Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.
Rrjeti Evropian Kundër Racizmit ENAR, i cili nën ombrellën e vet përfshin disa organizata joqeveritare në shumë vende evropiane, të mërkurën ka publikuar një raport të titulluar "Racizmi në Evropë."
Në këtë raport, janë publikuar analizat e situatës në 26 vendet evropiane në periudhën 2011-2012. Analizat tregojnë rritjen e konsiderueshme të ngjarjeve shoqërore dhe politike që ndikojnë negativisht te muslimanët. Analizat e ENAR tregojnë se islamofobia në Evropë është ende e pranishme, dhe se paragjykimet...
Duke u përballur me ankesa të shumta të muslimanëve norvegjez, Agjencia norvegjeze për sigurinë ushqimore, njoftoi se do të paraqesë një ankesë kundër kompanisë ushqimore, pasi zbuloi se në produktet që janë emërtuar si hallall janë gjetur sasi të mëdha të mishit të derrit
'Do ta padisim prodhuesin, grupin norvegjez Kuraas", tha Catherine Signe Svindland, këshilltare për sigurinë e ushqimit për agjencinë AFP. 'Në produktet hallall në përgjithësi nuk duhet të...
Frika nga reagimet nuk i ka ndalur ‘filmagjinjtë e vendosur’ nga Katari dhe Irani të prodhojnë filma biografik për Pejgaberin e Allahut, Muhammedin a.s.
Si karakter në film, Muhammedi a.s., paraqet një sfidë të veçantë. Pothuajse e gjithë bota muslimane ndalon shfaqjen e karakterit të tij. Regjisori iranian, Majid Majidi, filmi i të cilit filloi të gjirohet në tetor të vitit të kaluar, planifikon shfaqjen e disa pjesëve të trupit të Muhammedit a.s., por jo edhe fytyrën....
Nga një praktikante e krishterë, në myslimane me shami Tiranë, 9 shkurt - E lindur me përkatësi myslimane, e rritur me idetë krishtere, e rikthyer sërish në besimin islam. Është kjo historia e Elona Hoxhës, gruas me shami, e cila ka ndërruar disa herë besimin e saj fetar. Elona është rritur në rrugën pranë Selvisë në Tiranë. Në vitet ’90 ajo ishte një adoleshente e zakonshme.
Hera e parë kur shkeli në kishë ishte në moshën 13 vjeçare. Shkak u bë komshia, praktikante e krishterë. Predikimet e para i mori në Kishën Katolike në rrugën e Kavajës. Që nga ky moment Elona u kthye në frekuentuese...
nga Mr.Uzeir-Ibrahimi - Komentet: 0 - Shikime: 847
Dr. Salah El-Halidi Nga organizimet e fundit sionisto-krishtare mbi tokat e Egjiptit është edhe organizimi i çetave të quajtura si "Black Bloc" - Çetat e Zeza. Ky organizim sionisto-krishtarë, është një organizim i mbikëqyrur dhe i menaxhuar nga Kisha Çifute dhe e udhëhequr nga udhëheqës të lartë ushtarak të Mossad-it 1, vendndodhja e tyre është në shkretëtirën e Nagavës, dhe kjo është po e njëjta udhëheqësi që po udhëheqë me Çetat e Zeza’’. Me rastin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Dr.Muhamed...
Keni pasur rastin qe duke shikuar ndonje ligjeratë në YouTube,duke lexuar ndonjë artikull në ndonjë web-faqe,apo duke qenë në facebook t’ju shfaqen reklama të ndryshme (anash apo lartë) të pa deshirueshme apo siç njifen si”ads” që shpesh mund të jenë me permbajtje të ndaluar në islam?
Kjo në fakt ndodhë! Si t’i shpëtojmë kësaj? Per ti ndaluar keto “ads-a” ekziston një metodë shumë e thjeshtë! Ju duhet qe ta instaloni një:add-ons në browserin...
Këshilli turk për hulumtime tekniko-shkencor e ndalon publikimin dhe shitjen e librave nga arkivat, në të cilat mbështetet teoria për evolucionin, publikoi gazeta turke "Radikal"
Librat për evolucion, të cilat paraprakisht mund të gjindeshin në listën e botimeve ë popullarizuara shkencore të Këshillit, më nuk nuk do të distribuohen. Kjo do të thotë se autorët si Riçard Dokins, Stiven Xhej Guld, Riçard Levontin dhe Xhejms Votson nuk do të jenë më në listë.
Pas Çikagos, fushata "My Jihad" (Xhihadi im) filloi edhe në San San Francisko
Organizatorët e fushatës "My Jihad" në San Francisko synojnë ndryshimin e perceptimit publik të fjalës "xhihad", e cila është shtrembëruar nga disa muslimanë dhe anti-muslimanë. Aktivisti politik, 36-vjeçari Rehab Ahmed, në dhjetor të vitit të kaluar filloi fushatën në Çikago, duke e zgjeruar atë edhe në San Francisko. Rehab, i cili kryeson zyrën e Këshillit mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame Chicago,...
Zyra Federale e Rusisë për Migracionin (FMS) u ka lejuar aplikanteve për leje të punës të fotografohen me shami, nëse kjo bazohet në bindjet e tyre fetare
Dekreti i nënshkruar nga kreu i FMS, Konstantin Romondanovsky, thotë se "personat të cilët për shkak të bindjeve të tyre fetarë duhet t’i mbajnë kokat e mbuluara, do të lejohen të fotografohen me 'mbulesa kokë', por që fytyrat e tyre duhet të jenë të dukshme."
Fakulteti i drejtësisë në njërin ndër universitetet më të afirmuara amerikane "Harvard", ka vendosur në murin e hyrjes së fakultetit citatin kuranor (ajetin) 135 të kaptinës (sures) en-Nisa, duke thënë se kjo thënie është thënia më e madhe e drejtësisë në historinë botërore.
Citati në fjalë është gdhendur në murin e hyrjes kryesore të fakultetit, mur ky i cili është i veçuar për thëniet më të rëndësishme, të cilat janë thënë për drejtësinë përgjatë kohërave.
Institucionet bankare të SHBA-ve janë vënë në shënjestër të sulmeve të shpeshta kibernetike, sipas gjasave të organizuar nga hacker te rinj muslimanë, njofton gazeta amerikane "The New York Times ".
Identiteti i hakerëve, të cilët kryejnë sulme ndaj sistemeve kompjuterike të bankave amerikane nuk bëhet publik zyrtarisht. Megjithatë dihet se specialistët e klasit të lartë përdorin armët më të fundit kibernetike.
Futbollisti, për të cilin kohëve të fundit shkruajnë mediat angleze, është Demba Ba, musliman me origjinë nga Senegali.
Demba Ba në debutimin e tij për Chelsean, pas kalimit nga Newcastley, shënoi dy gola.
Ai, besimin e tij kurrë nuk e ka fshehur. Bile në shumë raste, gjithë botës i ka treguar se është musliman. Shumë herë, pas shënimit të golit, bënte sexhxhde, në shenjë falënderimi. Derisa e ishte në Newcastley, namazin e falte bashkë me muslimanin tjetër, Papiss Cisse.
Për herë të dytë brenda dy javësh sulmohet xhamia e Pejgamberit Davud a.s.
Fondacioni Al Aksa dhe Instituti për trashëgiminë kulturore të Palestinës, kanë bërë të ditur se një grup izraelitësh kanë sulmuar xhaminë e Pejgamberit Davud a.s., e cila gjendet në mëhallën Al Ed Duxhan, në jugperëndim nga xhamia Al Aksa.
Në një deklaratë me shkrim, thuhet se nga ky sulm janë dëmtuar fasada dhe blloqet e mermerit nga të tri anët e xhamisë,...
Profesori hebre (çifut) pranon se të gjithë profetët ishin muslimanë
"Gjithë historia është një histori Islame, që nga Ademi (njeriu i parë i njerëzimit) deri në ditet tona. Hebrenjët dhe të krishterët pretendojnë diçka tjetër dhe sikur perpiqen t'i quajnë të tyret Sulejmanin (Solomonin), Davudin (David), Musain (Moses) dhe Isain (Jesus). Ata nuk e kuptojnë faktin se të gjithë këta figura janë muslimanë.
Që nga krijimi i botes ka patur vetem një fe, ajo është feja Islame.
...Me këtë nënkuptojmë islamizimin e historisë.(islamisation of history)
nga Mr.Uzeir-Ibrahimi - Komentet: 0 - Shikime: 862
Në të vërtetë, në kryeqytetin e Federatës Ruse janë vetëm katër objekte të tilla kulti, ndërkohë që vlerësohet se në Moskë jetojnë rreth 2 milionë myslimanë. "Kjo nuk është e mjaftueshme dhe aty ku jetoj unë nuk ka asnjë xhami", thotë Aliu
Të premten e 26 tetorit, Aliut, sikur edhe dhjeta mijëra myslimanëve të tjerë, i është dashur që për sexhxhde të shtrojë fletë të gazetave në asfaltin e lagur nga shiu...
Sekretarja e partisë demokratike suedeze në rajonin Almhult, Annika Rydh, thotë se Bashkësia ndërkombëtare duhet të krijoj një rregullore të posaçme për muslimanët
“Evropa nuk mund të përballoj shtimin e muslimanëve. Kjo çështje nuk është me karakter lokal, nataliteti musliman po bëhet problem global që duhet rregulluar me ligj. Bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet për politikën e kufizuar, sipas shembullit të Kinës, “një familje një fëmijë”, shkroi Rydh në blogun...
Parlamenti i Iranit ka ndaluar fluturimin e aeroplanëve gjatë thirrjes së ezanit. "Sipas ligjit të ri është i ndaluar fluturimi i aeroplanëve gjatë kohës së ezanit, në veçanti gjatë thirrjes për lutjen e mëngjesit", ka njoftuar zëdhënësit i Parlamentit iranian, Ali Taheri. Drejtori i agjencisë iraniane të aviacionit, Hamid Reza Pahlevani, ka thënë se aeroplanët mund të nisen gjysmë ore pas thirrjes së ezanit për lutjen e mëngjesit, në mënyrë që udhëtarët të kenë kohë ta falin namazin. Ai...
Në Mekë është hapur muzeu i cili i kushtohet jetës nga periudha e Pejgamberit Muhamed a.s.
Muzeu është pajisur me teknologjinë më të sofistikuar në mënyrë që t’i paraqesë të gjitha aspektet e jetës në Gadishullin Arabik gjatë shekullit të shtatë. Në muze mund të shihen afro 1.500 objekte, nga detajet më të vogël deri te parzmoret e luftës, madje edhe kopjet e shtëpive, derisa i gjithë koleksioni paraqet jetën nga periudha e Pejgamberit Muhamed a.s.
Edhe në vitin 2013 punët në restaurimin dhe zgjerimin e Qabesë po vazhdojnë me ritëm të lartë
Më shumë se 400 punëtorë turq të ndërtimit punojnë ditë e natë që punët të përfundojnë brenda afatit të caktuar Kompania turke e ndërtimit që punon në këtë projekt po i shemb ndërtesat rreth Qabesë, me qëllim që të zgjeroj zonën përreth Qabesë, ku besimtarët bëjnë tavafin. Punimet vazhdojnë pa ndërprerë, e pauzat e shkurtra bëhen vetëm gjatë namazeve ditore. Është...
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka kritikuar fuqishëm karikaturat për Pejgamberin Muhamed a.s., të publikuara në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, duke i konsideruar ato si nxitëse të urrejtjes dhe jotolerancës ndaj muslimanëve
Sekretari i Përgjithshëm i OKI, Ekmeleddin Ihsanoglu, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me publikimin e stripit për jetën e Pejgamberit Muhamed, a.s. Ihsanoglu tha se publikimi është në kundërshtim me normat e gazetarisë...
Pasi keqkuptimet rreth muslimanëve janë në rritje, një kompani britanike po i përdorur mediat elektronike për t’i sfiduar paragjykimet kundër muslimanëve dhe të promovojë harmoninë fetare në këtë vend evropian
Kompania mediatike britaneze ‘Media Cultured’ ka marrë iniciativë për prodhimin e një filmi me metrazh të shkurt, dhe me transmetimin e tij në internet, ajo synon luftimin e fanatizmit të padrejtë anti-islam. Drejtori i kësaj kompanie, Amjid Khazir, në një...
Gazeta javore satirike franceze "Charlie Hebdo", që njihet nga publikimi i karikaturave fyese ndaj Pejgamberit Muhamed a.s., kësaj radhe do të publikoj vizatime tjera
Nga e mërkura, gazeta franceze ‘Charlie Hebdo’ do të filloj me publikimin e stripit për jetën e Pejgamberit Muhamed a.s. Zyrtarët e kësaj gazete kanë deklaruar se stripi, që flet për Pejgamberin Muhamed, është i gatshëm dhe është "krejtësisht ligjor dhe me qëllime të mira." Gjithashtu, ata theksojnë...
Të rrezikuar nga dhuna që është përhapur kohëve të fundit në krahinën Arakan (Rakhine) në Myanmar, rreth 450 muslimanë Rohing, pas një rrugëtimi të rrezikshëm, janë strehuar në Malajzi
Policia malajziane ka deklaruar se pas pesëmbëdhjetë ditë udhëtimi të rrezikshëm një grup prej rreth 450 muslimanëve Rohing kanë arritur në Malajzi, derisa njëri prej tyre u mbyt duke u përpjekur të notoj deri në breg. Zyrtarët nuk kanë njoftuar se a do t’i lejohet këtij grupi...
Besimtarët muslimanë në Bosnjë e Hercegovinë, në prag të festës së vitit të ri, janë porositur të mos e ndjekin zakonin që fëmijëve t’ju dhurojnë dhurata, ose këtë ta bëjnë përmes baba dimrit, sepse ato janë simbole që nuk i përkasin traditës islame
“Të gjithë e dimë se baba dimri nuk është element i pranuar në traditën islame. Figura e baba dimrit lidhet direkt me traditën krishtere dhe në të vërtetë ai është vetëm një tjetër emër për një person nga kjo traditë, i njohur...
Athina është kryeqyteti i vetëm në Evropë që nuk ka një xhami ku muslimanët e këtij vendi do t’i kryenin ritet e tyre fetare
Qeveria greke po ecën përpara me planin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë. Kjo ndodh pas rritjes së presionit dhe ksenofobisë nga grupet nacionaliste, duke i bërë të pasigurta vendfaljet e muslimanëve të këtij vendi, bën të ditur BBC. Sipas BBC-së, popullsia muslimanë në Athinë është rritur dhe tani mendohet se janë 300 mijë muslimanë...
Një kompani australiane për furnizim të ujit të pijshëm, në secilën shishe të ujit, ka vendosur një letër në të cilën shkruan thënia e Pejgamberit Muhammed a.s.
”Mos e harxhoni kot ujin edhe nëse jeni në rrjedhën e lumit!”
Në fund të shkrimit, është vendosur edhe burimi i thënies, emri Pejgamberit, Muhammed a.s.
Këtë hadith, Pejgamberi, a.s., e tha kur e pa një musliman duke shpërdoruar ujin gjatë marrjes së abdesit.
Zëdhënësi i Qendrës Islame në Zvicër, njoftoi se vitin tjetër do të nis punën televizioni islam për muslimanët e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë
Kasim Ajli, zëdhënësi i Qendrës Islame në Zvicër, ka theksuar se shumica e fondeve të dhënë për televizionin islam janë siguruar, prandaj sipas të gjitha gjasave vitin tjetër pritet emitimi i programeve të para. Selia qendrore e këtij televizioni do të jetë në Bernë të Zvicrës, por që zyrat e saj do t’i ketë edhe në Vjenë...
Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen e tij dhe për shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Çështje themelore dhe esenciale për çdo besimtar është që ai të dijë se Allahu i Lartësuar e përsosi dhe e kompletoi fenë islame, tjetër fe e drejtë përveç Islamit nuk është e vërtetë dhe është e refuzuar. Allahu i Lartësuar në disa raste këtë e konfirmon...
Konvertimi i priftit ortodoks në fenë islame ka shkaktuar anulimin e festimit të ditës së Ashures, e cila vite me radhë i ka bashkuar muslimanët dhe ortodoksët në Vidin të Bullgarisë
Prifti bullgar, i cili zgjodhi Islamin për fe, dëmtoi traditën e festimit të përbashkët të ditës së Ashures mes muslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë, 200 vjet të vjetër. Atans Mihailov i cili shkoi në të njëjtën klasë me metropolitin aktual Plovdiv Nikolain në shkollën meshtarake...
Të gjithë e prisni një përgjigje për këto fjalë që po thuhen nëpër botë për një përmbysje botë a për një çudi që do të ketë për 3 ditë, net errësirë pa dritë.
Por më në fund NASA raporton lajmin e fundit dhe përgjigjen përfundimtare për sa i përket fundit të botës 21 Dhjetor 2012.
Drejtori i madh i shkencës së NASA-s ka thënë: "I gjithë rruzulli tokësor ta dijë, të gjithë njerëzit që hapin panik me njëri tjetrin për datën 21 dhjetor për një përmbysje të botës, asgjë nuk...
Kushdo që dëgjon këtë emër të xhamisë më të mëdha dhe më të bukur në Krim, do të çuditet dhe do të pyetet pse ajo e mban këtë emër
Sipas statistikave të fundit në Krim (siujdhesë ukrainase që gjendet në bregun e epërm të Detit të Zi, e cila politikisht paraqet republikën autonome të Krimit, që hynë në kuadër të Ukrainës) jetojnë rreth 500.000 tatarë-muslimanë, numri i të cilëve, para luftës, ishte edhe më i madh. Në qytetin Yevpatorij gjendet xhamia ‘Juma Jami’,...
Derisa diskutimet për mundësinë e shembjes së portikëve përreth Qabesë nga periudha osmane, në kuadër të zgjerimit të hapësirës përreth shtëpisë së shenjtë, ka kohë që janë duke vazhduar, është mësuar se mbreti saudit Abdullah ka urdhëruar që ato mos të shemben.
Është konstatuar se portikët, prishja e të cilëve filloi pak ditë më parë, janë portikë artificial, që janë vendosur 10 vjet më parë.
Aktivitetet për zgjerimin e hapësirës për tavaf, e cila rrethon...
Dje, në Tetovë është prezantuar fasada e re e Xhamisë së Larme të Qytetit
Projekti është financuar me 94.000 dollarë amerikan nga fondi ambasadorial i ambasadorit Uolers dhe 500.000 denarë mjete të Ministrisë së kulturës. Konservimi i Xhamisë së Larme ka filluar para një viti e gjysmë dhe është projekti me fond më të madh në Evropë të ndara nga fondet ambasadoriale të ambasadorëve Amerikan.
Ambasadori amerikan, Poll Uollers është shprehur i kënaqur nga përfundimi i suksesshëm...
Lil Vlora ka vendosur të largohet nga skena muzikore dhe t’i përkushtohet fesë islame.
Reperja shqiptare nga Maqedonia, e cila jeton në shtetet e jashtme, fillimisht u paraqit në skenë me një stil mjaft ndryshe, duke sfiduar në mënyrë të guximshme shumë këngëtarë të skenës sonë me tekstet e saja “disa” të drejtuara kundrejt tyre.
Por Vlora duket se ka vendosur t’i japë fund kësaj jete. Afro katër muaj më parë ajo zgjodhi një rrugë tjetër, kështu duke u shkëputur...
Falënderimi i takon Allahut Atë e adhurojmë dhe prej Tij falje e ndihmë kërkojmë, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin salallahu alejhi ve selem, familjen e tij, shokët e tij të sinqertë dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Thotë Allahu i Madhëruar: "Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse...
Shtëpia ku lindi Pejgamberi Muhammed a.s. në Mekë, e cila ndodhet në afërsi të shtëpisë së shenjtë, Qabesë, e që aktualisht shfrytëzohet si bibliotekë, tërheq vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota
Në shtëpinë dykatëshe, njëqind metra larg Qabesë, ku lindi Pejgamberi i fundit i Zotit, Muhamedi a.s., dhe ku ai, bashkë me nënën e tij Eminën, i kaloi vitet e para të jetës së tij gjendet ende djepi i drurit në të cilën Emina e vinte në gjumë të birin e tij, Muhamedin.
Turqia ka hequr ndalimin për mbajtjen e shamisë në shkollat fetare
Ky hap u kritikua ashpër nga sekularistët të cilët këtë e konsiderojnë si dëshmi e re që qeveria po zbaton programin islam Arsimi është një nga fushëbetejat kryesore në konfliktin mes konservatorëve fetarë të cilët mbështesin Partinë AK, të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, dhe kundërshtarëve sekularist që e akuzojnë qeverinë se në forma të pavërejtura po imponon vlerat islame, bën të ditur Reuters.
Qabeja e shenjtë është larë me ujë zemzemi dhe lëng trëndafili pas haxhit të këtij viti, të cilin e kanë kryer rreth katër milion muslimanë
Kamerat e agjencive të ndryshme kanë shënuar këtë ngjarje, e cila praktikohet çdo vit në muajt Muharrem dhe Shaban, sipas kalendarit hixhr, ngjarje e madhe që përcillet nga një numër i madh i të interesuarve.
Njerëzit në orët e para të mbrëmjes filluan të mblidhen para Qabes duke pritur fillimin e ceremonisë. Telefonat...
Të ushqyerit e pëllumbave në Mekë, traditë e mbetur që nga periudha e Perandorisë Osmane, vazhdon edhe në ditët e sodit
Pëllumbat, që supozohet të jenë rreth katër milionë, kanë filluar të paraqesin problem për mjedisin, dhe arsye për hapjen e shumë kundërshtimeve ligjore. Pëllumbat mekas konsiderohen mbrojtës të qytetit, të cilët e mbrojtën gjatë sulmit të ushtrisë Jemenase "ushtrisë së elefantëve". Sipas disa mendimeve, këta pëllumba janë pasardhës të atyre që...
Në rrethinën e Tetovës gjegjësisht në fsh.Sedllarcë e epërme po ndërtohet një tortë madhështore për nder të 100 vjetorit të pavarsisë së shqipërisë nga profesori i nderuar Bashkim Selmani i cili është banor i fsh.Sedllarcë.
Torta nuk është e thjeshtë, në vete përmban një kuptim shumë thelbësor që nuk e le atë të quhet thjesht një ëmbëlsirë, por asaj i jep kuptimin e bashkimit të trojeve shqipëtare.
Xhemati Gislaved ka arritur këto ditë të nënshkruajë një kontratë me komunën për blerjen e një kishe, e cila pritet të transformohet në xhami
Edhe Suedia, si të gjitha vendet tjera evropiane, nuk është kursyer nga islamofobia dhe ekstremizmi, por ligjet dhe kushtet e përgjithshme të jetesës në këtë vend skandinav janë ende të përshtatshëm për një numër të madh të muslimanëve që vijnë kryesisht nga vendet e Ballkanit. Kjo dëshmohet edhe nga martesat sipas sheriatit...
Senati i Hamburgut si e para në Gjermani, nënshkroi Traktatin e Shtetit me katër përfaqësues të komuniteteve fetare islame; tre sunite dhe njërit alevit, ku u njihet e drejta e barabartë si të atyre protestante, katolike dhe të komunitetit hebre
Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi do t’i dorëzohet parlamentit të Landit ku deri në fund të muajit duhet të përfundoj shqyrtimi. Që nga tani miratimi shikohet me një sy të prerë pozitiv.
Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar në gazetën Koha të datës 21.07.2011 që shtetasit kosovarë Qerim Ujkani, Bajram Krasniqi, Zef Prenaj dhe Adem Nimani kanë bërë një kallëzim penal kundër klerikut musliman imam Shefqet Krasniqi, për shkak të deklaratës së tij të para dy viteve kur ai ka deklaruar që Nënë Tereza e ka vendin në ferr.
Më poshtë mund ta gjeni komunikaten e plotë të Forumit të të Rinjve Muslimanë: Sipas akuzuesëve pretendohet...
Allahu e Mëshiroftë vëllaun tonë Naman Demolli i cili të Mërkuren ra Shehid në Siri. Rasti i këtij vëllau ma kujtoj ajetin e Allahut ku thotë: "Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi."
Muslimanët amerikan festojnë largimin e dy kongresmenëve të njohur për retorikën e tyre anti-islame
Islamofobët e shquar kanë humbur vendet e tyre në Kongres nga rivalët e tyre që vijnë nga radhët e demokratëve, bëjnë të ditur mediat amerikane. Në zgjedhjet e mbajtura të martën, Tammy Duckworth demokrat, veteran i luftës në Irak, ka mundur kongresmenin republikan Joe Walsh, të njohur për islamofobinë e tij në Illinois, njofton ‘Chicago Tribune’. Duckworth, i...
Stjuardesat egjiptiane të kompanisë ajrore ‘Egypt Air’ filluan ta bartin hixhabin për herë të parë që nga themelimi i kësaj kompanie në vitin 1932, njoftojnë zyrtarët e kësaj kompanie
Stjuardesat e para, të cilat punuan me mbulesën tradicionale të femrës muslimane, ishin ato të avionëve që fluturuan në drejtim të Xhides, në Arabinë Saudite.
Bartja e hixhabit është obligim për gratë muslimane, por kjo veshje tradicionale u ndalua gjatë sundimit të presidentit Hosni Mubarak...
Artisti amerikan duke përdorur hashashin publikisht
Disa shtete në Amerikë, do të vendosin për lejimin e përdorimit të Hashashit, banorëve të tyre.
Shteti i Kolorados, mund të bëhet qendra e Hashashait, në rast të miratimit të ligjit për lejimin e tij.
Tri qytete amerikane, do të mbajnë referendum për largimin e ligjit i cili ndalon Hashashin, të martën në vijim. Kjo do të jetë ``një goditje kundër luftimit të drogës`` në shtetet e bashkuara.