkaktuara nga reshjet e dëborës, akulli dhe shirat. Në Arizonë zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shpëtuar një person që ishte rrëmbyer nga rrjedha... |
Autoritetet në Angolë kanë marrë masa të rrepta për ndalimin e Islamit, duke e konsideruar atë si një kult e jo si fe. Ministri i Kulturës së Angolës Rosa Cruz de Silva tha se sa i përket Islamit, procesi i “legalizimit” nuk është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut. Prandaj të gjitha xhamitë do të jenë të mbyllura deri sat ë merret një tjetër vendim, ka... |
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se ai nuk do të shfaqte ''asnjëherë'' respekt për drejtuesit e sjellë në pushtet nga ushtria në Egjipt, pak pas dëbimit të ambasadorit turk në Kajro nga Egjipti. "Nuk do të respektoj kurrë ata që kanë ardhur në pushtet përmes një grushti shteti", u shpreh prerazi Kryeministri Erdoan gjatë një konference shtypi të posaçme. |
E shtune 23 Nëntore 2013 11:52 Egjipt Dy persona janë vrarë dhe 14 janë plagosur në dhunën e fundit policore ndaj protestuesve pro-demokracisë,... |
E premte 22 Nëntore 2013 17:22Një anëtar i lartë i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, Saad Al -Husseini, zbuloi se zyrtarë të lartë kanë ofruar lirimin nga burgu të udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane në këmbim të njohjes së grusht shtetit. |
Presidenti egjiptian Muhamed Mursi dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan E shtune 23 Nëntore 2013 12:01 |
E shtune 23 Nëntore 2013 14:31Një grup luftëtarësh sirian të udhëhequr nga Al Kaida kanë marrë nën kontroll fushën më të madhe të naftës në Sirinë lindore, njoftuan aktivistët. Ata thanë se marrja në dorë e kësaj pike do të bllokojë qasjen e regjimit të Bashar al -Asad në... |
Shfaqja kontraverse e sataristit egjiptian Bassem Yousef, e quajtur "El - Bernameg" (Programi) është pezulluar pa kthim, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet kanalit egjiptian CBC dhe regjisorëve të shfaqjes. Kanali CBS ka vendosur të pezullojë shfaqjen për shkak të kritikave ndaj kreut të ushtrisë, Abdel Fatah Al- Sisi, kritika që shumë i kanë përshkruar si "të parëndësishme", në krahasim me nivelin... |
Ndërsa bota është fokusuar në eliminimin e armëve kimike të Sirisë, një luftë e ashpër po zhvillohet me vrull në veri të Sirisë. Megjithatë, frika më e madhe është përhapja e luftës përtej kufijve. Grupi më i madh kurd në Siri, Bashkimi Demokratik (PYD) – rriti veprimet javën e kaluar, duke shpallur rajonin autonom të Kurdistanit Perëndimor, rajon ky që prodhon rreth një e tretën e naftës... |
Zyrtarët egjiptian paralajmëruan për rrezikun e një vale cunami gjithëpërfshirës i cili do të prekë Egjiptin. Ditët e fundit lëkundjet sizmike në rajonin e Mesdheut kanë tejkaluar gjashtë gradë të shkallës Rihter. Por ekspertët ngritën frikën se tërmetet që ndodhin në këtë rajon tejkalojnë intensitetin e shtatë të shkallës Rihter, dhe bregdeti egjiptian mund të preket nga cunami. Gjatë... |
Duket e pavërtetë se si është e mundur të ndodhë që në një qytet që më së shumti dy herë në vit të bjerë shi , ta vërshoj dhe të shkaktoj humbje edhe në jeta njerzish.Përmbytjet në Arabinë Saudite kan shkaktuar vdekjen gjashtëmbëdhjetë , ndërsa tre përsona thuhet se janë të zhdukur, raporton FENA. |
E diel 17 Nëntore 2013 16:04Së paku 48 persona, përfshirë tre fëmijë dhe një grua, u vranë nga forcat e regjimit sirian në disa qytete të shtunën,... |
|