Temat |
---|
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 5, 6, 7 ... 9, 10, 11 |
TEKST NGA NJE GAZETAR AMERIKAN:
Ne ballkan eshte nje vend, i cili kufizohet me vetveten. Ku jetojne grate me te bukura dhe natalitetin e kane ne renje e siper. Ku te papunsuarit me teper punojne, ku ne token me pjellore jetojne me skamoret dhe te uriturit. Ku treni çdo here vonohet nga koha e caktuar. Ku te gjithe luajne fudboll, a fitojne ne vaterpoll, hemboll dhe basketboll. Ku te gjithe shpejtojne per pune, kurse asnje nuk arine me kohe. Ku koha tete oreshe e punes zgjat dymbedhjet ore. Ku shendetesia eshte falas por sherimi eshte i shtrenjte. |
Haxhia më i ri i Bosnjës dhe Hercegovinës, është tetë vjeqari Amin Hodoviç nga Lukavci.
Amini i vogël, ka deklaruar për agjensionin Anadoll, se është shumë i lumtur që ka arritur ta përmbush dëshiren e tij të madhe, shkuarjen në Haxh. Ky djalosh trim, haxhin e ka kryer në karrigen invalidore.
"kam shkuar ku të gjithë të tjerët kanë shkuar, dhe jam falur shumë. Kam shkuar në Arafat, kam shkuar dhe kam bërë tavafin. E kam gjuajtur shejtanin me shtatë gurë",... |
Autoritetet moskovite mbështesin kërkesën e "Këshillit të myftive të Rusisë", që në kryeqytet të ndërtohet një xhami, e cila mund t’i akomodojë 50.000 besimtarë
Këshilli konsideron se në Moska jetojnë rreth dy milionë muslimanë. Ata, për momentin, kanë vetëm katër hapësirë të vogël të destinuara për adhurim. Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, Myftinia dëshiron që xhamia të jetë pranë një stacioni metroje. Megjithatë, edhe pse autoritetet e qytetit nuk e...
|
Thirrësi filipinas ndihmoi më shumë se 1000 aziatikë që ta përqafojnë Islamin
Ronaldo, një punëtor filipenez në Riad, ka bindur më shumë se 1.000 aziatikë, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij që ta përqafojnë Islamin gjatë viteve të fundit, njofton e përditshmja arabe Al-Sharq.
Ronaldo, i cili punon në një restorant në Riad, tha se ai e pranoi Islamin disa vjet më parë pasi kuptoi domethënien e një ajeti kur’anor.
Ai ende e kujton...
|
Serbi Predrag Qosoviq në profilin e tij në facebook, ditën e parë të Kurban Bajramit, ka publikuar një fotografi ku shihet ai duke djegur Kuranin, njofton dnevni avaz. ”Ju marrtë Bajrami, e pas kësaj ju gjoja uroni, por ne serbët jemi mjaft për vete. Me fat Bajrami ju turq, mos pritshi tjetër”, me këtë mesazh, Predrag Qosoviq nga Beogradi ua ka “uruar” besimtarëve mysliman ditën e parë të Kurban... |
Në faqen e parë të lutrisë franceze ‘Euromillions’ hakerët kanë vendosur një ajet nga Kur’ani famëlartë që flet kundër bixhozit
Hakerët, të cilët veten e quajnë "Shpirtrat maroken" kanë vendosur mesazhin në gjuhën arabe dhe franceze.
Të gjitha lojërat e fatit janë të ndaluara për besimtarët si punë e ndyer nga shejtani, në të njëjtin ajet ku janë ndaluar edhe vera dhe gjuajtja e shigjetave për fat.
" O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi,...
|
Një numër i madh i muslimanëve, këtë javë kanë kryer obligimin tradicional të Haxhit në Arabin Saudite. Por disa kanë qarë, kur kanë parë një burrë në moshë, duke e bartur nënën e tij plak dhe invalide mbi supe, që i ndihmonte ta kryente Haxhin.
Burri me kokë të rruar, me veshjen tradicionale të Ihramit, përpiqej të depërtonte në mesin e qindra mijëra Haxhinjëve në Meke, duke e bartur nënën e tij mbi supe, e ajo me duart e ngritura lart i lutej Allahut xh.sh.
|
bartja e plakes.jpg" border="0" alt=""/>Pastaj e ka vendosur në makinë, dhe për tre kilometra tjerë me makinë e ka bartur e ajo gjithnjë bënte dua për të dhe për vendin e tij. Informatori Saudian, e ka bartur një plak Algjeriane në të tetëdhjetat e saj përgjatë 2000 metra, dhe nuk është turpëruar nga përcjellja e kamerave dhe haxhinjëve që e shiqonin atë, derisa ka arritur në vendin e udhëzimëve me hartë elektronike. Më pastaj e ka bartur me makinë ngase ajo nuk ishte në gjendje të ecte. |
Me rastin e Kurban Bajramit dhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Xhamia e Wetzikonit në Kantonin e Cyrihut në Zvicër, organizoi shpërndarjen e bakllave për kalimtarët e rastit para qendrës më të madhe tregtare në këtë qytet, Oberland Mart.
Me këtë rast, janë shpërndarë mbi 400 bakllava, lëngje dhe çokollada për fëmijë. Ky aktivitet u mbulua edhe nga gazeta zvicerane Zurcher Oberlander.
Ky ishte rasti... |
|
4 miljon Haxhinjë janë nisur si rrëke në vendin e shenjtë të Minas
Ministria e Saudisë: Rrëket e Haxhinjëve po lëvizin me lehtësi maksimale dhe nuk ka asnjë pengesë e ndales deri më tani.
Më shumë se 4 miljon Haxhinj kanë filluar qëndrimin e tyre në vendin e shenjtë Mina, ku do ta kalojn natën aty, dhe të nesërmen do të ngjiten në malin Arafat për të kryer kushtin më të madh të Haxhit.
Ministria e brendshme e Saudisë raporton se rrjedha e lëvizjeve... |
Një 47-vjeçar Musliman Boshnjak arrinë në Meke pas 3600 milje (6000km) në këmbë nga shtëpia e tij në Bosnje për ta kryer haxhin.
Senad Hadzic, Profesor i ekonomisë në Bosne është nisur në këmbë nga vendlindja e tij në dhjetor te 2011.
“Me këtë akt, unë jam duke dëshmuar se çdo gjë që bëjë është vetëm për dashurinë e madhe që e kam ndaj All-llahut te Madhëruar”, thotë Haxhiç. [youtube]
|
Pianisti dhe kompozitor turk, Fazil Say, u paraqit të enjten në gjykatën e Stambollit për shkak të fyerjeve kundër islamit në komentet që ka bërë në Twitter
Fazil Say, i cili ka luajtur me Orkestrën e Filharmonisë së New Yourk-ut dhe me Orkestrën Simfonike të Berlinit akuzohet për shkak të komenteve të tij në Twiter, ku tallej me thirrjen e myezinit për namaz.
Ai, nëpërmjet "Twitterit" pyet pse thirrja e myezinit zgjat 22 sekonda, a është arsyeja se ai duhet...
|
13.8 mijë haxhinjë kinez nga 26 provinca të ndryshme në Kinë marrin pjesë në haxhin e sivjetmë Kreu i delegacionit kinez për dhe nënkryetar i Bashkësisë Islame, Hong Changyou, ka lajmëruar për mbërritjen e sigurt të 13.8 mijë haxhinjve kinez në Mekë, të Arabisë Saudite Changyou tha se këtë vit haxhinjtë kinez janë ndarë në nëntë grupe, në nëntë hotel pranë Xhamisë së... |
Katër futbollistë muslimanë të skuadrës angleze, Newcastle United, refuzojnë ta veshin fanellën e ekipit të tyre
Kjo vjen si pasojë pasi klubi, Newcastle Junajted ka zyrtarizuar sponsorin e ri, bankën e kredive “Wonga”, që do të jetë në fanellat e skuadrës.
Bëhet fjalë për futbollistët, Demba Ba, Papis Sise, Check Tiote dhe Hatem Ben Arfa, të cilët kanë refuzuar të veshin fanellën e skuadrës me sponsorin e ri.
Futbollistët e respektojnë ligjin e... |
Protagonist i dasmës është ambasadori i Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjenë, Andreas Nothelle Nothelle është krishterë dhe është dashuruar me një vajzë muslimane nga Libia, e cila queht Salem.
Edhe ajo ishte pjesë e delegacionit të OSBE-së që qëndroi këto ditë në Tiranë për sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare që për herë të parë u zhvillua në Shqipëri.
Pas lidhjes... |
Për dy muaj, djali më I vogël I kësaj shtëpie Fitimi mbuloi me dhe njëriun që e lindi Babain e Tij Ibrahim Sulejmanin dhe gjyshin që e rriti Rufat Sulejmani. Vujtjet dhe hallet e këtij populli nuk kanë të ndalur ashtu siç nuk kanë fund as lotët e Fitimit, djalit te Ibrahim Sulejmanit, dhe anëtarit më të ri të Tifozerisë “Ballistët”. Ai është nëntëvjeçar dhe sot nuk ishte nisur për në stadiumin e qytetit ku çdo fundjavë ndjek... |
Ndihmat e xhematit të Kosovës arritën te refugjatët sirian në Turqi Më 2 tetor 2012, në Antakia të Turqisë, Kryetari i Shoqatës Humanitare "Bereqeti", që vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Fitim ef. Flugaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të BI në Prizren, Lutfi ef. Ballëk, ua dorëzuan çekun e ndihmave të mbledhura nga xhematlinjtë e Kosovës në vlerë prej 55 mijë eurove,... |
Duke e parë aktualitetin në trojet tona, ku në kohët e fundit dëgjojmë shpesh për “misionarët e të vërtetës” apo të ashtuquajturit ”Dëshmitarët e jehovës” propagandë kjo e cila po zgjerohet me të madhe, ndaj e pamë të arsyeshme ta sqarojmë të vërtetën e kësaj lëvizjeje të re. Duke mos parë asnjë lëvizje serioze nga ana e atyre që janë kompetent për këtë çështje pra hoxhallarët të cilët... |
Fëmijët në Siri janë nënshtruar ndaj një dhune të paparë, të keqtrajtimit, rrëmbimit dhe burgosjes, raporton organizata humanitare britanike, “Save the Children”. Raporti është shkruar nga dëshmitë e e fëmijëve të mbijetuar, refugjatë nga Siria, të cilët gjatë luftës që u ndez para një viti kanë përjetuar mizori të tmerrshme. Organizata i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që në mënyrë më aktive të përfshihen në... |
Në Kosovë është hapur ekspozita me temë "Shkencëtarët Myslimanë".Në Prizren ku jetojnë edhe shumica e turqve, ekspozita e çelur në avllinë e Xhamisë Bajrakllë me iniciativën e studentëve që arsimohen në turqisht, po ndiqet me interes të madh. Në... |
Përpara se interneti të shkurtonte distancën midis njerëzve në vetëm një klikim larg, fundi i një marrëdhënie pasionante nënkuptonte ndërprerjen e çdo kontakti midis partnerëve dhe secili vazhdonte jetën e tij. Por, "Facebook"... |
Një zëdhënës i qeverisë pakistaneze dënoi shpërblimin prej 100 mijë dollarësh të ofruar nga një ministër i kabinetit për kokën e regjizorit të filmit anti-islamik. Zëdhënësi Shafqat Jalil deklaroi të dielën për “BBC” se qeveria “distancohej tërësisht” nga qëndrimi i “vajtueshëm” i ministrit të Hekurudhave, Ghulam Ahmad Bilour. Filmi i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës... |
Furra e ka ndërruar emrin pas revolucionit sirian dhe ka marr një emër tjetër të veçant. Firma ``Furra e bukës së shehidëve`` në Hums ka shkruar një emër tjetër të ri `` Bukë në këmbim të leximit të fatihas``edhe pse shumica e furrave janë shkatërruar nga bombardimet e qeveris por kjo ka mbetur ende dhe ka marrë një emër tjetër të ri që e ka ndërruar pas revolucionit. Ndoshta... |
Mrekullitë në Gadishullin Arabik nuk kanë të ndalur. Në një video të postuar para dy dite na kanalin e videove në You Tube shihet qartë se si ka shpërthyer uji. Njeriu që shfaqet në këtë video është shumë I gëzuar, përderisa uji që kishte dalë nga ky burim, gati e kishte formuar një lumë të tërë. Ky burim uji, është i mirëseardhur dhe I papritur, por... |
Një grup i aktivistëve egjiptian në Kajro ka filluar një fushatë të grumbullimit të firmave nën emrin “Mesazhi më i gjatë i paqes për botën" Ky grup, i përbërë nga artistë dhe intelektualë, ka filluar një fushatë të grumbullimit të firmave nën emrin “Mesazhi më i gjatë i paqes për botën” për të protestuar filmin me përmbajtje fyese të profetit Muhammed dhe të provokimit që shkaktoj karikatura e revistës satirike... |
Mesazh deri tek kundërshtari i protestave të fundit Javës së kaluar, pamë demonstrata në vende të shumta të botës muslimane, por edhe më gjerë, kundër filmit të shëmtuar “Pafajësia e muslimanëve”, ku qëllimi kryesorë është fyerja e Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem, duke e ofenduar dhe shpifur me skena të fëlliqura. Megjithatë, gjatë demonstratave, dolën disa të ashtuquajtur “musliman”, duke... |
Me kufoma i ushqenin qentë, e më pas na i lëshonin neve
E mbijetuara e ferrit të luftës civile në Siri, shtetasja e Bosnjës dhe Hercegovinës, Maida Halvaxhija, ditë më parë mbërriti në Sarajevë. Në rrëfimin e saj ekskluziv për "Dnevni avaz", Maida foli për jetën e saj dhe dramën e popullit të Sirisë, vend në të cilin, pas përfundimit të luftës dëshiron të kthehet.
“Ushtria e lirë siriane na ka bartur me kamion transportues deri në kufirin Turk, më pas është dëgjuar një shpërthim i tmerrshëm. Granata ka rënë jo shumë larg nesh, ku mbetën të vdekur mbi 50 persona,... |
Autoritetet e qytetit të Moskës janë duket shqyrtuar kërkesën e paraqitur të "Këshillit myftinor të Rusisë" për ndërtimin e një xhamie, ku do të mund të falen 50.000 besimtarë
Këshilli konsideron se në Moska jetojnë deri në dy milionë muslimane, të cilët deri më sot posedojnë vetëm katër objekte të vogla për falje.
Aktualisht është duke u bërë renovimi i xhamisë së vjetër njëqind vjeçare, ku mund të falen deri në 10.000 besimtarë. Edhe pse autoritetet... |
Gjashtëdhjetë e pesë vjeçari Osman Seker, me një litar rreth belit, ngjyros minaren e Bademlik xhamisë në provincën Biga, në pjesën veriperëndimore të Anadollit
Seker thotë se për te është kënaqësi t’i zbukuron xhamitë dhe vendet historike
Ai flet për artin e ngjyrosjes së xhamive. Në këtë rast, bëhet fjalë për xhaminë 115 vjeçare, Bademlik xhaminë.
Krahas këshillave profesionale, Seker flet edhe për sigurinë gjatë punimeve në minare, e cila është shumë... |
Ministria e mbrojtjes së Norvegjisë u ka lejuar forcave të armatosura të këtij vendi të bartin disa pjesë të veshjes fetare, të tilla si turbani, shamia dhe kapelat hebreje bashkë me uniformën ushtarake
Zëdhënësi i ministrisë, Christian Oeverli, tha se kodi i ri veshjes duhet të sigurojë që të gjitha njësitë ushtarake ta kenë të "hapur qasjen praktike sa i përket veshjes me simbole fetare", lajmëron AP.
Femrat ushtarake, nëse dëshirojnë, mund t’i mbulojnë...
|
Oferta financiare të bazuara në vlera islame. Me këtë parim synon të thithë klientë banka Kuveyt Türk, banka e parë konforme ndaj fesë islame, që do të hapë një filiale në Gjermani.
Heqje dorë prej bizneseve financiare spekulative dhe oferta financiare të bazuara në vlera. Në kohët e krizës financiare në Evropë shumëkush është pro një ideje të tillë. Dhe ky është edhe parimi i bankës nga Stambolli Kuveyt Türk, banka e parë konforme ndaj fesë islame, e cila do të... |
Një serial komik, me në qendër një familje myslimane me origjinë nga Azia ka shkaktuar polemika dhe zemërim që në shfaqjen e serisë së parë në Britaninë e Madhe.
Britaniku Daily Mail shkruan se do të ishte e pamundur që një komedi TV që ka në qendër një lider të komunitetit mysliman do të kalonte pa komente në Britaninë e Madhe.
Dhe realisht kështu ka ndodhur, kanë qenë më shumë se 200 mesazhe në drejtim të BBC një ditë më parë, ndërsa është transmetuar edhe seria... |
Pasi ka ofruar modelin më të mirë në rang botëror lidhur me luftën kundër duhanit, Turqia po përgatit një plan më të gjerë për përmirësimin e strategjisë në këtë kontekst.
Disa ekspertë turq që po punojnë për planin e ri të luftës ndaj duhanit dhe që synon reduktimin në maksimum të vendeve ku lejohet duhanpirja, po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të pirjes së duhanit edhe në ambientet shtëpiake ku jetojnë fëmijë nën moshën 15 vjeç dhe gra shtatzëna.
Pritet që... |
Në Rusi filloi transmetimin e programeve kanali i parë publik televiziv musliman, Al-RTV Televizioni ka filluar transmetimin ditën e diel për të përkuar me ditën e parë të festë së Bajramit që shënoi fundin e muajt të agjërimit, Ramazanin. Kanalin e kontrollon Këshilli publik, i cili përfshin të gjithë përfaqësuesit e organizatave të mëdha muslimane në Rusi, ndërsa kryeredaktori Rustam Arifdzhanov është nënkryetar i Akademisë për televizion dhe radio në Euroazi. “Nga... |
Fare i ri. Dhe me shumë ngjyra: një libër mësimi për fenë islame. Ai do të futet në shkollat fillore të Renanisë Veriore-Vestfalisë. Libri synon të pëcjellë si fakte, ashtu edhe vlera islame. Po cilat vlera?
Mësim i fesë islame në një shkollë fillore në Bonn. Ajo që deri tani quhej “njohuri për fenë islame” dhe që praktikohej si model në shkolla të caktuara, do të quhet në të ardhmen “mësimi i fesë islame” dhe do të futet si lëndë e rregullt në shkollat e Landit... |
Pesëdhjetëvjeçari Ali Kilicoglu nga krahina lindore turke Elazig, i cili humbi shikimin e tij në moshën shtatë vjeçare, u bë hafiz duke dëgjuar Kura’nin nga shokët e tij
Sot, Kilicoglu mëson hafizët e rinj, duke qenë edhe muhafiz (auditorë) i 50 hafizëve. Kilicoglu shikimin e tij e humbi në fëmijëri, në vitin 1960. "Në moshën 16 vjeçare u regjistrova në kursin e mësimit të Kur'anit. Për një kohë shumë të shkurtër i kam memorizuar dy xhuze, apo 40 faqe te Kur’anit. Shumica... |
Turqia në ndihmë të myslimanëve të Arakanit
Turqia nuk hesht përballë dramës njerëzore në Burma. Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan do të shkojnë nesër në Arakan.
Masakrimi i myslimanëve të pafajshëm në krahinën Arakan ka vënë në veprim edhe Ankaranë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, bashkëshortja dhe vajza e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan do të shkojnë nesër në Arakan.
Gjakderdhja dhe lotët që rrjedhin në Burma kanë ngjallur reagimin e të gjithë myslimanëve. |
S U B H A N A L L A H Një mufti kryesor në Arabinë Saudite qau me lot kur mori nje pyetje nga Somalia: "A pranohet Agjërimi im nëqoftëse nuk kemi për të ngrëne Syfir apo Iftar"? Ja All-llah, O Mëshirues, O Mëshirëbërës, ndihmoju Muslimanëve qoftë edhe një grimcë besimi nëse ndjejnë në zemrat e tyre. |
|
Jamina, është një grua algjeriane e cila këtë vit agjëron ramazanin e saj të 111. Ajo ka 160 nipër e mbesa, shumicën e të cilëve nuk i njeh për shkak të moshës.
Jamina mban ramazan që nga mosha gjashtë vjeçare. Bashkë me agjërimin, ajo ka nisur të falë dhe namazin dhe sipas përllogaritjeve, i bie që ajo të ketë falur çerek milion namaze gjer tani.
Vitin e 111 të agjërimit të saj, Jamina e ka pritur me një ndryshim të çuditshëm në orën e saj biologjike... |
Muaji i agjërimit është një nga pesë shtyllat e fesë myslimane dhe një nga detyrimet absolute fetare. Për myslimanët gjermanë kjo do të thotë agjërim 18 orë duke hequr dorë nga ushqimi dhe pija.
Që me fillimin e zbardhjes së ditës deri në mbëmje nuk duhet ngrënë, 18 orë në ditë, gjatë gjithë muajit. Ky është realiteti i mbajtjes së Ramazanit për myslimanët që jetojnë në Gjermani, i cili filloi ditën e premte në mëngjes në orën 3.34. Muaji më i bukur i vitit, të... |
Muaji i Ramazanit në mesin e besimtarëve myslimanë, që në Shqipëri janë të shumtë, ka prekur edhe futbollistët.Një numër i madh lojtarësh në kampionatin tonë të besimit mysliman janë tepër të ndjeshëm ndaj fesë së tyre, e kësisoj agjërojnë. Megjithëse hasin vështirësi, sidomos në ditët kur kanë ndeshje, ata nuk tuten, përkundrazi. Ka edhe nga ata që kjo periudhë i bën më të fortë, sidomos ata që kanë vite që agjërojnë, si Ilion Lika,... |
Të fitosh një medalje të artë në Olimpiadë është vështirë. Befasisht, të fitosh medalje olimpike gjatë agjërimit të Ramazanit nuk është shumë vështirë. Të paktën jo për Suleiman Nyambui nga Tanzania, i cili pati fituar medaljen e argjendtë në vrapimin 5000 metra në Olimpiadën e vitit 1980, duke e agjëruar muajin e shenjtë të ramazanit.
“Kur vendos njëherë të bësh diçka, Allahu është prapa teje”, tha Nyambui, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme dhe tani është sekretar... |
Sot, myslimanët në të gjithë botën nisin muajin e Ramazanit-muajin e agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira.
Autoritetet fetare dhe ato politike në Kosovë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në vend një agjërim të lehtë, ndërsa kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respekti në shoqëri.
Ndërkohë, deklaratat zyrtare të lëshuara të enjtën në Algjeri, Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Tunizi dhe Jemen njoftuan... |
Xhamia më e madhe në Azinë Qendrore është hapur në Kazakistan.
Xhamia përfshin një sipërfaqe prej 17.500 m2, me një kupolë 51 metra si dhe tetë kupola më të vogla.
Rreth 70% e popullsisë 16 milionëshe ne vend i përket besimit Islam.
Feja islame iu paraqit Kazakistanit në shekullin e nëntë nga tregtarët Arab.
Kazakistani fitoi pavarësinë nga Rusia në fillim të viteve të 90-ta... |
"Xhamia e Taksim-it është një domosdoshmëri," ka vendosur një gjykatë e Stambollit pas ankesave kinse xhamia e re do të dëmtonte qendrën historike të qytetit në sheshin Taksim.
Projekti për ndërtimin e kësaj xhamie kishte nxitur debat në popull, megjithatë gjykata ka konstatuar se popullata e lagjes ka pësuar ndryshime të mëdha demografike gjatë viteve dhe se nevoja për xhami në atë vend është e madhe.
Njerëzit kryejnë namazet... |
Erdogan bëri me dije se kjo xhami do të jetë aq e madhe sa do të mund të shihet nga çdo kënd i qytetit të Stambollit
Kryeministri islamik konservator i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recip Tayyep Erdogan) paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin punimet për ndërtimin e një xhamie të re tejet të madhe mbi një kodër në qytetin e Stambollit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Erdogan bëri me dije se kjo xhami do të jetë aq e madhe sa do të mund të shihet... |
Integrimi i muslimanëve në Austri është një nga prioritet e Bashkësisë islame të Austrisë dhe e muslimanëve në përgjithësi. Në Austri zhvillohen shumë aktivitete multikulturore dhe multireligjioze si nga Bashkësia Islame, po ashtu edhe nga qendrat islame anekënd Austrisë. Në kuadër të këtyre veprimtarive dhe me qëllim të afrimit, njohjes dhe të bashkëjetesës midis dy religjioneve dhe pjesëtarëve të dy feve, asaj katolike dhe islame, me datën 02.06.... |
Fondamentalistët e krishterë planifikojnë t’u mësojnë fëmijëve në shkolla gjenocid
Katherine Stewart
Evangjelizmi në shkolla i Good News Club ka kohë që po shkel ndarjen e kishës nga shteti. Tani ata po justifikojnë vrasjen e pabesimtarëve.Share: Del.icio.us Digg Facebook Newsvine Reddit Technorati
Bibla ka mijëra pasazhe që mund të shërbejnë si frymëzim apo mësim-marrje. Jo të gjitha këto pasazhe janë të përshtatshme në të gjitha situatat.
Historia e Saulit dhe e Amalekitëve është një shembull për këtë rast. Nuk është... |
|